Salma Jayyusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Salma Khadra Jayyusi (arabisht: سلمى الخضراء الجيوسي‎;e lindur në vitin 1926[1] ose 1927[2]) është një poete palestineze, shkrimtare, përkthyese dhe antologe. Ajo është themeluese dhe drejtore e Projektit të Përkthimit nga gjuha arabe (PROTA), e cila ka për qëllim të sigurojë përkthimin e letërsisë arabegjuhën angleze.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Salma Khadra Jayyusi lindi në Safed[3] nga një baba palestinez dhe një nënë libaneze. Duke ndjekur shkollën e mesme në Jerusalem, ajo studioi letërsi arabe dhe angleze në Universitetin Amerikan të Bejrutit. Ajo u martua me një diplomat jordanez, me të cilin udhëtonte dhe me të cilin kishte tre fëmijë.[4]

Në vitin 1960, ajo e botoi koleksionin e parë të saj me poezi, Return from the Dreamy Fountain. Në vitin 1970, ajo mori doktoraturë në letërsinë arabe nga Universiteti i Londrës. Ajo dha mësim në Universitetin e Khartoumit 1970-1973 dhe në universitetet e Algjerisë dhe Kostandinit prej 1973 deri më 1975. Në vitin 1973 ajo u ftua nga Shoqata e Studimeve të Lindjes së Mesme në Amerikën e Veriut (MESA) për një vizitë leksionesh në Kanada dhe SHBA, në një bursë të financuar nga Fondacioni Ford, në vitin 1973. Në vitin 1975, Universiteti i Utah e ftoi atë të kthehej si profesore vizitore e letërsisë arabe dhe që atëherë ajo ka qenë e vendosur në universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Për të nxitur shpërndarjen më të gjerë të letërsisë dhe të kulturës arabe, Jayyusi themeloi Projektin e Përkthimit nga gjuha arabe në vitin 1980, dhe më vonë themeloi East-West Nexus.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • (ed.) Modern Arabic poetry: an anthology, 1987
  • (ed.) The Literature of modern Arabia: an anthology, Columbia University Press, 1988
  • (ed.) Anthology of Modern Palestinian Literature, Columbia University Press, 1992
  • (ed.) The Legacy of Muslim Spain, 2 vols, 1992
  • (ed.) Modern Arabic drama: an anthology, 1995
  • (tr. with Trevor LeGassick) 'The Secret life of Saeed: the Pessoptimist by Emile Habibi, 2002.
  • (ed.) Short Arabic plays: an anthology, 2003.
  • (ed.) Modern Arabic fiction: an anthology, 2004.
  • (ed.) Beyond the dunes: an anthology of modern Saudi literature, 2005
  • (ed.) Human rights in Arab thought: a reader, 2009
  • (ed.) Classical Arabic stories: an anthology, 2010.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dona S. Straley (2004). The Undergraduate's Companion to Arab Writers and Their Web Sites. Libraries Unlimited. f. 101.  978-1-59158-118-5. Marrë më 11 September 2012. 
  2. ^ Personalities: Who's Who Archived 3 March 2016[Date mismatch] at the Wayback Machine., Arab Thought Forum.
  3. ^ Mishael Caspi, Jerome David Weltsch,From Slumber to Awakening: Culture and Identity of Arab Israeli Literati, University Press of America 1998 p.42.
  4. ^ Personality of the Month: Salma Khadra Jayyusi Archived 28 October 2007[Date mismatch] at the Wayback Machine., This Week in Palestine, Issue No. 114, October 2007.