Kërceni tek përmbajtja

Sabrina Carpenter

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sabrina Carpenter
Një grua e re bjondinë duke buzëqeshur.
Carpenter në 2025
Lindi
Sabrina Annlynn Carpenter

11 maj 1999 (26 vjeçe)
Profesioni
  • Këngëtare
  • kantautore
  • aktore
Vite aktiviteti2011–aktualisht
Vepra të shquara
Të afërmNancy Cartwright (teze)[2]
Karriera muzikore
Zhanret
InstrumentetVokali
Labeli
Faqja në rrjetsabrinacarpenter.com

Sabrina Annlynn Carpenter (lindur më 11 maj 1999) është një këngëtare, kantautore dhe aktore amerikane. Ajo fitoi famën e parë në Disney Channel me rolin e saj kryesor në serialin Girl Meets World (2014–2017), dhe nënshkroi me Hollywood Records. Ajo lëshoi këngën e saj debutuese, "Can't Blame a Girl for Trying" në 2014, ku pasuan edhe albumet në studio Eyes Wide Open (2015), Evolution (2016), Singular: Act I (2018) dhe Singular: Act II (2019).

Carpenter u shpërngul tek labeli Island Records në 2021 dhe lëshoi albumin e saj të pestë, Emails I Can't Send (2022); albumi u mbështet nga kënga "Nonsense" (atëkohë virale në TikTok) dhe kënga "Feather" (që ka rrokur top listat). Ajo gjithashtu hapi për Taylor Swift në koncert të Turneut Eras (2023–2024). Albumi i saj i gjashtë, Short n' Sweet (2024), u bë i pari i saj që debutoi në krye të top 200-shes së revistës Billboard, prodhoi tre këngët lista rrokëse "Espresso", "Please Please Please" dhe "Taste" (të trejat depërtuan në top 100-shen e Billboardit) të cilat thyen rekorde dhe arritje të ndryshme, si dhe fitoi gjashtë nominime për Grammy, duke fituar dy.

Carpenter u shfaq nëpër filma duke përfshirë komedinë Adventures in Babysitting (2016), dramën e moshës së rritur The Hate U Give (2018), dramën rrugore The Short History of the Long Road (2019), dramën muzikore Clouds (2020), dhe filmin triller Emergency (2022). Ajo gjithashtu ka luajtur në filmat e Netflix-it Tall Girl (2019), Tall Girl 2 (2022) dhe Work It (2020), duke qenë producente e këtij të fundit. Në Broadway, ajo luajti një rol kryesor në muzikalin Mean Girls (2020).

  1. ^ Bullis, Rebecca (20 korrik 2015). "Sabrina Carpenter ready to dazzle hometown crowd at QuickChek Balloon Fest". Lehigh Valley Live (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2022. Marrë më 29 gusht 2022.
  2. ^ Parkel, Inga. "Sabrina Carpenter fans can't believe who her famous voice actor aunt is". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2024. Marrë më 11 korrik 2024.
  3. ^ Newman-Bremang, Kathleen (5 gusht 2019). "The Come-Up: Sabrina Carpenter on Ghosting, Grieving & Growing Up" (në anglisht). Refinery29. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2019. Marrë më 7 shtator 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]