Sabina Kodra
Sabina Kodra | |
|---|---|
| Kombësia | Albania |
| Profesioni | Producer, writer |
| Njohur për | Agon |
| Bashkëshorti/ja | Robert Budina [1] |
Sabina Kodra është producente dhe regjisore shqiptare, themeluese e kompanisë prodhuese shqiptare EraFilm.[2] Ajo është e njohur për prodhimin dhe bashkëprodhimin e disa filmave dhe serialeve të njohura, duke kontribuar ndjeshëm në industrinë audiovizive shqiptare.[3]
Jeta dhe Edukim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sabina Kodra ka lindur në Shqipëri dhe u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1999 në degën e regjisurës teatrale.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2001, Kodra themeloi kompaninë shqiptare të produksionit filmik EraFilm, e cila që atëherë ka prodhuar dhe bashkëprodhuar disa filma të rëndësishëm[4]. Projekti i saj i parë i madh ishte bashkëprodhimi i vitit 2001 i filmit të gjatë Letters in the Wind, [5] i drejtuar nga Edmond Budina, i cili fitoi çmime cilësie në Itali dhe Greqi në 2003. [6]
Kodra vazhdoi të prodhojë filma që fituan njohje ndërkombëtare, përfshirë Balkan Bazaar (2011), një komedi e gjatë nga Edmond Budina, dhe Agon (2012), e drejtuar nga Robert Budina, e cila ishte zgjedhja e Shqipërisë për kategorinë e Filmit të Huaj në çmimet e Akademisë së SHBA-së në 2013[7][8].
Ajo gjithashtu prodhoi Bota (2014), një film i gjatë nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, i cili ishte kandidati i Shqipërisë për kategorinë “Filmi i Huaj” në Oscars 2015 por nuk u nominua.[9].
Regjisorët fituan Çmimin Fedeora në Karlovy Vary International Film Festival 2014 për këtë film.
Në 2015, Kodra bashkëprodhroi Burrnesha[10] ose në anglisht Sworn Virgin[11][12], e drejtuar nga Laura Bispuri.
Filmi i Kodra-s A Shelter Among the Clouds (2018)[13][14] pati premierën botërore në Tallinn Black Nights Film Festival[15].
Filmi fitoi disa çmime ndërkombëtare, përfshirë Filmin më të Mirë në La Valletta International Film Festival[16] dhe Çmimet për Aktorin dhe Aktoren më të Mirë në PriFilmFest[17] në Kosovë.
Në 2019, Kodra prodhoi filmin e shkurtër My Name Is Sonila[18], i cili pati premierën në Cracow International Film Festival dhe më pas u publikua nga Canal+.
Në 2022, mini-seriali The Square of Power[19], i shkruar dhe i drejtuar nga Robert Budina, u transmetua në TV Klan[20].
Projekti i fundit i saj producentor është Waterdrop[21][22], kandidatura zyrtare e Shqipërisë për edicionin e 97-të të Academy Awards në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar[23][24].
Avokimi dhe Iniciativat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 2018, Kodra themeloi shoqatën Albanian Women in Audiovisual (AWA) [25], e cila synon të fuqizojë gratë në industrinë audiovizive shqiptare. Shoqata arriti të avokojë për një projektligj kundër seksizmit në media[26], i cili u miratua nga Parlamenti Shqiptar në 2023.
- ↑ "Historia e Dashurisë mes Robert Budina, Regjisor dhe Producentes Sabina Kodra (The Love Story Between Director Robert Budina and Producer Sabina Kodra)". TV Klan. 10 dhjetor 2018. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "EraFilm business profile in Albanian National Center of Cinematography website". Albanian National Center of Cinematography Official Website. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ [https://filmitalia.org/it/filmography/9/75507/ FILMITALIA : Promozione internazionale del cinema contemporaneo, - Web] Marrë më 16 janar 2025
- ↑ [https://wff.pl/en/film/40-waterdrop Warsaw Film festival | International Film entry details - Web] Marrë më 16 janar 2025
- ↑ [https://erafilm-albania.com/portfolio/letters-in-the-wind-2/ Letters in the Wind - Era Film Production] Marrë më 16 janar 2025
- ↑ [https://filmitalia.org/en/film/27511/ festivals & awards in Italy and Greece - FilmItalia] Marrë më 16 janar 2025
- ↑ "76 Countries in Competition for 2013 Foreign Language Film Oscar®". Oscars (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Chile's Gloria Joins Growing Number of Oscar Foreign Language Entries: The Full List So Far". The Wrap (në anglisht). 5 shtator 2013. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ Holdsworth, Nick (21 shtator 2015). "Oscars: Albania Nominates 'Bota' for Foreign-Language Category". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 21 shtator 2015.
- ↑ [https://www.panorama.com.al/240439/ Sworn Virgin Berlin entry without the help of Albanian movie organisation support | Newspaper - Web] Marrë më 16 janar 2025
- ↑ "Burrneshat në Berlin, filmi shqiptar konkurron për Çmimin Ariu i Artë". Ora News. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Burrnesha në Berlinale, mundësia e aktorëve shqiptarë të garojnë me aktorët më të mirë". Sot. 5 shkurt 2015. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Streha Mes Reve (Shelter amongst the clouds)". Cineuropa. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Filmi "Streha Mes Reve" ne kinema (Shelter amongst the clouds in the cinema)". shqiptarja.com. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "A Shelter Among the Clouds Premiere". Pluto Film (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Oleg and A Shelter Among the Clouds Win Valletta Film Festival". Film New Europe (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "A Shelter Among the Clouds Leads Winners at Kosovo's PriFest". Screen Daily (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "My Name Is Sonila". Krakow Film Festival. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Katrori i Pushtetit me Trajtimin e Problemeve të Shoqërisë Sonë dhe të Vlerave". Sot.com.al. 4 nëntor 2021. Marrë më 16 janar 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Katrori i Pushtetit, Seriali më i Ri në Ekranin e TV Klan". TV Klan. 8 dhjetor 2021. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Albania - Waterdrop". International Feature (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ [https://program.goteborgfilmfestival.se/en/program/waterdrop Gotenberg Film Festival | Film details - Web] Marrë më 16 janar 2025
- ↑ "Waterdrop Enters the Oscars 2025 Race". QKK (në anglisht). 17 shtator 2024. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2025. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Filmi "Pikë Uji" përfaqëson Shqipërinë në Oscar - International Feature Film". Shqiptarja.com (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "New Albania Women in Audiovisual Joins EWA Network". EWA Network (në anglisht). 26 janar 2024. Marrë më 16 janar 2025.
- ↑ "Albanian Lobbyists Work to Improve Laws on Equality, Prevention of Sexism, and Gender Representation in Albanian Media". Exit (në anglisht). 6 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2025. Marrë më 16 janar 2025.