Sadakaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sadakaja është term arab ( صدقة‎ ) që nënkupton dhënjen vullnetare të ndonjë pjese të pa caktuar (në sasi dhe vlerë) të pasurisë përkrah dhënjeve të obligueshme të përcaktuara në Islam siç janë zeqatit dhe zekatul fitrit. Lëmoshat e tilla mund të jipen për projekte të ndryshme, ndërsa zeqati vetëm për grupet e përcaktuara në Kur'an.

Lëmosha në Islam ka domethënje te posaçme. Ai i cili jep lëmoshë në emër të Allahu, forcon imanin (besimin) dhe karakterin e tij. Ebu Hurejre r.a. transmeton se Muhammedi (paqja qoftë mbi të) thoshte:

"Lëmosha ska zvogluar asnjë pasuri. Allahu e rritë namin e shërbtorit te tij, nëse ai jep dhe e ngritë cdonjërin që është në kënaqësinë e Allahut".[1]

Fëmijët dhe antarët e familjes kanë të drejtë se pari gjatë dhënjes se sadakasë Muhammedi (paqja qoftë mbi të) thoshte:

"Nëse ndonjëri prej jush është i vartër, atëhere fillon nga vetëvetja. Nëse ka dicka me tepër, e merr për antarët e familjes. Nëse ende mbetet dicka tepër, atëhere e i jep farefisit te tij dhe nëse prapë mbet dicka atëhere e jep ku të dojë."

Domethënja e sadakasë nuk kufizohet vetëm tek dhënja e lëmoshës. Muhammedi (paqja qoftë mbi të) thoshte:

"Cdo punë e mirë është sadaka".[2]

Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Muhammedi (paqja qoftë mbi të) thoshte:

"Cdo njeriut i është obliguar përmbushja e një sadakaje për cdo nyje te trupit te tij dhe në cdo ditë, në te cilen dielli rrëzon. Edhe zbutja mes njerëzve është një sadaka e bërë nga ai ".[3]

Nga lëmoshat më te mira llogaritet ajo e vazhdueshmja. Lëmosha e vazhdueshme do të thotë nëse njerëzit në vazhdimësi përfitojnë nga një projekt, si p.sh. ndërtimi i një shkolle, ndonjë spitali, furnizimi me ujë te pijshëm ose ndonjë ndihmë fillestar drejtë pavarsimit te njerëzve te varfër. Edhe mbështetja mujore e një jetimi te varfër llogaritet ne ketë lloj lëmoshe.

Muhammedi (paqja qoftë mbi të) thoshte:

"Nëse njeriu vdes, ndalen veprimet e tij, përvec tri: një lëmoshe e vazhdueshme, një dije e dobishme dhe fëmija i mirë, që lutet për të".[4][5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Transmeton Muslimi
  2. ^ Transmeton Buhariu
  3. ^ Transmeton Buhariu.
  4. ^ Transmetojnë Musliami dhe Tirmidhiu.
  5. ^ "Ekonomia-Islame.com". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2021. Marrë më 24 prill 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)