Samsung Galaxy Note Pro 12.2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Samsung Galaxy Note Pro 12.2 u anunçua përpara CES 2014. Pajisja Android KitKat ishte njëlloj si një zëvendësues për një laptop të vërtetë fal ekranit 12.2 inç WQXGA LCD dhe me i shoqëruar me një S Pen. Në fakt Pena e këtij Galaxy Note Pro e bën diferencën midis kësaj tablete dhe Samsung Galaxy Tab 12.2 në të kundërt do ishin identik. Epra, nëqoftëse do bëhej një përballje e Samsung Galaxy Note Pro VS Samsung Galaxy Tab 12.2 çdo gjë do varej tek ndërveprimi i majës shkruese (Penës).

Pena S e hollë, e cila ende duket si një plastik i dobët, është në të vërtetë një përmirësim shumë i madh i funksionimit sesa të përdorje duart mbi atë ekran aq të madh. Gjithashtu përjetoni një eksperience më të “pastër” pasi duart tuaja nuk do njollosin ate ekrani ultra të pastër. Nga këto pesë aplikacione : Active Memo, Scarpbook, Screen write, S Finder dhe Pen windows, më e mira për tu përdorur në ekran të madh ishte Pen windows. Kjo për arsye pasi mund të hapush një numër me të vërtetë shumë të madh dritaresh dhe hardware i tabletës të punoj normalisht sikur të ishte një dritare e vetme. Pen windows na jep mundësinë të vizatojmë dhe të hapim një total prej 8 dritaresh(kur hapim dritaren e 9-të, dritarja e parë fare mbyllet) dhe lehtësisht të zgjedhim midis tyre në ekranin 12.2 inç. Kjo nuk është një teknologji Multi dritaresh, por megjithatë është shumë mirë që të lëvizësh në këto 8 dritare nërkohë që je duke egzekutuar ende aplikacione. Multi windowss rikthehet dhe suporton deri në 4 aplikacione të ndryshme në rimadhësi 2 nga dy ndarje. Duke e përsëritur, ka me të vërtetë një hapsirë shumë fantastike, dhe shumë në kontrast me Galaxy Note 3 phalbet.

Samsung Galaxy Pro vjen me versionin e fundit të sistemit të operimit të Google-it Android KitKat 4.4 me Touchwiz. Varianti i Magazine UX e shndërron këtë tablet në një stil reviste prezantuese. Të shohësh postën, kalendarin, mesazhet dhe veglat e tjera të shpërndara në mënyrë elegante në ekran të bën të ndjehesh që ke çdo gjë nën kontroll. Mund të ketë dashur 8 versione të Touchëiz për të qëlluar një saktë, por Tableti i ri i Samsung-ut më në fund të jep ndjesin e Magazine UX në Galaxy Note 12.2

Konfigurimet e proçesorit të Galaxy Note Pro 12.2 variojnë nga një rajon në një tjetër siç pritej nga pajisjet Samsung që nga lançimi i Galaxy S4 vitin e kaluar. Modeli WiFi dhe 3G përmban një çip Exynos 5 i kombinuar me proçesor 1.9 GHZ quadcore dhe 1.3 GHZ quadcore. Në thelb të modelit Note Pro 12.2 LTE është proçesori Snapdragon 800 2.3 GHz quadcore Të gjithë modelet pavarësisht variacioneve të lidhjeve, kanë 3GB RAM dhe ka 2opsione për memorie të jashtme : 32GB dhe 64GB. Kjo mund të bëhet me kartat microSD. Tableta suporton LTE bands 800/900/1800/2600 + 850/2100 gjithashtu dhe 3G HSPA + bands 21 850/900/1900/2100. Kamera e pasme është 8 megapixel me auto-fokus dhe me drit LED(Blic). Përpara ka një kamer 2 megapixel. Normalisht nuk ka aq rezolucion sa kamera mbrapa por është efektive nëqoftëse dëshironi të rregjistroni video konferenca ndërkohë që jeni në lëvizje.

Me një tablet të kësaj madhësie është e rëndësishme të përcaktohen përmasat dhe kapaciteti i baterisë i Galaxy 12.2 Përmasat e tabletës më të madhe të Samsung-ut jane : 295.6mm x 204mm x 7.95mm dhe me një peshë 750g për modelin ëiFi. Modelet 3G dhe LTE të kësaj tablete peshojnë pak më shumë deri në 753g, duke u bazuar tek specifikimet zyrtare të tabletës. Bateria sigurisht është shumë e rëndësishme me kte pamje dinamike që ka Galaxy Note 12.2. Bateria është 9,500mAh. Kjo krahasuar me Galaxy Note 10.1 8,220mAh Li-Polymer, i cili mban deri në 10 orë me përdorimin e videos dhe 9 orë duke lundruar në internet.

Samsung para-tha gjithë këto specifikime të mrekullueshme, funksionimin me Penën S të tabletës por nuk ishe gati të zbulonte çmimin e Galaxy Note 12.2 Ekrani i tij më i madh do të thotë që do të kushtojë më shumë se modeli i nxjerrë së fundmi i Samsung Galaxy Note 10.1 2014 Edition. E njëjta gjë vlen dhe për datën e nxjerrjes në treg. Edhe Galaxy Note Pro dhe Tab Pro mendohet të dalin duke filluar 3 muajt e parë të 2014. Versioni ndërkombetar, i cili përfshinte vend për kartën SIM si dhe të gjitha aftësitë e një celulari do të dal së shpejti në treg. Pas të gjithave, Samsung dëshiron që ta nxjerr tabletën e tij më përpara se tableta e anunçuar nga Apple 12.9 inç iPad Pro.