SV Werder Bremen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Werder Bremen
Logo
Emri i plotë Sportverein Werder Bremen
von 1899 e. V.
Pseudonimi Die Werderaner (The River Islanders)[1]
Die Grün-Weißen (The Green-Whites)[2]
Emri i shkurtër Bremen
Themelimi 4 Shkurt 1899; 120 vite më parë (1899-02-04)[2]
Stadiumi Weserstadion[2]
(Kapaciteti: 42,100[3][4])
Presidenti Marco Bode
Drejtori sportiv Frank Baumann
Trajneri Florian Kohfeldt
Liga Bundesliga
2018–19 8ti
Uebfaqja Faqja zyrtare e klubit
Fanella e parë
Fanella e dytë
Fanella e tretë
Sezoni aktual

Sportverein Werder Bremen von 1899 e. V. (Gjermanisht: [ˈvɛɐ̯dɐ ˈbʁeːmən]) njohur zakonisht si Werder Bremen, është një klub gjerman futbolli me seli në shtetin federal të Bremen.[2] Klubi është krijuar në vitin 1899 dhe ka më shumë se 40,000 anëtarë.[2]

Werder Bremen ka qënë një shtyllë e Bundesligës, e cila është kampionati elitar i sistemit të futbollit në Gjermani. Ata e kanë fituar Bundesligën katër herë dhe DFB-Pokal (Kupa e Gjermanisë) gjashtë herë. Titulli i tyre i fundit i Bundesligës erdhi në vitin 2004, ku ata fituan edhe dopietën.[5] Suksesi i fundit i Werderit në kupë erdhi në vitin 2009. Klubi ka qënë pjesërisht i suksesshëm edhe në Evropë,[6] duke fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës 1992.[5][6] Bremen gjithashtu arriti finalen e fundit të Kupës UEFA në vitin 2009 (kompeticioni u riemërua në UEFA Liga e Evropës duke nisur nga sezoni i ardhshëm).[7][8] Në mesin e viteve 2000, Werder Bremen ishte një nga ekipet më të suksesshme në Bundesligë, por me kalimin e viteve ata ranë; klubi nuk ka luajtur në kompeticionet evropiane që nga sezoni 2010–11.

Që nga viti 1924, stadiumi i Werder Bremen është Weserstadion. Klubi ka një rivalitet me Hamburger SV, një tjetër klub në veri të Gjermanisë; ky rivalitet njihet si Nordderby (Derbi i veriut).

Historia[redakto | përpunoni burim]

1899–1932: Themelimi dhe dekadat e para[redakto | përpunoni burim]

Klubi u themelua më 4 shkurt 1899[2] si Fußballverein Werder[1] nga një grup me 16 studentë të shkollës së mesme që kishin fituar një çmim të pajisjeve sportive.[9] Studentët e morën emrin e klubit nga një fjalë gjermane për "gadishullin e lumit", e cila përshkruante fushën e lumit ku ata luajtën ndeshjet e para në futboll.

Paraardhësi i Bremenit, i njohur si SV Werder, luajti ndeshjen e parë në histori më 10 shtator 1899 kundër ASC 1898 Bremen e cila u mbyll me një fitore 1–0 si vizitor. Në vitin 1900, FV Bremen u përfaqsua në themelimin e Federatës Gjermane të Futbolli (DFB) në Leipzig. Klubi më pas shijoi pak sukses të hershëm, duke luajtur me lojtarë kompetitivë dhe duke fituar disa kampionate rajonale. FV më pas mori pjesë në ndeshjet kualifikuese për fazën play-off të kampionatit kombëtar e zhvilluar nga Norddeutscher Fussball Verband (NFV), një nga shtatë ligat rajonale madhore pas fillimit të shekullit; megjithatë, ekipi nuk përparoi dot. Ata më pas u bënë klubi i parë që i vendosi tarifë tifozëve për të parë ndeshjet si vëndas.[10]

Në prill 1914, klubi u bë një departament i Allgemeiner Bremer Turnverein 1860 dhe u njof për një kohë të shkurtër si Sportabteilung Werder des ABTV.[10] Megjithatë, kjo marrëdhënje ishte jetëshkurtër, duke bërë që klubi të vazhdonte rrugën e vetme më pak se dy muaj më vonë.[10] Pas Luftës së Parë Botërore, klubi filloi të zgjerohej edhe në disiplina të tjera, dhe më 19 janar 1920, e ndryshoi emrin duke e bërë Sportverein Werder Bremen.[10] Megjithatë, futbolli vazhdoi të ishte interesi madhor i klubit, aq shumë sa në vitin 1922, ata u bënë klubi i parë gjerman që punësuan një trajner profesionist; ai ishte hungarezi Ferenc Kónya.[11] Ekipi zhvilloi paraqitje të rregullta në raundet kualifikuese të NFV nga vitet 1920'e deri në fillim të viteve 1930', por nuk pati ndonjë sukses.

1933–1944: Epoka e Gjermanisë Naziste[redakto | përpunoni burim]

Futbolli gjerman u riorganizua nga Gjermania Naziste në vitin 1933. Pas vendosjes së Nazismit në vend, hebrenjtë ishin të ndalur që të pjesë e klubit.[12] U bë dhe një sistemi i ri i ligave me nga 16 skuadra të njohura si Gauligen, me Werderin që u bë pjesë e Gauliga Niedersachsen.[13] Ishte pikërisht këtu ku klubi arriti sukseset e para, duke fituar titujt e divizioneve në vitet 1934, 1936, dhe 1937. Pas kësaj, ata morën pjesë për herë të parë në kompeticionet play-off në nivel kombëtar.[10] Forma e Gauligen ndryshoi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në vitin 1939, Gauliga Niedersachsen u nda në dy divizione. Werderi luajti në divizionin Gauliga Niedersachsen/Nord, ku ata kapën titullin e tyre të katërt në vitin 1942. Pas dëmeve që pësoi shteti nga lufta, Gauligen u bë në mënyrë të vazhdueshme me karakter më lokal. Gauliga Niedersachsen/Nord u bë Gauliga Weser-Ems dhe Gauliga Weser-Ems/Bremen në dy vitet e rradhës. Ekipi zhvilloi vetëm dy ndeshje në sezonin 1944–45.

1945–1963: Periudha pas luftës dhe Oberliga Nord[redakto | përpunoni burim]

Grafika e rezultateve të Werder Bremen pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ashtu si çdo klub tjetër në Gjermani, Werder Bremen u shpërbë me urdhër të fuqive aleate që kishin pushtuar vendin pas luftës. Ata u rithemeluan sërisht më 10 nëntor 1945 si Turn- und Sportverein Werder 1945 Bremen.[14] Më 4 shkurt 1946, klubi ndryshoi emrin duke e bërë Sport-Club Grün-Weiß 99 Bremen.[14] Ekipi luante në divizonin Stadtliga Bremen, dhe pasi fituan një titull atje, morën pjesë në raundin e kampionatit gjerman verior, duke përparuar në çerek-finale. Ata mundën ta rifitonin emrin SV Werder më 25 mars 1946 para se të luanin sërisht në play-off.[15]

Në atë kohë, futbollistët profesionist e kishin të vëshirë të siguronin jetesën me rrogën që merrin nga ky profesion, kështu që ishte normale për ta që të gjenin punë të tjera, shpesh me mbrojtje nga klubi. Në rastin e Werderit, disa lojtarë punon në kompaninë e tabakos Brinkmann që ndodhej afër klubit, duke bërë që ata të fitonin pseudonimin Texas 11 pas një nga kompanive më të njohura të prodhimit të cigareve.[16]

Ndërmjet përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe krijimit të Bundesligës në vitin 1963, klubi vazhdoi të bënte mirë, duke u konsideruar si një nga dy klubet më të mira në veri të Gjermanisë, sëbashku me Hamburger SV.[16] Ekipi fitoi Kupën e Gjermanisë për herë të parë në vitin 1961.[16] Këto performanca ishin mjaftueshëm të mira për t'i dhënë statusin klubit si një nga antëtaret themelues të Bundesligës, e cila u fitua nga ata në sezonin e dytë pas krijimit.[16]

1964–1999: Epoka Rehhagel dhe suksesi në Evropë[redakto | përpunoni burim]

Otto Rehhagel qëndroi si trajner i Werder Bremen për 14 vite, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit.

Në sezoni 1967–68, Werder u rendit në vendin e dytë në Bundesligë.[17] Pas këtij rezultati, ekipi do të rendej në mesin e renditjes në sezonet e ardhshme. Klubi më pas bëri përpjekje për t'u ringritur, duke blerë lojtarë të talentuar për shifra të larta, duke fituar edhe pseudonimin miljonerët; megjithatë, kjo doli të ishte një dështim madhor.[17] Në sezonin 1979–80, ekipi e përfundoi kampionatin në vendin e 17të, duke rënë nga kategoria për herë të parë (dhe deri tani për herë të fundit). Për sezonin 1980–81, at luajtën në Bundesliga-Nord.[18] Megjithatë, qëndrimi i tyre në atë kategori nuk zgjati shumë, dhe pas një sezoni, Werder u rikthye në elitë. Nën drejtimin e trajnerit Otto Rehhagel, ekipi arriti disa suksesshme të rëndësishme: ata arritën vende të dyta në Bundesligë në vitet 1983, 1985 dhe 1986, kurse u shpallën kampionë në vitin 1988. Në DFB-Pokal, ekipi arriti finalet në tre vite rresht (1989, 1990 dhe 1991), duke fituar në herën e tretë.[19] Në këtë periudhë, ekipi arriti edhe sukseset e parë në Evropë, duke fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës në vitin 1992.[20]

Klubi vazhdoi periudhën e suksesshme me Rehhagel në krye, duke fituar titullin e tretë të Bundesligës në vitin 1993, dhe një vit më pas, një tjetër trofe të DFB-Pokal.[19] Në qershor 1995, Rehhagel u largua nga klubi për t'u bashkuar me rivalët e Bayern Munich. Largimi i tij u ndje menjëherë, pasi një seri trajnerësh (Aad de Mos, Dixie Dörner, Wolfgang Sidka dhe Felix Magath) e çuan ekipin në një pikë kritike. Në maj 1999, ish mbrojtësi dhe trajneri amator Thomas Schaaf mori drejtimin e ekipit dhe e shpëtoi nga rënja një kategori më poshtë si dhe e udhëhoqi drejt një suksesi në kupë dy javë më pas.[21][22]

2000–vazhdon: Rikthye në majë me dopetë dhe vitet e fundit[redakto | përpunoni burim]

Performancat e ekipit pësuan një rritje pozitive në vitet e ardhshme, duke bërë që ata të përfundonin në gjysmën e sipërme të tabelës.[23] Në vitin 2004, ekipi fitoi titullin e Bundesligës dhe të kupës, duke u bërë vetëm një nga katër ekipet gjermane që arrin dopietën në një sezon.[24] Fitimi i kampionatit i siguroi një vend në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve për sezonin 2004–05, ku ata arritën në raundin e 16-tave; ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 10–2 nga ekipi francez Olympique Lyonnais.[25] Ata u kualifikuan sërisht në Ligën e Kampioneve për sezonin 2005–06, ku ata u eliminuan sërisht në raundin e 16-tave, këtë herë nga Juventus me rregullin e golit jashtë fushe.[26] Në kampionat, ata arritën vendin e dytë, duke siguruar një vend në Ligën e Kampioneve për të tretin sezon rresht.

sezonin 2006–07, Werderi fitoi titullin "kampion i dimrit", duke qënë ekipi kryesues i fazës së parë të kampionatit para pushimeve dimërore. Megjithatë, ata e mbyllën sezonin në vendin e tretë, duke u renditur mbrapa VfB Stuttgart dhe Schalke 04. Në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Werder u rendit në vendin e tretë, duke bërë që të vazhdonte sezonin në Kupën UEFA; ata u eliminuan në gjysëm-finalen e kompeticionit nga ekipi spanjoll Espanyol.[27] Në përfundimit të sezonit, Werder humbi edhe bomberin gjerman Miroslav Klose, i cili u transferua te klubi rival Bayern Munich.[28]

Werder pati vështirësi në kampionatë gjatë sezonit 2008–09, duke mos shkuar më shumë se vendi i dhjetë; kjo gjë shënoi rezultatin më negativ të ekipin pas gati një dekade. Megjithatë, në Evropë, ekipi tregoi tjetër paraqitje; nën udhëheqjen e bomberit peruan Claudio Pizarro, i rikthyer për herë të parë që nga viti 2001, Werder arriti në finalen e Kupës UEFA, ku u përballën me klubin ukrainas Shakhtar Donetsk.[29] Në finale, pavarësisht se barazuan rezultatin përkohsisht në pjesën e parë, Werder u mposht 2–1 në kohën shtesë.[30] Në ndeshjen e fundit të sezonit 2008–09, Werder Bremen fitoi DFB-Pokal, duke mposhtur në finale Bayer Leverkusen me rezutatin 1–0 falë një goli nga mesfushori Mesut Özil.[31]

Tifozët[redakto | përpunoni burim]

Werder Bremen është një nga klubet me më shumë tifozë në Gjermani.[32] Janë gjithsej shtatë grupime ultras në Bremen: "Wanderers-Bremen", "The Infamous Youth", "Caillera", "L'Intesa Verde", "HB Crew", "Ultra Boys" dhe "UltrA-Team Bremen".[33] Që nga sezoni 1999–2000, pjesmarrja e tifozëve në ndeshjet si vendas është rritur gradualisht. Kjo rritje u ndal vetëm në sezonin 2005–06, kur stadiumi i klubit j'u nënshtrua rirregullimit. Në sezonin 1999–2000, pjesmarrja mestare në ndeshjet në shtëpi ishte 29,834 tifozë, kurse në sezonin 2003–04, kjo shifër kishte arritur në 37,666.[34] Mesatarja arriti 39,715 në sezonin 2006–07.[35]

Disa grupe të tifozëve të klubit kanë ruajtur marrëdhënje tifoz të klubeve Rot-Weiß Essen, Maccabi Haifa dhe Hapoel Katamon Jerusalem.[36]

Rivalitetet[redakto | përpunoni burim]

Werder Bremen ka një rivalitet jetë gjatë me klubin tjetër verior Hamburger SV,[37] një tjetër klub madhor verior në Gjermani.[38] Ndeshjet midis tyre njihen me titullin Nordderby. Klubi ka edhe rivalitete të tjera, në veçanti me Bayern Munich. Në vitet e fundit, klubi ka krijuar një rivalitet me Schalke 04 pasi ekipi nga Gelsenkirchen bleu disa nga lojtarët dhe antarët e stafit më të mirë të Werderit (përfshirë Aílton, Mladen Krstajić, Frank Rost, Oliver Reck (trajneri i portierëve), dhe Fabian Ernst).

Rekordet dhe statistikat[redakto | përpunoni burim]

Dieter Burdenski është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e Werder Bremenit me 581 në të gjitha kompeticionet.[39] Ai është gjithashtu edhe lojtari me më shumë ndeshje në Bundesligë, me 444.[39] Sulmuesi peruan Claudio Pizarro është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 151 gola në 301 ndeshje në katër periudha të ndryshme.[40] Rekordi më parë mbahej nga gjermani Frank Neubarth, i cili në periudhën 1982–1996 shënoi 141 gola.[41]

Fitorja më e madhe në historinë e klubit ka ardhur në një ndeshje të DFB-Pokal kundër BSC Grünhöfe në vitin 1974; në atë ndeshje, Werder Bremen fitoi 11–1 me golat që erdhën nga pesë lojtarë të ndyshëm.[42] Nga ana tjetër, fitorja më e thellë e Werder Bremen në kampionat është 8–1; Ky rezultat është arritur dy herë, fillimisht kundër Kickers Offenbach në sezonin 1983–84 dhe më pas kundër Arminia Bielefeld në sezonin 2007–08.[43] Në Evropë, klubi ka shënuar fitore rekord me diferencë tetë gola në një rast: fitorja rekord ishte 8–0 kundër Metalurh Donetsk më 3 tetor 2002.[44]

Stadiumi[redakto | përpunoni burim]

Weser-Stadion në vitin 2011.

Werder Bremen i luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin Weser-Stadion.[45] Ky stadium u hap për herë të parë në vitin 1947, dhe që nga ajo kohë ka qënë shtëpia e klubit. Që nga ndërtimi, stadiumi ka qënë disa herë edhe shtëpia e kombëtares gjermane, cila ndër vite ka luajtur disa ndeshje miqësore, por edhe dy ndeshje zyrtare. Fillimisht stadiumi u ndërtua me pistë atletike, por ajo u hoq pjesërisht në vitin 2002 kur fusha u përmbyt 2.1 metra.[46] Stadiumi i është nënshtruar rinovimit në periudhat 1963–1965, 1989, 2005 dhe 2008–2012.[47]

Më 13 qershor 2019, klubi njoftoi se kishte shitur emrin e stadiumit për dhjetë vitet e ardhshme për 30 milion € një kompanie të pasurive të patundshme e quajtur Wohninvest.[48] Stadiumi kështu do të quhet "Wohninvest Weserstadion".[48]

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Tipi Kompeticioni Tituj Sezonet
Vendor Bundesliga[5] 4 1964–65, 1987–88, 1992–93, 2003–04
2. Bundesliga 1 1980–81
DFB-Pokal 6 1960–61, 1990–91, 1993–94, 1998–99, 2003–04, 2008–09
DFB-Ligapokal 1 2006
DFL-Supercup 3 1988, 1993, 1994
Evropian Kupa UEFA e Fituesve të Kupës 1 1991–92[20]
UEFA Kupa Intertoto 1 1998

Lojtarët[redakto | përpunoni burim]

Skuadra aktuale[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 1 korrik 2019[49]
Nr. Pozicioni Lojtari
1 Flag of the Czech Republic.svg Pt Jiří Pavlenka
2 Flag of Sweden.svg Mb Felix Beijmo
4 Flag of Germany.svg Mb Robert Bauer
5 Flag of Sweden.svg Mb Ludwig Augustinsson
6 Flag of Germany.svg Mf Kevin Möhwald
7 Flag of Kosovo.svg Mf Milot Rashica
8 Flag of Japan.svg Sm Yuya Osako
9 Flag of Austria.svg Sm Martin Harnik
11 Flag of Germany.svg Sm Niclas Füllkrug
13 Flag of Serbia.svg Mb Miloš Veljković
14 Flag of Peru.svg Sm Claudio Pizarro
15 Flag of Germany.svg Mb Sebastian Langkamp
17 Flag of Turkey.svg Mf Nuri Şahin
18 Flag of Finland.svg Mb Niklas Moisander (kapiten)
19 Flag of the United States.svg Sm Josh Sargent
Nr. Pozicioni Lojtari
22 Flag of Germany.svg Mf Fin Bartels
23 Flag of the Czech Republic.svg Mb Theodor Gebre Selassie
24 Flag of Germany.svg Sm Johannes Eggestein
25 Flag of Germany.svg Sm Luc Ihorst
26 Flag of Italy.svg Mf Simon Straudi
27 Flag of Greece.svg Pt Stefanos Kapino
28 Flag of Bulgaria.svg Mf Ilia Gruev
30 Flag of the Netherlands.svg Mf Davy Klaassen
31 Flag of Germany.svg Mf David Philipp
32 Flag of Austria.svg Mb Marco Friedl
35 Flag of Germany.svg Mf Maximilian Eggestein
39 Flag of Germany.svg Sm Benjamin Goller
40 Flag of Germany.svg Pt Luca Plogmann
44 Flag of Germany.svg Mf Philipp Bargfrede

Në huazim[redakto | përpunoni burim]

Nr. Pozicioni Lojtari
34 Flag of Germany.svg Mf Jean-Manuel Mbom (te KFC Uerdingen deri më 30 qershor 2020)
36 Flag of Germany.svg Mb Thore Jacobsen (te Magdeburg deri më 30 qershor 2020)
Flag of Germany.svg Pt Michael Zetterer (te PEC Zwolle deri më 30 qershor 2020)
Flag of Germany.svg Mb Jan-Niklas Beste (te FC Emmen deri më 30 qershor 2020)
Flag of Germany.svg Mf Niklas Schmidt (te VfL Osnabrück deri më 30 qershor 2021)
Nr. Pozicioni Lojtari
Flag of Germany.svg Mb Jannes Vollert (te Hallescher FC deri më 30 qershor 2021)
Flag of Germany.svg Mf Ole Käuper (te Carl Zeiss Jena deri më 30 qershor 2020)
Flag of Austria.svg Mf Romano Schmid (te Wolfsberger AC deri më 30 qershor 2020)
Flag of Ghana.svg Sm Jonah Osabutey (te Royal Excel Mouscron deri më 30 qershor 2021)

Lojtarët e shquar[redakto | përpunoni burim]

Numrat e tërhequr[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Numrat e tërhequr në futboll.

12 – Tifozët e klubit (lojtari i 12të)

Personeli[redakto | përpunoni burim]

Stafi teknik[redakto | përpunoni burim]

Florian Kohfeldt është trajneri aktual i ekipit, duke e marrë detyrën në tetor 2017.
Pozicioni Stafi
Trajneri Florian Kohfeldt
Ndihmës trajneri Tim Borowski
Trajneri i portierëve Christian Vander
Trajneri atletik Günther Stoxreiter
Trajneri atletik Axel Dörrfuß
Trajneri i fitnesit Jens Beulke
Doktori i klubit Dr. Philip Heitmann
Fizioterapisti Holger Berger
Zëv-fizioterapisti Florian Lauerer
Trajneri i të rinëve Thomas Wolter

Stafi drejtues[redakto | përpunoni burim]

Pozicioni Stafi
Presidenti Marco Bode
Drejtori sportiv Frank Baumann
Menaxheri i skuadrës Tim Barten
Drejtori teknik Thomas Schaaf
Shefi ekzekutiv Hubertus Hess-Grunewald

SV Werder Bremen në Evropë[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: SV Werder Bremen në Evropë.
Kompeticioni N F B H Ref
UEFA Liga e Kampioneve 66 27 14 25 [50]
UEFA Liga e Evropës 99 46 24 29
UEFA Super Kupa 2 0 1 1
Kupa UEFA e Fituesve të Kupës 21 11 3 7
UEFA Kupa Intertoto 22 14 4 4

Ekipet e tjera[redakto | përpunoni burim]

Werder Bremen II[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: SV Werder Bremen II.

Ekipi rezervë i Werder Bremen luan aktualisht në Regionalliga-Nord pasi arriti jo më shumë se vendi i 18të në 3. Liga gjatë sezonit 2017–18. Ekipi i luan ndeshjet si vendas në Weserstadion Platz 11, e cila ndodhet afër fushës së ekipit të parë. Trajneri i ekipit është Sven Hübscher.

Ekipi i grave[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: SV Werder Bremen (gra).

Ekipi i grave u ngjit në Bundesligë në sezonin 2014–15.[51]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "SV Werder Bremen" (në anglisht). UEFA.com. 10 qershor 2010. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  2. ^ a b c d e f "Werder Bremen .:. Steckbrief" (në gjermanisht). Weltfussball. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  3. ^ "The Weser-Stadion". werder.de (në gjermanisht). SV Werder Breme. Marrë më 20 korrik 2016. 
  4. ^ "Die Kapazität der 18 Bundesliga-Stadien". RP Online (në gjermanisht). Düsseldorf. Marrë më 4 shtator 2015. 
  5. ^ a b c "About Werder" (në gjermanisht). Werder.de. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 17 September 2015. 
  6. ^ a b "European Competitions 1991–92" [Kompeticioni Evropian 1991–92] (në anglisht). Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  7. ^ "2008/09: Shakhtar strike gold in Istanbul" [2008/09: Shakhtar shënon ë artë në Stamboll] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  8. ^ "Revamped UEFA Cup rebranded Europa League" [Kupa UEFA e ripërtërirë emërohet Liga e Evropës] (në anglisht). ESPN FC. 26 shtator 2008. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  9. ^ "#16 Werder Bremen" (në anglisht). Forbes. 21 prill 2010. Marrë më 6 dhjetor 2010. 
  10. ^ a b c d e "Die Vereinshistorie" [Historia] (në gjermanisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  11. ^ "SV Werder Bremen – Das Wunder von der Weser" (në gjermanisht). Bild.de. Marrë më 20 korrik 2019. 
  12. ^ "Juden im deutschen Fußball und bei Werder Bremen" (në gjermanisht). Werder Bremen. 16 dhjetor 2010. Marrë më 20 korrik 2019. 
  13. ^ "Willkommen beim Deutschen Fußball-Archiv" (në gjermanisht). f-archiv.de. Marrë më 20 korrik 2019. 
  14. ^ a b "Werder Bremen" (në anglisht). Bundesliga and Beyond. Marrë më 20 korrik 2019. 
  15. ^ vgl. Hans-Joachim Wallenhorst, Harald Klingebiel: Neunzig Jahre SV „Werder“ 1899–1989. Verlag der Bremer Tageszeitungen, Bremen 1988. S. 216 f.
  16. ^ a b c d "1948-1963" (në gjermanisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  17. ^ a b "1964-1971" (në anglisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  18. ^ "1972-1980" (në anglisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  19. ^ a b "1988-1995" (në anglisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  20. ^ a b "1991/92: Bremen shine in Stadium of Light" [1991/92: Bremen ndriçon në stadiumin e dritës] (në anglisht). UEFA.com. 1 qershor 1992. Marrë më 20 korrik 2019. 
  21. ^ "1996-1999" (në anglisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  22. ^ "Bayern München 5:6 i.E. (1:1) SV Werder Bremen" (në gjermanisht). Deutscher Fussball-Bund. Marrë më 20 korrik 2019. 
  23. ^ "2000-2004" (në anglisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  24. ^ "2004: Werder Bremen stürmt zur Meisterschaft" (në gjermanisht). Ndr.de. 10 korrik 2012. Marrë më 20 korrik 2019. 
  25. ^ "Wiltord hat-trick has Lyon in seventh heaven" [Tripleta e Wiltord e dërgon Lyonin në qiell në shtatë] (në anglisht). The Guardian. 9 mars 2005. Marrë më 20 korrik 2019. 
  26. ^ "Juventus 2–1 Bremen" (në anglisht). UEFA.com. 7 mars 2006. Marrë më 20 korrik 2019. 
  27. ^ "Bremen Out to Gatecrash Spanish Fiesta in UEFA Cup Semis" [Bremen eliminohet nga fiesta spanjolle në gjysëm-finalen e Kupës UEFA] (në anglisht). DW.com. 26 prill 2006. Marrë më 20 korrik 2019. 
  28. ^ "Bayern meet the demands - Klose to leave Werder" [Bayern plotëson kushtet - Klose do të largohet nga Werder] (në anglisht). Werder Bremen. 26 qershor 2007. Marrë më 20 korrik 2019. 
  29. ^ "Werder & Shakhtar make Uefa final" [Werder & Shakhtar arrijnë në finalen e Kupës UEFA] (në anglisht). BBC Sport. 7 maj 2009. Marrë më 20 korrik 2019. 
  30. ^ "Shakhtar Donetsk claim Uefa Cup final glory over Werder Bremen" [Shakhtar merr lavdinë e finalës së Kupës UEFA ndaj Werder Bremen] (në anglisht). The Guardian. 21 maj 2009. Marrë më 11 gusht 2009. 
  31. ^ "Bayer 04 Leverkusen 0:1 (0:0) Werder Bremen" (në gjermanisht). Deutscher Fussball-Bund. 30 maj 2009. Marrë më 20 korrik 2019. 
  32. ^ "Werder Bremen - the pride of the city" [Werder Bremen - krenaria e qytetit] (në anglisht). Bremen.eu. Marrë më 20 korrik 2019. 
  33. ^ "UltrA-Team Bremen" (në gjermanisht). Nurdersvw.de. Marrë më 20 korrik 2019. 
  34. ^ "Bundesliga 2003/2004 » Zuschauer » Heimspiele" (në gjermanisht). weltfussball.de. Marrë më 20 korrik 2019. 
  35. ^ "Bundesliga 2006/2007 » Zuschauer » Heimspiele" (në gjermanisht). weltfussball.de. Marrë më 20 korrik 2019. 
  36. ^ Laura Piotrowski (27 maj 2015). "Zehn Jahre deutsch-israelische Freundschaft bei Werder Bremen" (në gjermanisht). netz-gegen-nazis.de. Marrë më 20 korrik 2019. 
  37. ^ "Bitter north German rivals to go head-to-head – yet again!" [Rivalët e hidhur verior gjerman shkojnë ball-për-ballë – sërisht] (në gjermanisht). Bild.de. 14 prill 2009. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  38. ^ "Bremen book a place in the UEFA Cup final, clinching a win against rivals Hamburg" [Bremen prenonton finalen e kupës UEFA, duke marrë një fitore kundër rivalëve Hamburgut] (në anglisht). Deutsche Welle. 7 maj 2009. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  39. ^ a b "Burdenski, Dieter" (në gjermanisht). kicker.de. Marrë më 12 shkurt 2011. 
  40. ^ "All-time Top goalscorer" [Golashënuesit më të mirë të gjitha kohërave] (në anglisht). Transfermarkt.com. Marrë më 21 korrik 2019. 
  41. ^ Arnhold, Matthias (4 qershor 2015). "Frank Neubarth - Matches and Goals in Bundesliga" [Frank Neubarth - Ndeshjet dhe golat në Bundesligë] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 17 qershor 2015. 
  42. ^ "SV Werder Bremen 11:1 BSC Grünhöfe" (në anglisht). Transfermarkt.com. Marrë më 21 korrik 2019. 
  43. ^ "Werder Bremen vs. Arminia Bielefeld 8 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 shtator 2007. Marrë më 21 korrik 2019. 
  44. ^ ""Werder" (Bremen, Germany) - "Metallurg" (Donetsk) 8:0 (3:0)" (në anglisht). Uafootball.net.ua. 3 tetor 2002. Marrë më 21 korrik 2019. 
  45. ^ "The Weser-Stadium" [Stadiumi Weser] (në gjermanisht). Werder Bremen. Marrë më 20 korrik 2019. 
  46. ^ "Historie - Weser-Stadion - Bremer Weser-Stadion GmbH". Weserstadion.de (në gjermanisht). Marrë më 10 shtator 2016. 
  47. ^ "Das Weser-Stadion". werder.de (në gjermanisht). Bremen: SV Werder Bremen GmbH & Co KG aA. Marrë më 1 maj 2017. 
  48. ^ a b "Werder Bremen sells stadium name! – Bundesliga" [Werder Bremen shet emrin e stadiumit! – Bundesliga] (në anglisht). Newsbeezer.com. 31 maj 2019. Marrë më 21 korrik 2019. 
  49. ^ "Spieler" [Ekipi] (në gjermanisht). SV Werder Bremen. Marrë më 13 gusht 2018. 
  50. ^ "SV Werder Bremen" (në anglisht). UEFA.com. 12 korrik 2010. Marrë më 7 dhjetor 2010. 
  51. ^ "Archived copy" [Kopje e arkivuar]. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2015. Marrë më 18 korrik 2015. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]