Shko te përmbajtja

Sebastiani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sebastiani
Martirizimi i Shën Sebastianit, nga Il Sodoma, rr.1525
Lindirr.255
Vdiqrr.288

Sebastiani (rr.255rr.288) ishte një shenjtor i krishterë dhe martir. Sipas besimit tradicional, ai u vra gjatë Persekutimit Dioklecianik të të krishterëve. Fillimisht ai u lidh në një shtyllë ose pemë dhe u qëllua me shigjeta, megjithatë kjo nuk e vrau. Ai, sipas traditës, u shpëtua dhe u shërua nga Irena e Romës, e cila u bë një subjekt popullor në pikturën e shekullit të 17-të. Në të gjitha versionet e historisë, menjëherë pas shërimit të tij, ai shkoi te perandori romak Dioklecian për ta paralajmëruar për mëkatet e tij, dhe si pasojë u godit me shkop për vdekje.[1][2] Ai nderohet në kishën katolike dhe ortodokse si shenjtori mbrojtës i atletikës, harkëtarisë dhe murtajave.

Regjistrimi më i vjetër i detajeve të martirizimit të Sebastianit gjendet në Kronografinë e vitit 354, e cila e përmend atë si martir, të nderuar më 20 janar. Ai përmendet gjithashtu në një predikim mbi Psalmin 118 nga peshkopi i shekullit të 4-të, Brozi i Milanos: në predikimin e tij, Brozi deklaronte se Sebastiani vinte nga Milano dhe se ai tashmë nderohej atje në atë kohë. Rrëfimi i plotë i martirizimit të tij vjen nga Passio Sancti Sebastiani, një tekst i shekullit të 5-të i shkruar nga një autor anonim, ndoshta Arnobius i Riu.

Sebastiani është një shenjtor mashkull i njohur, veçanërisht sot midis atletëve.[3][4] Në mesjetë ai konsiderohej si një shenjtor me një aftësi të veçantë për të ndërmjetësuar për mbrojtje nga murtaja, dhe përkushtimi ndaj tij rritej shumë kur murtaja ishte aktive.

  1. "How did St Sebastian become an enduring, homo-erotic icon?". The Independent (në anglisht). 10 shkurt 2008..
  2. Fr. Paolo O. Pirlo, SHMI (1997). "St. Sebastian". My First Book of Saints (në anglisht). Holy Mary Immaculate – Quality Catholic Publications. fq. 22–23. ISBN 971-91595-4-5.
  3. "About St Sebastian – Associated & Catholic Colleges of WA". www.accsport.asn.au (në anglisht). Marrë më 3 dhjetor 2017.
  4. White, Jackie. "The Patron Saint of Sports" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.