Shko te përmbajtja

Selitë perandorake romake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Selitë perandorake romake
Hartë në të cilën theksohen kryeqytetet kryesore perandorake romake deri në vdekjen e Kostandinit I (në vitin 337), me ndarjen pasuese të territoreve mes tre bijve dhe dy nipërve të tij: Augusta Treverorum, Mediolanum, Roma, Sirmiumi, Konstantinopoli, Nicomedia dhe Antiokia
NdërtuarShekulli III-V i e.s.
Ndërtuar përPerandorët romakë
Përdorimi fillestarSeli perandorake
Përdorimi aktualSite arkeologjike
Stili arkitekturorArkitektura Romake

Me seli perandorake romake nënkuptohen të gjitha ato struktura qytetare, ushtarake apo rurale, që bujtnin perandorët romakë (dhe comitatus i tyre prej ministrash/gjeneralë) në mënyrë të përhershme apo gjysmë-të përhershme, duke u shndërruar në rezidenca të mirëfillta perandorake (të përbëra shpesh nga një njësi qendrore, si një vilë apo një pallat i mirëfilltë perandorak dhe në struktura dytësore të bashkangjitura, si termat, cirqe, minta, etj.).

Ndonjëherë bëhej fjalë për shtabe të thjeshta të përgjithshme (si praetorium i një fortese legjionare) nga ku perandori komandonte armatat e një sektori të caktuar të limes në kohë lufte, apo kryeqytete të reja të mirëfillta të përhershme (për shembull Augusta Treverorum, Mediolanum dhe Sirmiumi) në konkurencë të drejtpërdrejtë me vetë Romën. Në këtë mënyrë do të zëvendësonin këtë të fundit si qendra të reja pushteti politiko-kulturor dhe fetar të Perandorisë Romake, megjithëse Roma do të vijonte të ruante selinë e pushteti senatorial dhe të mbetej formalisht kryeqyteti i vetëm.

Perandoria e Hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e qytetit të Romës, kryeqytet për mbi dhjetë shekuj

Qe Oktavian Augusti, perandori i parë, që ndërtoi mbi Kodrën Palatine pallatet e para perandorake. Ai banoi aty për dekada të shumta deri sa vdiq, e ndodhur në vitin 14 të erës sonë. Pasuesi i tij, Tiberi, qe i pari që e transferoi rezidencën perandorake largë Romës në mënyrë permanente, për një pjesë të mirë të principatit të tij (nga viti 26 deri në vitin 37 të e.s.). Ky i fundit, në fakt, pas vdekjes së të birit Drusus minor, u zhvendos në të ashtuquajturën Villa Jovis në Kapri, nga ku vijoi të ushtronte pushtetin e vetë perandorak.[1]

Gjatë pjesës së parë të shekullit të II, metropoli i Antiokisë (qyteti i tretë romak për nga popullsia), u përdor nga perandori Mark Ulpius Traiani në vitet 114[2]-117, si "shtab të përgjithshëm" të ushtrisë në përgatitje të fushatave të afërta ushtarake, që e angazhuan në pushtimin e Mesopotamisë. Fati i njëjtë i takoi në pjesën e dytë të shekullit të II Lucius Verit, i cili po në Antiokia vendosi selinë e tij perandorake nga viti 163 deri në vitin 166, gjatë një varg të ri fushatash kundër parthëve.[3]

Po në gjysmën e dytë të shekullit të II, në fillim qyteti i Akuileia (përgjatë dimrit të vitit 168/169), pastaj qyteti-castrum i Carnuntum (nga viti 171 deri në vitin 173[4]) dhe në fund Sirmiumi përgjatë Sava (në vitet 174/175 dhe në vitin 180[5]) do të bëheshin rezidenca gjysmë-permanente të perandor Mark Aurelit, në periudhën e Luftërave Markomanike. Dhe po në Sirmium qe shtabi i përgjithshëm në shekullin e III, i perandorëve Maksimin Traksit (në vitet 236-237[6]) dhe Klaudi II (në vitin 270[7]).

Drejtë fundit të shekullit të II, Antiokia do të bëhej kryeqyteti i Peshenius Nigerit, që do të priste monedha në vitet 193-194, dhe Aleksandër Severit në vitet 213214[8] Ndërsa më vonë, gjatë dimrave të viteve 216/217 dhe 217/218 do të kthehej në "shtab të përgjithshëm" të Karakalës, për fushatat kundër parthëve.[9] Në kohën e Septim Severit, fortesa legjionare e Eburacum do të bëhej "shtabi i përgjithshëm" i Britannia, gjatë periudhës së fushatave ushtarake në Kaledoni në vitet 208-211.[10][11][12] Ndërsa Galieni (253268) do të zgjidhte Mediolanum si shtab të tij të përgjithshëm.[13]

Kostandinopoja, kryeqyteti i dytë perandorak romak dhe pastaj i asaj Bizantine.

Perandoria e Vonë Romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me futjen e sistemit tetrarkik të Dioklecianit, "kryeqytetet" perandorake të paktën u katërfishuan (ose ndoshta më shumë) duke nisur nga viti 293, deri në vitin 305: Diokleciani do të zgjidhte Nikomedinë (përveç Antiokisë gjatë periudhës së fushatave kundër Sasanidëve të viteve 293-298[14]), Maksimiani, augusti tjetër parapëlqeu të kishte dy, me Mediolanum[15][16] dhe Akuilejën (e përdorur si si port lumoro-detar, ashtu si bazë ushtarake, duke parë afërsinë me limesClaustra Alpium Iuliarum);[17] ndërsa dy çezarët, Konstanc Klori dhe Galeriusi, do të zgjidhnin përkatësisht Augusta Treverorum (jo shumë largë nga limes renano) dhe Sirmiumi (pranë limes danubian dhe jo shumë largë nga qyteti i tij i lindjes, Felix Romuliana).

Por duke nisur nga vitet 298/299, edhe Galeriusi filloi të përdorte një të dytë, këtë herë pranë Detit Egje, në Selanik. Në thelb në periudhën e dytë tetrarkike, dy augustët dhe dy çezarët filluan të përdornin të paktën dy seli perandorake secili: [[Maksimiani, Mediolanum dhe Akuilejën, ndërsa Konstanc Klori, Augusta Treverorum dhe ndoshta Londinium (pas vitit 296) në Perëndim; Nikomedia dhe Antiokia për Dioklecianin, ndërsa Galerius do të përdorte Sirmiumin (së bashku me Felix Romuliana) dhe Selanikun, në Lindje.

Periudha e dytë tetrarkike pa Kostanc Klorin (tani august i ri për Perëndimin), ndërsa Augusta Treverorum si kryeqytetin e tij (përveç Eburacum vetëm për vitet 305 dhe 306[18]), Ndërsa Galeriusi (august për Lindjen) mund të zëvendësuar përfundimisht Sirmiumin me Felix Romuliana dhe Selanikun (nga viti 305 deri në vitin 311).

Kurse periudha pasuese e Luftës Civile të viteve 306-324, pa shumëfishimin e numrit të "kryeqyteteve perandorake":

Antiokia do të bëhej "kryeqytet" ose të paktën qendër pushteti në Lindje, qoftë në kohën e Konstancit të II (nga viti 337 deri në vitin 350[27][28]), qoftë në kohën e Valensit (si në vitet 369 dhe 370,[29] ashtu dhe nga viti 375 deri në vitin 378[30]). Përsëri Konstanci II do ta bënte Sirmiumin rezidencën e vetë perandorake, të paktën që nga viti 358,[31] kur do ta vendoste aty "shtabin e ri të përgjithshëm" për fushatat ushtarake të zhvilluara kundër jazigëve dhe aleatëve kuadë,[32] në vitin 361. Ndërsa kryeqyteti i fundit i Perandorisë Romake Perëndimore do të ishte Ravena nga viti 402 deri në vitin 476, kur perandori i fundit i Perëndimor, Romul Augusti, do të rrëzohej nga Odoakri.

  1. Taciti, Annales, IV, 67; C. Scarre, Chronicle of the roman emperors, fq. 32; Cambridge Ancient History, L'impero romano da Augusto agli Antonini, fq. 300.
  2. Kasius Dion Koceiani (1925). "LXIX, 18". Roman History. Loeb Classical Library (në anglisht). Vëll. VIII. Bill Thayer. fq. 425–467.
  3. Historia Augusta, Vita Marci Antonini philosophi, 8.12; Verus, 7.1-3; Kasius Dion Koceiani (1823). "LXXI, 1–2". përmbledhur nga Giovanni Sifilino (red.). Della istoria romana di Dione Cassio (në italisht). Vëll. 5. Përkthyer nga Luigi Bossi. Tipografia de’ Fratelli Sonzogno. fq. 7–10.
  4. Mark Aureli, Meditime, II.
  5. Tertuliani, Apologeticum, XXV, 5.
  6. Historia Augusta - Dy Maksiminët, 13.3; Herodiani, Roman History, VII, 2, 9.
  7. Michel Grant (2012). Gli imperatori romani,Storia e segreti: Grandezza militare e debolezze uname, vizi privati e pubbliche virù degli uomini che ressero le sorti della Roma imperiale (në italisht). Newton Compton Editori. fq. 240. ISBN 978-88-541-4697-6.
  8. Kasius Dion Koceiani (1823). "LXXVI, 19–21". përmbledhur nga Giovanni Sifilino (red.). Della istoria romana di Dione Cassio (në italisht). Vëll. 5. Përkthyer nga Luigi Bossi. Tipografia de’ Fratelli Sonzogno. fq. 311–316.
  9. Kasius Dion Koceiani (1823). "LXXVIII, 7–8, 19; LXXIX, 1, 7". përmbledhur nga Giovanni Sifilino (red.). Della istoria romana di Dione Cassio (në italisht). Vëll. 5. Përkthyer nga Luigi Bossi. Tipografia de’ Fratelli Sonzogno. fq. 334–339, 358–359, 400–402, 412–414.
  10. Kasius Dion Koceiani (1823). "LXXVI, 10–17". përmbledhur nga Giovanni Sifilino (red.). Della istoria romana di Dione Cassio (në italisht). Vëll. 5. Përkthyer nga Luigi Bossi. Tipografia de’ Fratelli Sonzogno. fq. 250–268.
  11. Historia Augusta, Vitae Septimius Severus, 19.1.
  12. Herodiani, History of the Roman Empire Since the Death of Marcus Aurelius, III, 15.2.
  13. Jas Elsner (1998). Imperial Rome and Christian Triumph (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 73. ISBN 0-19-284201-3.
  14. Warwick Ball (2000). Rome in the East: The Transformation of an Empire (në anglisht). Routledge. fq. 156. ISBN 0-415-24357-2.
  15. A. Calderini (1953). "Milano romana fino al trionfo del Cristianesimo". Storia di Milano (në italisht). Vëll. I. Giovanni Treccani degli Alfieri. Fondazione Treccani degli Alfieri per la storia di Milano. fq. 230–250.
  16. A. Calderini (1953). "Milano durante il Basso Impero". Storia di Milano (në italisht). Vëll. I. Giovanni Treccani degli Alfieri. Fondazione Treccani degli Alfieri per la storia di Milano. fq. 301–366.
  17. John H. Humphrey (1986). "11. Late Roman Circuses". Roman Circuses: Arenas for Chariot Racing (në anglisht). Londër: University of California Press. fq. 579–638.
  18. Eutropi, Breviarium ab Urbe condita, X, 1.
  19. Eberhard Horst (1987). Costantino il Grande (në italisht). Milano: Rusconi Libri. fq. 92–93, 96 dhe 186. ISBN 978-88-1818009-1.
  20. András Mócsy (1974). "8. The Danube Frontier in the Late Roman Period". Pannonia and Upper Moesia: A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire (në anglisht). Routledge & Kegan Paul. fq. 266–296. ISBN 978-1-315-79767-0.
  21. Eberhard Horst (1987). Costantino il Grande (në italisht). Milano: Rusconi Libri. fq. 214.
  22. Zosimi (1850). "II, 10, 1.". përmbledhur nga Spiridione Petrettini (red.). Della Nuova Istoria: Libri sei con Note (në italisht). Përkthyer nga Giuseppe Rossi. Stamperia di Paolo Andrea Molina. fq. 69–87.
  23. Zosimi (1850). "II, 8, 1.". përmbledhur nga Spiridione Petrettini (red.). Della Nuova Istoria: Libri sei con Note (në italisht). Përkthyer nga Giuseppe Rossi. Stamperia di Paolo Andrea Molina. fq. 54–68.
  24. Zosimi (1850). "II, 17, 3.". përmbledhur nga Spiridione Petrettini (red.). Della Nuova Istoria: Libri sei con Note (në italisht). Përkthyer nga Giuseppe Rossi. Stamperia di Paolo Andrea Molina. fq. 88–102.; Eutropi, Breviarium ab Urbe condita[lidhje e vdekur], X, 4.
  25. Zosimi (1850). "II, 28.". përmbledhur nga Spiridione Petrettini (red.). Della Nuova Istoria: Libri sei con Note (në italisht). Përkthyer nga Giuseppe Rossi. Stamperia di Paolo Andrea Molina. fq. 103–111.
  26. Eberhard Horst (1987). Costantino il Grande (në italisht). Milano: Rusconi Libri. fq. 248.
  27. Warwick Ball (2000). Rome in the East: The Transformation of an Empire (në anglisht). Routledge. fq. 156. ISBN 0-415-24357-2.
  28. John Bagnell Bury (1925). "The Late Empire 337-425". The Cambridge Ancient History (në anglisht). Vëll. XIII. Cambridge University Press. fq. 11. ISBN 0-521-30200-5.
  29. Zosimi (1850). "IV, 13.2.". përmbledhur nga Spiridione Petrettini (red.). Della Nuova Istoria: Libri sei con Note (në italisht). Përkthyer nga Giuseppe Rossi. Stamperia di Paolo Andrea Molina. fq. 166–197.
  30. Zosimi (1850). "IV, 20.2; IV, 21.1.". përmbledhur nga Spiridione Petrettini (red.). Della Nuova Istoria: Libri sei con Note (në italisht). Përkthyer nga Giuseppe Rossi. Stamperia di Paolo Andrea Molina. fq. 203–217, 220–233.
  31. Amian Marcelini (1964). "XXI, 10.1.". përmbledhur nga John Carew Rolfe (red.). The Roman History (në anglisht). Vëll. II. Harvard University Press. fq. 258–260. ISBN 978-067499348-8.
  32. Amian Marcelini (1935). "XVII, 13.33; XVIII, 4, 1; XIX, 11, 1.". përmbledhur nga John Carew Rolfe (red.). The Roman History (në anglisht). Vëll. 1. Harvard University Press. fq. 400, 423, 523–525. ISBN 978-067499348-8.
Burime parësore
Burime historiografike moderne