Samsung Galaxy S III

Samsung Galaxy S III i ashtuqujtun telefon i mencun asht prodhu nga Samsung-u i cili perman sistemin operativ android i cili doli n' shitje me 29 Maj 2012.
Stampa:Paref Samsung Galaxy S III përdorë sistemin operativ Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) veçohet me një ekran 4.8 inçësh, Ram Memorje prej 1 GB , kamerë prej 8MP dhe një kamerë para 1.9MP si dhe Procesor me 4 Bërthama 1.4 GHz Exynos. Samsung Galaxy S III u shpall më 3 maj 2012 bashkë me TouchWiz Nature UX.
TouchWiz Nature UX (origjinal)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]TouchWiz Nature UX u shpall më 3 maj 2012 bashkë me Samsung Galaxy S III dhe u lëshua më 29 maj 2012 bashkë me Samsung Galaxy S III.
Kamera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samsung Galaxy S III veçohet për kamerën e tij 8 Megapixel, aplikacioni i kamerës Galaxy S III ka shumë veçori, përveç fotografimit me këtë kamerë mund të kapen pamje për një kohë të caktuar 20 pamje për 10 sekonda në formatin si Panoramë dhe HDR, duhet cekur se fotot e Galaxy S III jane me të vërtetë mbresëlënse përnga cilësia.P.sh. në një ditë me diell ngjyrat e fotografisë janë tejet të pasura , poashtu edhe në mjedise me ndriqim të dobët fotografitë dalin të bukura dhe kjo arrihet përmes dritës LED që gjendet prapa Galaxy S III. Poashtu duhet të përmendet edhe një veqori sa i përket kamerës "Best Shot" ku pasi të lëshohet kamera merr disa pamje në varg të shpejt dhe pastaj lejon përdoruesin të zgjedh njërën prej tyre. Veçori tjetër sa i përket kamerës është mundësia për të kapur pamje edhe gjatë inçizimit me një shtypje të lehtë në ekran.
Procesimka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samsung Galaxy S III përmban procesor 4 Bërthamësh 1.4 GHz Exynos i cili paraqet një gjeneratë të re të procesorëve prë Samsung Electronics. Kjo linje vjen pas gjeneratës së procesorëve 2 Berthamësh të cilët aktualisht përdoren në paisje Samsung Galaxy S II dhe LG Optimus 2X. Veçori e këtyre procesorëve është se harxhojnë më pak rrymë dhe kjo kontribon në jetëgjatësinë e baterisë.
Lshumun
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Samsung Galaxy S III u lansua më 29 Maj 2012 në Bandar Utama, Malajzi. Elementet natyrore si era, uji, drita, dhe gurë kanë frymëzuar dizajnerët koreanë në krijimin e një pajisje të pastër me linja të qetë dhe një ekuilibër bukur. Samsung Galaxy S III është mjaft i zgjuar për të zbuluar fytyrën, zërin, dhe emocionet, të gjitha në të njëjtën kohë. Ai në shitje është i paraqitur në dy dizajne Kaltër Guralecë dhe Mermer i Bardhë.