Selimi II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Selim II)
Jump to navigation Jump to search
Sulltan Selimi
Selim II.jpg
Sulltan
8 shtator 156615 dhjetor 1574
Paraardhësi: Sylejmani i I
Pasardhësi: Murati i III
Të dhënat personale
Lindi më: 28 maj 1524
Lindi në: Kostadinopojë, Perandoria Osmane
Vdiq më: 15 dhjetor 1574
Vdiq në: Stamboll, Perandoria Osmane
Kombësia: Osman
Profesioni: Sulltan (Perandor)
Feja: Mysliman

Selimi II (Turqishtja e vjetër: سليم ثانى Selīm-i sānī, Turqisht: II.Selim; 28 Maj 1524 – 12 dhjetor/15 dhjetor 1574), i njohur ndryshe si Selim Flokëverdhi (Sarı Selim), ishte sulltani i Perandorisë Osmane nga 1566 deri në vdekjen e tij në 1574.

Prejardhja dhe familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në maj të vitit 1524 në Kostandinopojë dhe jetoi deri në dhjetor të vitit 1574. Ka qënë pasardhësi i Sulltan Sulejmanit.

Ardhja në fron[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Erdhi në fron në vitin 1566 deri në vitin 1574. Sulltan Selimi i 2-të që vendosi qetësinë dhe rendin në Stamboll, drejtimin e shtetit gjatë gjithë sundimit të tij ia la Sokullu Mehmet Pashait, të cilit ai i besonte shumë. Ai mbajti në detyrë edhe persona të lartë që ishin mbetur nga koha e babait të tij si myftiun e Stambollit, shejhul islamin Ebusuud si dhe Xhelalzade Mustafain, i cili i rregullonte ligjet. Selimi i 2-të e marton Sokullu Mehmet Pashain me vajzën e tij Ismihan Sullanen dhe e bën atë dhëndër.

Arritjet e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjarja më e rëndësishme në kohën e Sulltan Selimit të 2-të është marrja e ishullit të Qipros prej venedikasve në vitin 1571. Në ishull dërgohet popullata nga Konja, Karamani, Nide dhe Kajseri duke e shtuar elementin turk. Kështu u formua shoqëria turke që gjendet sot në ishull dhe numri i tyre u shtua deri në shekullin e 18-të. Një tjetër fitore e realizuar në kohën e Sulltan Selimit të 2-të është edhe marrja e Tunizisë të cilin pas fitores së Barbaros Hajretin Pashait në vitin 1534 e kishin marrë spanjollët. Kështu Sulltan Selimi i 2-të në vitin 1574 dërgon Këllëç Ali Pashain (Kılıç Ali Paşa) i cili e merr Tunizinë përsëri. Ndërsa nje humbje e Sulltan Selimi i 2-të ndaj perëndimit me mundjen e tij nga flota e krishtere në vitin 1571 në Inebahtë. Në këtë betejë osmanët humbi një numër të madh të anijeve. Mirëpo në vitin që vjen osmanët arrijnë të ngrejnë një flotë më të fuqishme. Në kohën e Sulltan Selimit të 2-të për herë të parë në historinë osmane bëhen disa procedura. Sanxhaku do të lihej vetëm djalit të madh, pra ndryshon mënyra e trashëgimisë. Selimi i 2-të me francezët bënë një marrëveshje tregtare të përhershme. Në kohën e Selimit të 2-të ndodhin edhe dy ngjarje të rëndësishme për historinë e arkitekturës botërore. E para ishte fuqizimi i mureve të Shën Sofjasë nga ana e arkitekt Sinanit, kishë të cilën e kishte ndërtuar Perandori Justinian në shekullin e 6-të dhe e dyta është ndërtimi i xhamisë SelimjeEdrene në vitin 1574 që ishte 75,8 cm më e lartë dhe 50,53 cm më e gjerë se Shën Sofja që në atë kohë pranohej si godina më e lartë në botë.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]