Sabri Preveza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sheh Sabri Preveza (Prevezë, 1862 - Sarandë, 19 maj 1928) ka qenë shejh halveti[1] ose bektashi, veprimtar i çështjes kombëtare,[2] anëtar i lozhës masonike të Janinës dhe kryetar i bashkisë së Prevezës.[1] Mori pjesë ndër veprimtaritë e kohës së Lidhjes së Prizrenit.[3] Përmendet ndër letërkëmbimet e Pandeli Evangjelit, se u kish mësuar së paku 40 vetëve shqipen,[4] të cilën e mësonte në mjediset e teqes së tij,[5] që sot është një nga mikrotoponimet e Prevezës.

U përfshi në kryengritjet antiosmane të viteve 1910-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Më 1925, i ndjekur nga shovinistët grekë, ai u vendos në Sarandë, ku dhe vdiq.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Nathalie Clayer (2012) [2007]. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Përkthyer nga Arben Puto. Përpjekja. fq. 499. ISBN 9789994302536.
  2. ^ Kotini, Albert (28 maj 2013). "Kontributi i shtypit dhe i fesë islame në vitet 1920-1930: Pse ka të drejtë për nisjen e luftës ndaj fesë në Shqipëri?". Metropol. fq. 16. Marrë më 20 nëntor 2020.
  3. ^ Rexhepagiq, Jashar (2003). Dervishët dhe teqetë: në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth. Prishtinë: Fryma. fq. 166. ISBN 9951050328.
  4. ^ Myzyri, Hysni (1978). Shkollat e para kombetare shqipe: (1887-korrik 1908) (bot. 2). Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 140.
  5. ^ Sheme, Selman. Vendbanimet e Çamërisë.
  6. ^ Gecaj, Murat (12 dhjetor 2019). "Rexhep Demi (1864-1929) dhe Sabri Preveza (1862-1929), mësues e atdhetarë nga Çamëria". radiokosovaelire.com. Marrë më 20 nëntor 2020.