SHML "Luciano Motroni" Prizren
Pamja
(Ridrejtuar nga SHMM "Luciano Motroni", Prizren)
| Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë "Luciano Motroni" Prizren | |
|---|---|
| Vendndodhja | |
Prizren, Komuna Prizren Kosova | |
| Të dhëna | |
| Lloji | Shkollë publike |
Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë "Luciano Motroni" është një institucion i arsimit profesional që ndodhet në qytetin e Prizrenit.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e mesme e lartë mjekësore "Luciano Motroni" u themelua si pjesë e gjimnazit "Gjon Buzuku". Shkolla më vonë është pavarësuar me vendim të Komunës së Prizrenit më 30 qershor 1964. Në vitin 1990 ndodhi ndarja përfundimtare etnike kur nxënësit dhe mësuesit u shpërngulën nga territori i shkollës për arsye politike. Pas Luftës së Kosovës (16 tetor 1999), shqiptarët u kthyen përsëri në shkollë. Përveç gjuhës shqipe, ligjëratat në shkollën "Luciano Motroni" zhvillohen edhe në gjuhën bosnjane dhe turke. [2] Tani shkolla mjekësore "Luciano Motroni" organizon mësimin në këto fusha:
- mjekësi (e përgjithshme)
- infermieri
- fitnes
- pediatri
- farmaci
- gjinekologji
- stomatologji [3]