Sarda (Lidiane)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kompleksi i gjimnazit të Sardës, shekulli 2-3.

Sarda ose Sardes (Lidisht: Sfard; Greqishte e lashtë: Σάρδεις Sardeis; Persishte e lashtë: Sparda) ishte një qytet i lashtë në provincën ManisaTurqisë së sotme. Sarda ishte kryeqyteti i mbretërisë së Lidisë[1], një ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Perse, ulësja e guvernatorit të Perandorisë Romake, dhe qendra kryesore e provincës së Lidisë, në kohërat më të vonshme Romake dhe Bizantine. Si një nga shtatë kishat e Azisë, u përmend nga Gjoni, autori i Librit të Zbulesës në Biblën e Shenjtë, ku ai lë të kuptohet se popullsia ishte dukshëm e butë dhe e druajtur. Rëndësia e saj ishte falë fuqisë së saj ushtarake, së dyti falë ndodhjes në një rrugë kryesore që e lidhte me brighet e Aeganit, dhe së fundmi, udhëheqja e fushës së gjerë e pjellore të Hermusit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime më e hershme për këtë qytet ndodhet në tragjedinë greke "Persët" të Eskilit (472 PK); në Iliadë emri Hyde i ishte dhënë një qyteti të shefave Maeonian (Lidian), dhe në kohërat më të vonshme thuhej se Hyde ishte një nga emrat e vjetër të Sardës, ose emri i fortesës së saj. Sipas të gjitha gjasave, Sarda nuk ishte emri origjinal i kryeqytetit të Maeonianëve, por u bë gjatë ndryshimeve të cilat krijuan Perandorinë Lidiane të shekullit të 8 PK.

Qyteti u pushtua nga Cimerianët në shekullin e 7 PK, nga Persët në shekullin e 6 PK, nga athinasit në shekullin e 5 PK, dhe nga Antioku III në fund të shekullit 3 PK. Në periudhën e persëve, Sarda u pushtua nga Sirusi i Madh. Gjatë revoltës Jonike, athinasit e dogjën qytetin. Sarda mbeti në dominimin pers derisa iu dorëzua Aleksandrit të Madh në shekullit 334 PK.

Harta e Sardës dhe qyteteve të tjera të Perandorisë Lidiane.

Mbretëria e hershme Lidiane ishte shumë e avancuar në artet industriale, dhe Sarda ishte vendi kryesor i prodhimit. Më e rëndësishmja nga këto ishte prodhimi dhe ngjyrosja e gjërave delikate të leshit dhe e tapetëve. Rryma e Paktolit e cila shkonte përmes marketit mbante "rërë të artë", e cila në fakt ishte pluhur ari që vinte nga mali Tmolus. Gjatë regjimit të Mbretit Kroesus metalurgjistët e Sardës zbuluan sekretin e të ndarit të arit nga argjendi, në këtë mënyrë duke prodhuar metale të pastra, të cilat nuk ishin njohur më parë[2]. Ky ishte një revolucion ekonomik. Sarda filloi prodhimin e monedhave të punuara me ar dhe argjend të pastër, valutë e cila edhe do të bëhej e besuar kudo në botën e njohur. Ky revolucion e pasuroi Sardën dhe emri i Kroesusit u bë sinonim me pasurinë. Për këtë arsye, emri i Sardës hyri në histori si vendi ku valutat moderne u shpikën.

Gjatë regjimit të Perandorit Tiberius, në vitin 17, Sarda u shkatërrua nga një tërmet[3]. Qyteti u rindërtua tërësisht falë pasurisë së vet. Ishte një nga qytetet e mëdha të Azisë së Vogël deri në periudhën Bizantine.

Tregtia vazhdoi të jetë një nga burimet kryesore të pasurisë. Pasi Kostandinopoja u bë kryeqytet i Lindjes, një sistem rrugës i ndërtua për të lidhur provincat me kryeqytetin. Sarda humbi ca nga rëndësia që kishte, e megjithatë arriti të mbajë titullin dhe epërsinë që kishte, dhe vazhdoi të jetë ulësja e peshkopit metropolitan të privincës së Lidisë, formuar në vitin 295. Ishte e treta në listën e qyteteve të themës Thracesiane, pas Efesusit dhe Smirnës, të dhënë nga Constantine Porphyrogenitus në shekullin e 10të. Gjatë katër shekujve të ardhshëm, Sarda ra në hije.

Pas vitit 1071, Lugina Hermus filloi të vuajë nga pushtimet e turqve, por gjenerali Bizantin John Doukas e ripushtoi qytetin në vitin 1079. Sukseset e gjeneralit Philokales në 1118 e çliruan qarkun nga presioni turk dhe zotësia e dinastisë së Komnenëve, së bashku me rënien e Sulltanatit të Turqve seljukë, nënkuptonte se qyteti do të vazhdonte të mbeste në Perandorinë Bizantine. Kur Kostantinopoja u pushtua nga venedikasit dhe frankët në 1204, Sarda u vendos nën udhëheqjen e Perandorisë së Niceas. Bizantinët rimorën Kostandinopojën në 1261, dhe Sarda me gjithë Azinë e vogël u neglizhuan. Ky regjion ra nën kontrollin e emirëve Ghazi, luginat e Kaysterit dhe një fortesë e qytetit të sardës iu dha atyre me një traktat në 1306. Qyteti vazhdoi rënien derisa u pushtua (dhe sipas gjasave u shkatërrua) nga kryekomandanti mongol Timur, në vitin 1402.

  1. ^ Rhodes, P.J. A History of the Classical Greek World 478-323 BC. 2nd edition. Chichester: Wiley-Blackwell, 2010, p. 6.
  2. ^ A. Ramage, P. Craddock, King Croesus' Gold: Excavations at Sardis and the History of Gold Refining. Archaeological Exploration of Sardis, Arch. Expl. Sardis (2001)
  3. ^ Tacitus, The Annals 2.47