Samira Efendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Samira Azer gizi Efendiyeva (azerbajxhanisht: Samirə Azər qızı Əfəndiyeva;[1] 7 prill 1991), e njohur si Samira Efendi, është një këngëtare azere. Ajo do ta përfaqësojë AzerbajxhaninFestivalin Evropian të Këngës 2020 që do të mbahet në Roterdam, Holandë.[2]

Samira Efendi

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efendiyeva fitoi popullaritet në atdheun e saj pasi mori pjesë në garat e këndimit Yeni Ulduz (2009), Böyük Səhnə (2014) dhe The Voice of Azerbaijan (2015-2016, vendi i tretë).[1] Në vitin 2017, ajo ishte përfaqësuesja e Azerbajxhanit në konkursin ndërkombëtar të këndimit Silk Way Star, i inskenuar në Almaty, Kazakistan, duke përfunduar në vendin e tretë.[2][3] Efendiyeva përfaqësoi vendin e saj përsëri në festivalin Voice of Nur-Sultan që u mbajt në Nur-Sultan, Kazakistan në vitin 2019.

2020: Festivali Evropian i Këngës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 shkurt 2020, transmetuesi azer İTV njoftoi që Efendiyeva ishte zgjedhur nga brenda për ta përfaqësuar AzerbajxhaninFestivalin Evropian të Këngës 2020, mbajtur në Roterdam, Holandë.[2]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Solo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli Viti Albumi
"Yarımın Yarı" 2019 Non-album single
"Sən Gələndə"
"Yol Ayrıcı"
"Cleopatra" 2020

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Azərbaycanı Eurovision-2020 müsabiqəsində təmsil edəcək Samirə Əfəndi kimdir?". BBC News Azərbaycanca (në azerbajxhanisht). 28 shkurt 2020. Marrë më 28 shkurt 2020.
  2. ^ a b c "Meet Azerbaijan's Eurovision 2020 artist Samira Efendi". Eurovision.tv. 28 shkurt 2020. Marrë më 28 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dyussembekova, Zhazira (5 tetor 2017). "Qazaqstan TV starts broadcast of Silk Way Star contest". The Astana Times (në anglisht). Marrë më 28 shkurt 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parardhësi 
Chingiz
me "Truth"
Azerbajxhani në Festivalin Evropian të Këngës
2020
Pasardhësi 
-