Sadio Mané

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sadio Mané
Sadio Mané Senegal.jpg
Mané duke luajtur për Senegalin2018 FIFA Kupën e Botës
Të dhënat personale
Emri i plotëSadio Mané[1]
Data e lindjes10 prill 1992
Vendi i lindjesSédhiou, Senegali
Gjatësia1.75 m[2]
PozicioniMesfushor anësor[3]
Informacionet për klubin
Klubi aktualLiverpool
Numri10
Karriera në rini
Génération Foot
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2011–2012Metz22(2)
2012–2014Red Bull Salzburg63(31)
2014–2016Southampton67(21)
2016–Liverpool85(40)
Ekipi kombëtar
2012Senegali U234(0)
2012–Senegali58(15)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Sadio Mané (lindi më 10 prill 1992) është futbollistë senegalezë i cili luan për klubin anglezë Liverpool dhe për kombëtaren senegaleze.

Mané filloi karrierën e tij me klubin francezë Metz, ai u transferua në Red Bull Salzburg më 2012. Pas fitores së Bundesligës Austriane dhe Kupën Austriane më 2014, ai nënshkroi për Southampton. Në vitin 2015, Mané shënoi rekord të ri në Premier League për shënimin më të shpejtë të të tri golave në 176 sekonda gjatë ndeshjes 6–1 kundër Aston Villa.[4] Ai u transferus në Liverpool më 2016 për një tarifë prej £34 milionë, duke u bërë lojtari afrikan më i shtrenjti në histori në atë kohë.[5][6]

Mané ka luajtur mbi 50 ndeshje për Senegalin që nga debutimi i tij më 2012. Ai poashtu përfaqësoi kombëtaren në 2018 FIFA Kupën e Botës.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mané filloi karrierën e tij në akademinë e futbollit Académie Génération Foot.

Mané bëri debutimin e tij profesional me Metz më 14 janar 2012, duke ardhur si zëvendësues për Kévin Diaz në minutën e 75-të kundër BastiaLigue 2.[7] Ai bëri 19 paraqitje në sezonin e tij të parë në ligë, dhe shënoi një golë solidariteti në një ndeshje 2-5 kundër GuingampStade Saint-Symphorien më 4 maj.[8]

Red Bull Salzburg[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mané (në anën e djathtë) duke luajtur për Red Bull Salzburg më 2013

Më 31 gusht 2012, Mané u zhvendos në Bundesligën Austriane duke u bashkuar me Red Bull Salzburg për një transferim të tretë më të madh që FC Metz ndonjëherë ka marrur.[9][10] Tarifa ishte besuar të jetë 4 milionë euro.[11]

Ai shënoi tri gola për klubin më 31 tetor, në një ndeshje 3-1 kundër Kalsdorf në raundin e tretë të Kupës Austriane.[12]

Më 27 tetor 2013, ai shënoi tri gola në ndeshjen 3-0 kundër Grödig.[13] Ai shënoi tri gola tjera më 7 maj 2014 pasi Salzburgu fitoi 7–0 kundër Horn në gjysmë-finalen e kupës.[14] Në fund të gushtit 2014, Mané u detyrua të transferohet jashtë klubit, duke mos ardhur në trajnim dhe në ndeshjen më të rëndësishme për Salzburgun në atë kohë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionit.[15]

Southampton[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 shtator 2014, Mané u transferua në Southampton për £11.8 milionë, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçar.[16] Ai debutoi 22 ditë më vonë në një ndeshje kundër Arsenalit, duke fituar penalti për golin e parë të Southampton.[17] Ai bëri paraqitjen e tij të parë në ligë pë klubin në një fitore 2-1 kundër Queens Park Rangers më 27 shtator, duke asistuar Ryan Bertrand për golin e parë të ndeshjes.[18] Ai shënoi golin e tij të parë për klubin në një fitore 8–0 kundër Sunderland më 18 tetor,[19] edhe pse kjo më pas u besua të jetë autogol nga Patrick van Aanholt.[20] Sidoqoftë, gola e tij e parë u bë në javën tjetër, në ndeshjen kundër Stoke City.[21]

Në dhjetor dhe janar, ai shënoi në tri ndeshje me rradhë, kundër Crystal Palace,[22] Chelsea[23]dhe Arsenal.[24] Mané shënoi dy gola tjera të ligës, kundër Queens Park Rangers më 7 shkurt 2015 dhe Crystal Palace më 3 mars.[25][26] Megjithatë, Mané nuk i'a filloi lojës kundër Liverpool më 22 shkurt, por mbeti në zëvendësim si dënim për ardhjen e tij me vonesë në stadium.[27]

Më 16 maj, gjatë ndeshjes fundit të Southampton të sezonit, Mané shënoi tri herë 2 minuta 56 sekonda në një fitore 6–1 kundër Aston Villa që të shënoj një rekord të ri Premier League për golat më të shpejta. Rekordi u mbajt që nga viti 1994 nga Robbie Fowler, i cili shënoi tri gola kundër Arsenalit në 4 minuta dhe 33 sekonda.[4] Mané përfundoi sezonin me 10 gola në 32 ndeshje.

Më 2 dhjetor 2015, atij i morri vetëm 39 sekonda për të shënuar gol kundër Liverpool në çerek-finale të Kupës së Ligës, por The Saints përfundimisht humbën me rezultat 6-1.[28]

Më 2 janar 2016, ai përsëri mbeti në zëvendësim në vend se të luaj në fillim të lojës nga menaxheri Ronald Koeman për një ndeshje kundër Norwich City kur ai erdhi me vonesë në takimin para ndeshjes.[29] Ai morri direkt një karton të kuq më 12 mars në fund të lojës kundër Stoke City pasi u përplas me Erik Pieters,[30] edhe pse kjo u shfuqizua shpejt në apel.[31][32]

Duke dështuar për të shënuar golë në ligë për mbi katër muaj, Mané shënoi dy herë në një ndeshje 3–2 kundër Liverpool më 20 mars 2016,[33] pasuar nga pesë gola në pesë ndeshjet tjera, duke përfshirë tri gola në një ndeshje 4–2 kundër Manchester City më 1 maj.[34] Ai përfundoi sezonin si top golëshënuesi i Southampton, me 15 gola në të gjitha ndeshjet.

Liverpool[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mané duke luajtur për Liverpool më 2017

Më 28 qershor 2016, Mané u bashkua me Liverpool për një tarifë prej £34 milionë duke nënshkruar një kontratë pesë vjeçare. Kjo tarifë e bëri atë lojtarin afrikan më të shtrenjtë në histori në atë kohë.[5][35] Më 14 gusht, ai bëri debutimin e tij me të Kuqit, duke shënuar golin e katërt në ndeshjen kundër Arsenalit.[36] Ai humbi ndeshjen kundër Burnley për shkak lëndimit në shpatullë që kishte, por Mané u kthye në ndeshjen kundër Burton Albion në Kupën e Ligës, ku asistoi në një fitore 5-0.[37]

Më 11 shkurt 2017, Mané shënoi dy gola brenda dy minutave kundër Tottenham Hotspur, fitorja e parë e Liverpool në ligë më 2017.[38][39] Më 20 prill 2017, Mané u emërua Lojtarë i Vitit pas shënimit të 13 golave në sezonin e parë me Liverpool.[40] Edhe pse humbi një pjesë për shkak të lëndimit, Mané u shpërblye si Lojtar i Liverpool i Sezonit më 9 maj 2017.[41]

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri, më 12 gusht 2017, Mané shënoi golin e parë për Liverpool në një ndeshje kundër Watford. Ai u emërua Lojtar i Muajit Premier League pas shënimit të golave në secilën prej tri ndeshjeve në gusht.[42] Më 9 shtator 2017, atij iu dha një kartë e kuqe e drejtë në gjysmën e parë të humbjes 5-0 ndaj Manchester City për një goditje të lartë kundër portierit Ederson Moraes,[43] duke rezultuar që të mos luaj tre ndeshje.[44]

Më 14 shkurt 2018, Mané shënoi tri gola për klubin në ndeshjen kundër Porto në raundin e 16 të UEFA Liga e Kampioneve 2017-18.[45] Duke bërë kështu, ai u bë lojtari i dytë për të shënuar një hat-trick për klubin në Evropë.[46] Më vonë, me një gol në fitoren 3-0 ndaj AFC Bournemouth më 14 prill, ai i'a tejkaloi rekordin e 43 golave të Demba Ba për t'u bërë sengalezi me gola më të larta në historinë e Premier League.[47]

Më 26 maj, gjatë finales së Ligës së Kampioneve 2018 kundër Real Madrid, Mané shënoi golin e barazimit të Liverpulit në një humbje 3-1.[48] Duke vepruar kështu, ai u bë lojtari i parë senegalez për të shënuar në finale të garës. Goli i tij ishte gjithashtu i dhjeti i tij për fushatën ku Liverpooli u bë skuadra e parë në histori që tre lojtarë të shënonin 10 gola në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa Mané arriti kulmin me shokët e tjerë Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.[49]

Më 22 nëntor 2018, Mané nënshkroi marrëveshje të re afatgjatë me të Kuqit.[50]

Më 10 mars 2019, Mané shënoi dy herë në një fitore 4-2 ndaj Burnley, e dyta prej të cilave ishte goli i tij 50-të konkurrues për Liverpulin.[51][52] Golat e tij e panë atë të bëhet vetëm lojtari i pestë i Liverpulit për të shënuar në gjashtë paraqitje në Premier League pas Michael Owen, Fernando Torres, Luis Suárez and Salah.[53] Tre ditë më vonë, ai shënoi dy herë më shumë në një fitore 3-1 ndaj Bayern Munich për të ndihmuar në avancimin e Liverpulit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Duke bërë kështu, ai u bë golashënuesi rekord i klubit në konkurrim me shtatë gola në emër të tij.[54]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mané ishte pjesë e Senegalit U23 në turneun e lojërave olimpike 2012, dhe filloi çdo ndeshje pasi ata u avanzuan nëpërmjet Grupit A në vendin e dytë pas Britanisë së Madhe para se të humbin 4-2 pas kohës shtesë në çerekfinale kundër Meksikës U23.

Në maj 2018, ai u emërua për skuadrën U23 në 2018 FIFA Kupa e Botës në Rusi.[55] Ai shënoi golë në një ndeshje kundër Japonisë në fazën e grupeve.[56]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mané është praktikues i fesë Islame dhe shpesh bën dua (lutje) para ndeshjes.[57] Ai ndoqi karrierën futbollistike edhe pse babai i'a ndalonte që ai të luante si fëmijë.[58] Ai tashme jeton në Allerton dhe është vjedhur dy herë, një herë në nëntor 2017 dhe në shkurt 2019.[59][60]


Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Updated squads for 2017/18 Premier League confirmed". Premier League. 2 shkurt 2018. Marrë më 11 shkurt 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sadio Mané: Southampton Player Profiles". Southampton F.C. Marrë më 7 March 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Premier League Player Profile Sadio Mané". Premier League. Barclays Premier League. 2015. Marrë më 12 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Southampton's Sadio Mané hits record hat-trick to rout Aston Villa". The Guardian. 16 maj 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Sadio Mane: Liverpool complete £34m signing of Southampton forward". BBC Sport. 28 qershor 2016. Marrë më 28 qershor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Eight things about the Premier League Africans". BBC News. 4 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Metz 0–1 Bastia". Soccerway. Marrë më 23 shkurt 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Metz 2–5 Guingamp". Soccerway. Marrë më 23 February 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Sadio Mané transféré au Red Bull Salzburg" [Sadio Mané u transferua në Red Bull Salzburg]. www.fcmetz.com. FC Metz. 31 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 nëntor 2014. Marrë më 2 shtator 2014. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Die Bullen im Kaufrausch". www.news.at. news.at. 31 gusht 2014. Marrë më 2 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Salzburg: Wer Geld hat, kann groß einkaufen" [Salzburg: Kush morri para, mund të shkoj në zbavitje të dyqanit]. Die Presse. 17 korrik 2014. Marrë më 2 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Kalsdorf 1–3 Salzburg". Goal.com. Marrë më 23 shkurt 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Grödig 0–3 Salzburg". Goal.com. Marrë më 23 shkurt 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Red Bulls in cup final after goal fest!". Red Bull. 7 maj 2014. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 shkurt 2015. Marrë më 23 shkurt 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Skandal um Sadio Mané vor Malmö-Spiel
  16. ^ "Southampton sign £10m forward Sadio Mane & Toby Alderweireld". BBC Sport. 2 shtator 2014. Marrë më 3 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Arsenal 1–2 Southampton". BBC Sport. 23 shtator 2014. Marrë më 23 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Southampton 2–1 Queens Park Rangers". BBC Sport. 27 shtator 2014. Marrë më 27 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Reddy, Luke (18 tetor 2014). "Southampton 8–0 Sunderland". BBC Sport. Marrë më 18 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Southampton 8 – 0 Sunderland". Premier League. 18 tetor 2014. Marrë më 24 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Canavan, Steve (25 tetor 2014). "Southampton 1–0 Stoke". BBC Sport. Marrë më 26 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Crystal Palace 1–3 Southampton". BBC Sport. 26 dhjetor 2014. Marrë më 2 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Southampton 1–1 Chelsea". BBC Sport. 28 dhjetor 2014. Marrë më 2 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Southampton 2–0 Arsenal". BBC Sport. 1 janar 2015. Marrë më 2 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "QPR 0–1 Southampton". BBC Sport. 7 shkurt 2015. Marrë më 6 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Southampton 1–0 Crystal Palace". BBC Sport. 3 mars 2015. Marrë më 6 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Southampton: Sadio Mane dropped for being late – Koeman". BBC Sport. 22 shkurt 2015. Marrë më 22 shkurt 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Southampton 1–6 Liverpool". BBC Sport. 2 dhjetor 2015. Marrë më 2 December 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Sadio Mane: Southampton midfielder dropped for being late". BBC Sport. 2 janar 2016. Marrë më 3 janar 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Sharpe, Rich (13 mars 2016). "Stoke City 1 Southampton 2: Ronald Koeman says his side will appeal against Sadio Mane's red card". Stoke Sentinel. Marrë më 13 mars 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Southampton win appeal against Sadio Mane red card". BBC Sport. 15 mars 2016. Marrë më 15 mars 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Sadio Mane's claim against red card upheld by Commission". The FA. 15 mars 2016. Marrë më 15 mars 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Henson, Mike (20 mars 2016). "Southampton 3 Liverpool 2". BBC Sport. Marrë më 2 maj 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Rich, James (1 May 2016). "Southampton's Sadio Mané in hat-trick romp against Manchester City". The Guardian. Marrë më 2 May 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Sadio Mane has medical as Liverpool agree transfer fee of £34m with Southampton". Sky Sports. 28 qershor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Ladyman, Ian (14 August 2016). "Arsenal 3–4 Liverpool: Philippe Coutinho's magical brace and Sadio Mane stunner heap misery on Arsene Wenger's men in north London thriller". Daily Mail. Marrë më 14 August 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Liverpool hit five to see of Burton in EFL Cup". LiverpoolFC.com. 23 gusht 2016. Marrë më 23 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Wilson, Paul (11 shkurt 2017). "Liverpool's Sadio Mané fires quickfire double to stun Tottenham". The Guardian. Marrë më 12 shkurt 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Wallace, Sam; Bull, JJ (12 shkurt 2017). "Liverpool 2 Tottenham 0: Sadio Mane scores twice as Reds record first league win of 2017". Daily Telegraph. Marrë më 12 shkurt 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "PFA teams of the year: Chelsea and Tottenham dominate Premier League XI". BBC Sport. 20 prill 2017. Marrë më 6 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Shaw, Chris (9 maj 2017). "Sadio Mane takes top prizes at LFC Players' Awards". Liverpool F.C. Marrë më 10 maj 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Frankland, Josh (8 shtator 2017). "Liverpool's Sadio Mane wins August's Premier League Player of the Month award". Sky Sports. Marrë më 8 September 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Ogden, Mark (9 shtator 2017). "Man City ease past Liverpool after Mane sees red for Ederson challenge". ESPN. Marrë më 9 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Sadio Mane: Liverpool lose appeal against length of ban for red card". BBC Sport. 12 shtator 2017. Marrë më 22 shtator 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ https://www.theguardian.com/football/2018/feb/14/sadio-mane-liverpool-jurgen-klopp-porto-champions-league, [[:w:Guardian:|]], 14 shkurt 2018 
  46. ^ Flemming, Scott (1 janar 2019). "Records, special nights and new stars – the story of Liverpool's 2018". Liverpool Football Club. Marrë më 1 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Mane makes Premier League history with latest Liverpool goal". Goal.com. 14 prill 2018. Marrë më 22 prill 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Avi Creditor (26 maj 2018). "LIVE: Benzema Blocks Karius Throw for Bizarre Opener, Mane Answers in UCL Final". Sports Illustrated. Time Inc. Marrë më 26 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Burton, Chris (26 May 2018). "Mane makes Champions League history for Liverpool's 'Fab Three'". Goal. Marrë më 27 May 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Sadio Mane: Senegal forward agrees new long-term Liverpool deal". BBC Sport. 22 nëntor 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Liverpool 4–2 Burnley". www.theguardian.com. Marrë më 10 mars 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Mané scores his 50th goal for Liverpool". ESPN. Marrë më 10 mars 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Taiwo, Taiye (11 mars 2019). "Sadio Mane reaches Liverpool milestone with brace against Burnley". Goal. Marrë më 11 mars 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Champions League last 16: Best of the stats in Europe". BBC Sport. 14 shkurt 2019. Marrë më 14 mars 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad – 23-man & preliminary lists & when will they be announced?". Goal. Marrë më 18 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "World Cup 2018: Japan come back twice against Senegal to draw 2–2". BBC Sport. 24 qershor 2018. Marrë më 25 qershor 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ Pearce, James (20 dhjetor 2016). "Sadio Mane: The little man with a big heart who has fuelled Liverpool's title challenge". Liverpool Echo. Marrë më 14 janar 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "VIDEO: Sadio Mané révèle que son père lui interdisait de jouer au foot" [Sadio Mané zbulon se babai i tij i'a ndalonte atij që të luante futboll]. RMC Sport News. 3 dhjetor 2017. Marrë më 30 prill 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Burglars target homes of Liverpool's Mane and Lovren". BBC News. 2 nëntor 2017. Marrë më 20 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "Sadio Mane: Liverpool forward's house burgled during Champions League match". BBC Sport. 20 shkurt 2019. Marrë më 20 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)