Sara Sadikova

Sadíkova Sara Ğarif (1 nëntor 1906 - 7 qershor 1986) ishte një aktore këngëtare (soprano) dhe kompozitore tatare. Ajo ka marrë çmime si: Artiste e nderuar i Republikës së Tatarit (1937), Artiste e Popullit (1977) dhe Punëtore e nderuar i Kulturës i RSFSR Ruse (1984). Nga viti 1938 deri në 1948, ajo ishte soliste në Teatrin Tatar të Operës dhe Baletit Musa Cälil. Sara interpretoi role në opera dhe komedi muzikore si Saniä, Qaçqın (I arratisuri), Ğäliäbanu, Başmağım (Pantoflat e mia), İldar, si dhe në drama muzikore si On Qandır dhe Punëdhënësi.
Ajo është autore e shumë këngëve dhe komedive muzikore, përfshirë Mäxäbbät cırı (Kënga e dashurisë) (1971) dhe Kiäwlär (Dhëndurët) (1972), në bashkëpunim me R. Ğöbäydullin.
Sara Sadíkova është laureate e Çmimit Shtetëror Ğabdulla Tuqay (1990 – pas vdekjes).
Kur ajo lindi më 1 nëntor 1906 në Kazan, Perandoria Ruse, prindërit i vunë emrin Bibisara Sadíkova. Ajo përfundoi shkollën e vajzave më të njohur të kohës dhe më pas u regjistrua në një kolegj për formimin e mësuesve.
Në vitin 1921, Bibisara interpretoi rolin e saj të parë në shfaqjen muzikore bamirëse Buydaq (Beqari). Një nga mësuesit e kolegjit, kompozitori tatar Soltan Ğäbäşi, e dërgoi atë në Konservatorin e Moskës, ku ajo studioi nga viti 1922 deri në 1928.
Nga 1934 deri në 1938, ajo punoi në Studion e Operës Tatare brenda Konservatorit të Moskës.
Në vitet 1930–1934, Sara Sadíkova punoi me trupën e Teatrit Akademik Tatar. Gjatë viteve 1930, ajo interpretoi në njërën nga operat e para tatare, Eşçe (Punëtori).
Në vitin 1942, Sara filloi të kompozonte këngë, duke krijuar tangon The Expectation me tekst të A. Jerikeievit. Stilet e saj të preferuara muzikore ishin tangoja dhe fokstroti. Ajo kompozoi më shumë se 400 këngë popullore, si edhe muzikë për 30 pjesë teatrale.
Sara Sadíkova vdiq më 7 qershor 1986 dhe u varros në varrezat përkujtimore Yaña-Tatar Bistäse (Novotatarskoye).
Shih gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Salamat Sadikova