Sanxhaku i Nishit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Sanxhakut të Nishit
Harta e Sanxhakut të Nishit
Baladë Kosovare
Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,
Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.
Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.

Sanxhaku i Nishit njësi administrative-teritoriale e Perandorisë Osmane me qendër në Nish, në krahinën shqiptare Toplica e plaçkitur nga Pashalluku i Beogradit[1]. Sanxhaku i Nishit së bashku për dallim nga Vilajeti i Kosovës i cili sipas mendimit të historianëve Evropian serbët e kanë "çliruar" nga sundimi turk dhe pas një gjenerate atyre i është marrë plaçka nga shqiptarët dhe NATO [2]. Me fjalë të tjera edhe nga shkencëtarët e Evropës edhe pse me një vonesë prej një gjenerate të njerzëve kanë filluar të dallohet "plaçka" nga "pasuria e patundëshme" e cila siç po shihet për serbët gjendet diku në rrethinën e Moskës.

Shqiptaret e dëbuar në Selanik
Shqiptaret e dëbuar në Selanik

Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në luftën ruso-osmane, Sërbia dhe Mali i Zi menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare. Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë Osmane nga këto troje, Serbia para syve të fuqive të mëdha dhe me bekimin e tyre kryente spastrimin etnik. Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindra e mijëra shqiptar u detyruan t'i braktisnin vatrat e tyre duke u vëndosur si muhaxher (refugjat) në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe me gjerë. Në ketë kohë para tytave të soldateskes serbo-malazeze u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptar. Kështu u spastruan etnikisht 640 vendbanime shqiptare të rrethit të Nishit, të Prokupjes, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me këto akte anticivilizuese dhe antishqiptare Serbia dhe Mali i Zi ngushtuan edhe më hapsirën kombtare shqiptare duke krijuar kështu parakushte për rrezikim të metejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. (Burimi: Historia e Popullit Shqiptar - hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë)

Dëshmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur." John Ross

"... në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit." Josip H. Kostiq; Mësues - dëshmitar i kohës.

Muhaxhirët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolonat e Shpërnguljeve te shqiptarve nga trojet e veta - dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1833-1878. Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881[3]

Shembull është vendbanimi Klaiqi ishte fshat në komunën e Lebanës të Jabllanicës (sot Serbia jugore), dikur i banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb.Fshati kufizohet me fshatrat e dikurshme shqiptare si Gërguroci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Nga ky vendbanim e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj në Karadak, mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit ,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje e fshatit Ranatoc i cili ndodhet në Malet e Karadakut komuna e Preshevës.

Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881

Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën në këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqi kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra. Se çka kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete, por vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante:"Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit." Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999. Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Wiki Libri: Letër e hapur Doris Pak-ut me kompani
  2. ^ faz: Holm Sundhaussen në artikullin: Wagnis der Unabhängigkeit
  3. ^ Ismet Azizi;Krijimi i Serbisë së Re në kurriz të shqiptarëve, Kosva Sot, e hënë 10 tetor. 2016. Prishtinë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]