SHF "Said Najdeni", Dibër
Shkolla Fillore "Said Najdeni" (zyrtarisht: Shkolla Fillore Komunale "Said Najdeni" - Dibër) është një shkollë fillore qendrore në qytetin e Dibrës, Bashkia e Dibrës . [1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla fillore “Said Najdeni” është një institucion arsimor publik në qytetin e Dibrës, Maqedonia e Veriut, që ofron arsim fillor. Gjuha e mësimdhënies është gjuha shqipe. Ajo mban emrin e Said Najdenit, atdhetarit dhe edukatorit të njohur, i cili në vitin 1888 themeloi shkollën e parë shqipe në këtë trevë. Shkolla zhvillon mësimin në nivelin 9-vjeçar për nxënës të moshës 6 deri në 15 vjeç, në një ambient të pajisur me mjete bashkëkohore didaktike, panele interaktive dhe qasje të plotë në internet. Pavarësisht rënies së numrit të nxënësve gjatë dekadave të fundit, ajo mbetet një qendër e rëndësishme edukimi dhe identiteti kombëtar për komunitetin shqiptar në Dibër. Misioni i saj bazohet në edukimin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin personal e shoqëror të çdo fëmije, pa dallim etnie, gjinie apo statusi social.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Листа на активни регистри". Министерство за образование и наука. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2025. Marrë më 2024-12-06.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)