SHFMU "Elena Gjika", Prishtinë
| SHFMU "Elena Gjika" Prishtinë | |
|---|---|
| Vendndodhja | |
Prishtinë Komuna Prishtinë Kosova | |
| Të dhëna | |
| Lloji | Shkollë publike |
SHFMU "Elena Gjika", Prishtinë është institucion arsimor parafillor, shkollë fillore dhe shkollë e mesme e ulët në Prishtinë, Komuna Prishtinë, Kosovë.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Elena Gjika” ka një histori shumë të vjetër. Objekti i kësaj shkolle ka një arkitekturë austro-hungareze dhe daton të jetë ndërtuar që nga shekulli XX (përkatësisht viti 1927), që është i vetmi që nuk e ka ndërruar strukturën ndërtimore që nga ajo kohë. Shkolla fillore “Elena Gjika”, tanimë një prej objekteve më të vjetra të Prishtinës e ndoshta edhe ndër ato të Kosovës, është themeluar me vendimin e ish-Këshillit popullor të Komunës së Prishtinës nr.11600, të datës 28.05.1962.[1]
Së pari, shkolla u emërtua me emrin “Vuk Karaxhiq” në Prishtinë, rruga “Emin Duraku” nr.7, ndërsa tani, ajo mban një emër madhështor, një emër të një femre që pavarësisht se nuk është më, arrin të na bëjë krenarë dhe me sukseset e saja ka lënë gjurmë në gjithë popullin shqiptar, por edhe më gjerë, përtej shteteve evropiane; Elena Gjika.[2]
Që nga pas lufta mësimi organizohet në gjuhën shqipe dhe gjuhën turke. Gjithashtu, mësimi zhvillohet edhe për nxënësit me nevoja të veçanta.Pas rrënimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës, në vitin 1989 dhe imponimit të dhunshëm të planprogrameve arsimore me elemente diskriminuese dhe asimiluese, prindërit, arsimtarët dhe strukturat paralele arsimore, mblidhen për të organizuar mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë. Kështu, në vitin 1992, në bazë të propozimit të Këshillit të Arsimtarëve, të datës 13.02.1992, numër 22/06.04.1992 dhe në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës numër 08 më datë 20.06.1992 shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” në Prishtinë me mësim në gjuhën shqipe emërohet në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, rruga “Emin Duraku” nr.7.[3][4]
2 Prilli shënohet e festohet si Dita e Shkollës
Me 2 prill 1881 mësuesi e poeti arbëresh, si dhe prifti i njohur Leonardo de Martini, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e madh kombëtar, i dërgon Elena Gjikës një letër në vargje, nënshkruar nga treqind (vasha) shqiptare të Shkodrës, dhe një Pendë të Argjendtë , punim filigran i punuar me shumë dashuri nga mjeshtrit e njohur shkodranë. Penda dhe vargjet kishin bërë jehonë të madhe edhe në opinionin botëror.[5]
Shkrimtares së ndritur - Princeshës Dora d'Istria [5]
“Thonë se je bujare, e mirë dhe e bukur, se ke zemrën të madhe si të një gjenie:[5]
Bijë heronjsh por prap motra jonë:
“Një Pendë të Argjendtë të dërgojmë si dhuratë. Ashtë një dhuratë e vogël, vërtetë, por dëshmon se sa të donë dhe të çmon çdo shqiptar”.[5]
Elena Gjika i shkruan Leonardo de Martinos :
“ E kam marrë krejt me kohë pendën e bukur të shqiptareve të mia të shtrenjta, që unë do të doja, një ditë të mund t'i përqafoja[5]
Objekti i shkollës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" është njëri ndër objektet më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Prishtinës dhe që nuk e ka ndërruar destinimin që prej fillimit e deri më sot.[1]
Ndërtesa e shkollës fillore “Elena Gjika” gjendet në këndin që lidh rrugën “Zenel Salihu” dhe rrugën ish “Emin Duraku”, që shtrihen në kufijtë e zonës historike të qytetit të Prishtinës. Shkolla fillore “Elena Gjika” është ndërtuar në fillim të shek. XX me një stil të ndikuar nga arkitektura austro-hungareze. Është ndërtuar në mënyrë tradicionale me sistem të konstruksionit masiv. Kombinimi i hapjeve katrore dhe harkore në fasadë e bëjnë të veçantë këtë ndërtesë në këtë hapësirë urbane të qytetit. Ndërtesa ka ruajtur masën dhe volumin e saj origjinal, mirëpo me kohë ka pësuar edhe ndryshime: në fasadë është bërë zëvendësimi i dritareve të vjetra me dritare të reja prej materialit të plastikës, të cilat e kanë ruajtur formën dhe ndarjen strukturore të krahëve, si dhe është bërë riparimi i kulmit të ndërtesës. Ndërtesa i ka ende të ruajtura dekoret plastike në fasadën ballore të saj. Që nga ndërtimi e deri më sot nuk e ka ndryshuar funksionin e saj shkollor.[1]
Stafi i shkollës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkollë punojnë 77 mësimdhënës të Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët. Mësimdhënësit janë të kualifikuar, dhe të trajnuar për punën edukativo – arsimore. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është nevojë për të përmbushur standardet e etikës profesionale në mësimdhënie. Në shkollë janë funksionale aktivet profesionale të cilat funksionojnë sipas UA të AP-ve, të cilat kanë bashkëpunim të ngushtë me aktivet profesionale në kuadër të shkollave bashkëpunuese në nivel komunal.
Në shkollë janë funksionale organet si: 1.Këshilli Drejtues i Shkollës; 2.Këshilli i Prindërve (përfaqësues nga secila klasë); 3. Këshilli i Arsimtarëve; 4.Këshilli i Nxënësve; 5. Ekipi për zhvillim të shkollës; 6. Ekipi i vetëvlerësimit të shkollës; 7. Ekipi i ndërmjetësimit; 8. EPRBM – Ekipi për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes dhe Mos regjistrimit në Arsimin e obliguar; 9. Ekipi i sigurisë së shkollës; 10. Komisioni Disiplinor i Shkollës; 11. Ekipi Gjithëpërfshirës etj.
Institucioni udhëhiqet dhe menaxhohet nga drejtoresha e shkollës dhe zëvendësdrejtoresha. Shkolla ka sekretarin administrativ, pedagogen, mësuesen mbështetëse, psikologen dhe interpreten e gjuhës së shenjave.
Shkolla mirëmbahet nga personeli teknik i cili është i përbërë nga 10 punëtorë për mirëmbajtjen e mjedisit shkollor.
Udhëheqësit e Shkollës ndër vite:
- Greta Kaçinari - Drejtoreshë
- Osman Vitia – Drejtor
- Fisnik Thaqi – Ud.Drejtor
- Betim Sylejmani – Drejtor
- Zana Zeqiri – Drejtoreshë
Nxënësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkollë vijojnë mësimin 1382 nxënës nga para fillorët me dy grupe, cikli i ulët 1-5 dhe cikli i lartë 6-9, në 54 paralele dhe tri klasë të ndara me grupe para fillorë me gjithsej 58 paralele. Mësimi organizohet në dy ndërresa duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 17:45.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Objekti i shkollës fillore "Elena Gjika" (Prishtinë)
- ↑ Elena Gjika
- ↑ "HISTORIKU". SH.F.M.U "ELENA GJIKA" (në anglisht). 2017-09-22. Marrë më 2026-02-22.
- ↑ https://shfmuelenagjika.wordpress.com/historiku/
- 1 2 3 4 5 tg (2015-03-06). "Nga vajzat shkodrane, një dhuratë simbolike për Princeshën Elena Gjika (Dora d'Istria)". Gazeta Telegraf. Marrë më 2026-02-22.