Selca (Malësi e Madhe)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Selca
Fshat
Selca
Selca is located in Shqipëria
Selca
Selca
Selca (Shqipëria)

Koordinatat:42°30′17″V 19°36′16″L / 42.5047°V 19.6044°L / 42.5047; 19.6044Koordinatat: 42°30′17″V 19°36′16″L / 42.5047°V 19.6044°L / 42.5047; 19.6044

Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Shkodrës
Rrethi: Rrethi i Malësisë së Madhe
Komuna: Komuna Kelmend
Targat e automjeteve: MA
Lartësia mbidetare: 725 m.n.d.
Përdorimi i stampës

Selca është një fshatkomunën Kelmendrrethin e Malësisë së MadheShqipërisë.

Ajo shtrihet atje ku lugina e Selcës është më e zgjeruar dhe më pjellore, midis maleve të Lerthit e Koshticës dhe Golishit e Dubinës. Eshtë një vendbanim i vjetër që përmendet në dokumentet e vjetra që nga shekulli XV. Deri në vitin 1935 ishte qendra e Kelmendit. Në mars 1998 numëronte 1,187 banorë. Fshati përbëhet nga 11 grupe shtëpish, por është e pamundur të gjendet një pikë, qoftë kjo edhe majë mali, nga e cila të jepet mundësia t'i vështrosh ato përnjëherësh. Bie në sy shembulli tipik i banesës dykatëshe në zonë, që i përket gjysmës së dytë të shek. XIX, që dallon për shameshin gjatë gjithë ballit të saj, për dritare me fashaturë dërrasë, për dollap muri, si dhe për nje fashaturë të thjeshtë në nivelin e dritareve. Ka një shkollë nëntëvjeçare në lagjen Dobrinjë, një kishë, qendër shëndetsore dhe njësi tregëtare.

Ekonomia[redakto | përpunoni burim]

Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria e bujqësia. Numërohen rreth 2200 dhen dhe lloje të tjera kafshësh. Ekonominë e ndihmon edhe grumbullimi i bimëve të ndryshme mjeksore, ndonëse pylli varfërohet në krahasim me pellgun e Vermoshit. Selca ka shumë shkëmbinj dhe fare pak toka bujqësore: 38.1 ha, ku mbillet misër, patate dhe perime. Në drurët frutorë rriten arra, kumbulla verore, mollë, thana, fiq, mana e hardhi. Fiku dhe mani, si kufi të sipërm të tyre, kanë Selcën. Si bimë e rrallë njihet vjollca e veçantë (Speciosa).

Turizmi[redakto | përpunoni burim]

Në Selcë ka disa objekte të rëndësishme turistike. Krejt papritur një kanion i bukur me përmasa të konsiderueshme, që banorët e quajnë "Gerrle" shfaqet midis shtëpive dhe arave të mbjella me një gjerësi aq të vogël, sa kurorat e drurëve vende-vende afrohen nga njëri breg në tjetrin. Kur bien shira të rrëmbyeshme, përplasjet e mëdha të ujit mbi shkëmbinjtë shkaktojnë dallgë të larta dhe një zhurmë të mbytur në thellësi të kanionit. Në Pepaj takohet një grup gurësh me forma mjaft interesante, për shkak të veprimtarisë erozive. Speleologu ka çfarë të eksplorojë në Selcë: shpellën e Pogonicës, Gradit, Rrugës, Zgorolicës, Pollogës, Vllojakut, Pajës, Turçinit, etj. Nga toka shpërthejnë lirshëm burimet ujore dhe nga malet zbresin vrullshëm ujëvarat. Kryevepra e ujëvarave të Kelmendit dhe ndoshta e të gjithë vendit është ajo e Sllapit.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Banorët e Selcës kanë marrë pjesë aktive në luftën për liri dhe independencë. Mbi mburojën e paprekshme shkëmbore të Greçës rreth 300 m të lartë, ndodhet një lëndinë me bar të butë bjeshke. Në anë të këtij mjedisi gjelbëron edhe një ah gjigand, nga rrënjët e të cilit dalin trungje të mëdha dhe nga degët e tij të gjera formohet një kurorë e rregullt estetike. Nën hijen e tij burrat u mblodhën dhe hartuan memorandumin drejtuar Portës së Lartë për njohjen e kombësisë shqiptare me administratë e shkollë shqipe. Betejat antiturke u zhvilluan tek qafa e Kestecit dhe Suka e Mkushit. Aty në Zall te Bruzit, trimëresha e këtyre anëve, Nora e Kelmendit vrau pashain turk. Këtu është vendlindja e Dedë Gjerit, Nikë Lekës, komandantë të pamposhtur në luftërat për liri.


Shih edhe[redakto | përpunoni burim]