Sejfulla Malëshova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sejfulla Malëshova
Sejfulla Malëshova.jpg
Ministër i Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore
Në detyrë
23 tetor, 1944 – 21 mars, 1946
Paraprirë ngaAkile Tasi min. i Kulturës Popullore
Pasuar nga-
Ministër i Arsimit
Në detyrë
22 mars 1946 – 1 tetor 1948
Paraprirë ngaKostaq Cipo
Pasuar ngaManol Konomi
Të dhëna vetjake
U lind më2 mars 1900
Malëshovë, Perandoria Osmane
Vdiq më11 qershor 1971
Fier, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiMjek, përkthyes, letrar

Sejfulla Malëshova (Malëshovë, 2 mars 1900 - Fier, 11 qershor 1971) qe sekretar i kabinetit Noli, ndër komunistët e parë, përkthyes dhe letrar shqiptar. Malëshova përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1] Në lëmin letrar, Pipa e përshkruan "babai i letërsisë komuniste në Shqipëri".[2]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin "San Demetrio di Corona". Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Romë.

Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit.

Pas dështimit të Lëvizjes së qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik. Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi. Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri. Malëshova qe pjesë e programit, për të përkthyer tekstet në bashkëpunim me Llazar Fundon dhe Fan Nolin. Bënte pjesë në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik me nofkën "Gurin" ishte dëgjues në akademinë "Tolmaçevski".[3] Më 1931 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dy vjet më pas u emërua pedagog në universitetin ku kishte studjuar.

Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë kthehet më 1943 në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it.

Më 1944 kreu detyrën e ministrit për Shtypin, Propagandën dhe Kulturën Popullore - ministri e cila nuk funksionoi më. Më 1945-1946 nënpresident i Frontit Demokratik. Në Plenumin e Dytë të Beratit në nëntorin e 1944 kritikoi hapur vijën terroriste që kishte kapluar Partinë Komuniste.

Më 1946-50 u zgjodh deputet. Më 1946-48 qe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1946-47 ministër i Arsimit si dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve. Pas kësaj u denigrua vazhdimisht për pikëpamjet e tij "oportuniste" dhe u dërgua të punojë punë të ulëta.

Prej vitit 1956 u vendos në Fier, ku punoi si shitës samarësh.

Më 11 qershor 1971 Sejfulla Maleshova u nda nga jeta[4] dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit. Në vitin 1993 një grup intelektualësh u kujdesen për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Gëtes dhe Nekrasovit, apo poetin rebel siç i pëlqente ta quante veten.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur ishte student në Romë botoi poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini.

Malëshova përktheu atë që ai e quante "abecenë e komunizmit" të Buharinit.[3] Ka lënë dorëshkrim 31 rubaijate të përkthyera të poetit pers Omer Khajam, 27 origjinale, 4 apokrife. Nga shënimet që lënë kuptohet se është mbështetur në një variant përkthimor në gjuhën ruse, botuar në Taxhikistan më 1952 prej një orientalisti sovjetik. Në krye të dorëshkrimit gjendet e shkruar Rubajatet e fundit.[5]

Tjetërsim të pasurisë intelektuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në tetor të 1949 nis bashkëpunimin me Skënder Luarasin dhe Pashko Gecin për përkthimin e fjalorit rusisht-shqip që parashikohej me 21-22 mijë fjalë autorësia e të cilit, kur u botua më 1954, iu mvesh Androkli Kostallarit.[6] Ndërsa për përkthimet e bëra me mëditje nga Malëshova, nuk dihet ende gama e plotë e teksteve të përkthyera në anonimat,[7] por duke qenë përkthimi e vetmja veprimtari intelektuale që i ishte lejuar nga një urdhëresë selektive e Ministrit të Kulturës Manush Myftiu, nga përkthimet që i dihen, u botuan pa emrin e përkthyesit "Kopështi i qershive" dhe tregime të tjera të Çehovit, prozën poetike "Zgalemi" të Gorkit dhe vjershat e Nikollai Nekrasovit.[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Gazeta Standard. 29 nëntor 2014. Marrë më 22 maj 2018.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Pipa, Arshi (2014) [1978]. "Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives" [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Princi. fq. 165. ISBN 978-9928-4090-9-6.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 87–88. ISBN 9789928106384.
  4. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 174. ISBN 978-99943-56-22-5.
  5. ^ Jorgaqi, Nasho (18 janar 2009). "Rubairat e Omar Khajamit në shqipërimin e Sejfulla Maleshovës". Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement) (4457): IV-VI.
  6. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 105–107. ISBN 978-9928-168-12-2.
  7. ^ Ndoja 2013, p. 137.
  8. ^ Ndoja 2013, pp. 143-144.