SHFMU "Xhemail Kada" Pejë
| SHFMU "Xhemail Kada", Pejë | |
|---|---|
| Vendndodhja | |
Pejë, Komuna Pejë Kosova | |
| Të dhëna | |
| Lloji | Shkollë publike |
SHFMU "Xhemail Kada", Pejë është institucion arsimor parafillor, shkollë fillore dhe shkollë e mesme e ulët në Pejë, Komuna Pejë, Kosovë dhe është një ndër institucionet më të rëndësishme arsimore në qytetin e Pejës. Shkolla është themeluar për të përmbushur nevojat arsimore të një numri të madh të nxënësve dhe shquhet për traditën e saj të gjatë në ofrimin e arsimit cilësor në nivelet fillore dhe të mesme të ulëta.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla u hap në vitin në 1979 (15 dhjetor është dita e shkollës ) dhe pas pak kohe u nda nga SHFMU "Ramiz Sadiku", sepse ishte objekti i vogël dhe kishte shumë nxënës. Shkolla mban emrin e Xhemail Kadës, një figurë e njohur lokale, duke kujtuar kështu trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit të Pejës. Ajo është e njohur për angazhimin e saj në zhvillimin profesional të stafit arsimor dhe për përfshirjen aktive të prindërve dhe komunitetit lokal në jetën shkollore.
Objekti i shkollës është ndër më të mëdhenjtë në qytet dhe shërben për një komunitet të gjerë nxënësish, numri i të cilëve arrin afërsisht në 2000. Shkolla ofron një program të plotë mësimor sipas kurrikulës së arsimit parauniversitar të Kosovës, duke përfshirë lëndë të natyrës, të shoqërisë dhe të artit, si dhe aktivitete jashtëkurrikulare që synojnë zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve.
Përveç punës së rregullt mësimore, SHFMU "Xhemajl Kada" është aktive edhe në fusha të tjera të formimit qytetar dhe mjedisor. Një shembull domethënës është pjesëmarrja e shkollës në fushatën mjedisore "1 Million Trees Campaign", në kuadër të së cilës nxënësit dhe mësimdhënësit kontribuuan në mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollës, duke promovuar edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin ekologjik në mesin e të rinjve.
SHFMU "Xhemajl Kada" vazhdon të jetë një pikë referimi për arsim cilësor, përkushtim pedagogjik dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Dukagjinit.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Worker at Xhemail Kada school on the protocol for preventing and addressing school violence – Syri i Vizionit". Marrë më 2025-05-13.
- ↑ "Shkolla Xhemajl Kada - Gjirafa.biz". Shkolla Xhemajl Kada - Gjirafa.biz. Marrë më 2025-05-13.