Jump to content

Seit Boshnjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Seit Boshnjaku (Shkodër, 1 gusht 1914 - Tiranë, 24 shkurt 1985)[1] ka qenë aktor i njohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

U lind në Shkodër, i ati ishte karrocier. Posa kreu shkollimin fillor u fut çirak tek një këpucar në Pazarin e Vjetër.[2] U angazhua në veprimtaritë e shoqërisë kulturore "Vllaznia". Në vitet 30 ka një aktiivtet të dendur teatror në Shkodër dhe në Tiranë me shoqëritë kulturore “Vllaznia”, "Shkëndia" etj. Fillimisht futet në teatrin e Ushtrisë dhe më pas në 1949 në Teatrit Popullor. Roli i parë qëndror, pas dy roleve të vegjël në komedinë "Prefekti" (polici) dhe "Komploti i të dënuarëve" (Kolonel Mill) që interpreton Seiti është roli i Pashait në dramën "Halili dhe Hajria", rol që pati shumë sukses, edhe pse e pati interpretuar më parë Andon Pano.

Për mëse 2 dekada nga viti 1950, Seit Boshnjaku interpretoi në mbi 50 role në skenën e Teatrit Kombëtar. Edhe pse doli në pension në vitin 1966, Seit boshnjaku interpretoi edhe më pas role, edhe për mëse një dekadë. Veçohen Prela nga “Toka jonë”, Huis “Proçesi i Lajpcigut”, Abazi “7 Shalianët” Gjeloshi “Dragoi i Dragobisë”, Luka plaku “Trimi i mirë...” , Oktavi “Qeni i kopshtarit”, Lleshi “Cuca e maleve” Doktori “Arturo Ui”, etj

  1. ^ "Seit Boshnjaku (1914–1985)". imdb.com (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Zholi, Albert (15 shtator 2014). "Seit Boshnjaku, aktori që u burgos në Shkodër, u torturua në Prishtinë dhe vezulloi në Teatrin Kombëtar". telegraf.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)