Jump to content

Sellca (Tetovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sellca (Tetovë)
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej2,538
{{{postal_code_type}}}
1200
TargatTTE
  • Sellca është fshat shqiptarë në komunën e Tetovës, Maqedoni.

Gjendet 4,5 kilometra larg qendrës së qytetit të Tetovës, ne rrugën Tetovë - Vicë

Gjendet ne lartesi mbidetare prej 800-900m, Sellca ka 4500 banor te gjith shqipetar, popullsia aktive e sellces meret me bujqesi, tregti dhe nje pjes e konsiderueshme gjendet ne vendet e Evropes si ne Gjermani, Zvicer, Itali, Norvegji etj. Eshte me infratruktur te dobet dhe ballafaqohet me disa probleme, munges (Shkolle, rruge, fusha sportive etj.).

Sellca ndodhet atje ku nis të lëshon shtat Sharri i pamposhtur, aty ku tradita shqiptare i jep kuptim burrërisë dhe modestia malësore e njeh dinjitetin, aty ku njerëzit betohen në flamur dhe peshorja e virtyteve ndërtohet bazuar në bujarinë njerëzore. Këtu do të gjeni të rrënjosura vlerat e mirrëfillta Ilire, që rrezistuan të pacënuara ndaj hordhisë osmane, asaj sllave apo ndaj egërsisë komuniste dhe ku lufta e lavdishme e vitit 2001 u bë kuptimplotë. Në hyrje të Sellcës mirësevini ju thonë dëshmorët, dhe të tjerë do të t’ju kthejnë në mënyrë virtuale në të kaluarën e largët e të lavdishme të paraardhësve tanë Ilir.

dhembshme historie, të ndodhur në katundin Sellcë të Malësisë së Sharrit, në kohën kur erdhën në pushtet të ashtuquajturit partizanë të Titos. Po ju rrëfej historinë e një burri të paepur, i cili nuk u pajtua kurrë me pushtetin satrap të thundrrës sllave në territoret etnike shqiptare. Po ju rrëfej djegien me saç të Sulejman Ali Selmanit, të njohur në popull si Molla Sula.

Koha kur jetoi Molla Sula ishte tejet e rëndë për mbarë popullatën shqiptare. Të inkurajuar nga mundësia e shtrirjes në terrotoret tona, nga shansi i dhënë për nënshtrimin, disiplinimin, dëbimin dhe zhbërjen e farës sonë, fillimisht ushtarët dhe xhandarët serbë, e më pas, të ashtuquajturit partizanë, harruan mbijetesën e gjatë nën të njëjtin pushtues dhe u shndërruan në persekutorë shumëfish më të egër të popullatës së urtë e dinjitoze shqiptare, të njohur për tolerancën dhe trajtimin e njerëzishëm të sllavëve të ngulitur në këto vise ashtu si e thotë historia.

Këtë dhunë nuk e duronte dot Molla Sula. Ai ishte tepër krenar për t’u pajtuar me përkuljen e përjetshme të kurrizit përpara kurkushëve, që element të vetëm epërsie kishin kërbaçët dhe armët serbo-ruse. Ai ishte i pashkollë, si gjithë bashkëkombësit e tij, po e njihte të vërtetën e popullit të vet nëpërmjet trashëgimisë së pasur shpirtërore e materiale, gjurmët e së cilës kanë mbetur të gjalla edhe sot e kësaj dite. Ai i takonte etnisë e cila kurrë nuk kishte ushtruar dhunë institucionale ndaj një etnie tjetër, po dhe sojit të burrave që nuk lejonin t’ua shkelë kush hijen dhe t’ua përdhosë dinjitetin brenda oborrit të shtëpisë stërgjyshore.

Kjo krenari u bë shkas që, një ditë, bashkë me dy bashkëvendas të tjerë, t’i zë pritën një naçallniku kriminel që terrorizonte pa asnjë shkas popullatën e pafajshme të Malësisë së Sharrit dha ta vrasë në urën që lidh katundin Sellcë me Teqen e Shipkovicës.

Natyrisht, pushteti u përpoq ta kapë dorasin, po ku kapej Molla Sula i gjallë? Shi për këtë, u prit momenti i ardhjes në pushtet të të ashtuquajturve partizanë për ta zënë dhe për ta dënuar për një vepër që nuk kishte asgjë të përbashkët me regjimin e ri që akoma nuk i kishte konsoliduar rradhët e tij, me regjimin që propagandonte floskulën e vëllazërim-bashkimit dhe barabarësinë ndërmjet njërëzish dhe etnishë.

Sipas dëshmive të pleqve të Sellcës, një natë para kapjes së tij, policët ia bastisën shtëpinë, në të cilën gjetën një pushkë. Natën e dytë e rrethuan gjithë fshatin dhe e kapën me tradhëti Molla Sulën. E lidhën përpara syve të fëmijëve të mitur, e nxorrën në oborrin e shtëpisë, ku ndezën zjarrin dhe nisën ta djegin me saç të skuqur.

Ata që e panë aktin barbar, të denjë për tmerret e mesjetës, tregojnë për piskëllimat e familjarëve dhe lutjet drejtuar xhalatëve që ta ndërpresin krimin e shëmtuar. Por ata flasin edhe për qëndrimin e Molla Sulës, i cili nuk lëshoi asnjë zë të vetëm që do ta eksitonte shpirtin kriminogjen të kanibalëve.

Pas këtij akti shtazarak Molla Sulën e larguan në drejtim të panjohur dhe e likuiduan pa gjyq. Natyrisht, sipas zakonit kanibal, e lanë dhe pa varr, ia sekuestruan pasurinë dhe ia internuan për vite të tëra familjen.

Megjithatë, të vërtetën nuk ia dolën ta fshehin përgjithmonë. Ajo ka lënë vragë në memorjen kolektive të sellcasve dhe bartet brezave si krimi më trishtues i bërë në këto vise, të cilin e ka hak ta zbardhë historia


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]