Shko te përmbajtja

Selman Riza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter ditëvdekje Stampa:Leter vendvdekje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Selman Riza (Gjakovë, 21 dhjetor 1909 - Tiranë, 16 dhjetor 1988) ka qenë arsimtar, publicist, gjuhëtar dhe albanolog, antifashist dhe antikomunist shqiptar. Ka qenë ndër anëtarët themelues të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ndonëse studjues i nderuar me çmim Republike në Shqipërinë enveriste, u largua nga të qenit punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë në Tiranë si dhe nga mësimdhënia në universitet.

U lind në Gjakovë, në një familje të thjeshtë,[1] ku kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”. Vazhdoi shkollimin e vet në shkollën plotore "Naim Frashëri" në Tiranë, ku u vendos më 1922, dhe në vitin 1924, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë.[2]

Vazhdoi mësimet në liceun e Korçës, nga 1925 deri më 1931 dhe më tej shkollimin e lartë me anë të një burse shtetërore në Universitetin e Tuluzës në jug të Francës (1932-'35), ku u laureua për gjuhë e letërsi frënge dhe jurisprudencë. Pas një specializimi për gjuhën gjermane në Hajdelberg të Gjermanisë,[3] u kthye në Shqipëri, ku u caktua si arsimtar në liceun e Korçës ku dha mësim frëngjisht, gjermanisht dhe latinisht deri më 1939.[4]

Për shkak të veprimtarisë së tij antifashiste pas pushtimit italian, shkurtin e 1941 autoritetet e internuan në ishullin e Ventotenes, por mundi të kthehej në Shqipëri vitin pasues. U vendos në Prizren ku ushtroi avokatinë, por u kthye në Tiranë dhjetorin e 1944. Janarin e 1945 u arrestua nga autoritetet shqiptare të vendosura pas çlirimit dhe u dënua si antijugosllav me burgim. Janarin e 1948 iu dorëzua autoriteteve jugosllave dhe u mbajt prej tyre në burg të Prishtinës deri në gusht të 1951. Vitet 1951-1952 e internuan në Sarajevë, por së paki u lejua që të jepte mësim gjuhën frënge në universitetin e qytetit. Më 1954-1955 punoi si kërkues shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, që ishte themeluar më 29 korrrik 1953, por institutin do ta mbyllnin shumë shpejt jugosllavët dhe Riza u deportua në Shqipëri dhjetorin e 1955.[4]

Më 1956 Riza filloi punë në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë në Tiranë dhe si pedagog i jashtëm dha mësim morfologji dhe letërsi të vjetër shqipe në universitetin e porsathemeluar. Më 1960 iu dha më në fund titulli "profesor" dhe më 1964 u nderua me çmimin e Republikës për monografinë studimore të tij Emrat në shqipen: sistemi i rasave dhe tipet e lakimit (Tiranë, 1965).[4]

Sidoqoftë me lëvizjen e madhe revolucionare të vitit 1967, pas fletë-rrufeve të shumta dhe gjyqeve kolektive në kuadrin e luftës kundra “mbeturinave borgjeze”, e largojnë nga Instituti i Gjuhësisë dhe çojnë në Berat, si ciceron në muzeun e qytetit dhe më vonë në Bibliotekën e qytetit. Më 1970 doli në pension dhe u lejua të kthehej te familja e tij në Tiranë, në mbikëqyrje të vazhdueshme nga Sigurimi i Shtetit, iu ndalua bashkëpunimi me institutet shkencore si dhe nuk iu lejua botimi i punimeve.[3]

Ndërroi jetë në Tiranë më 16 dhjetor 1988. Më 2009 duke çuar në vend amanetin e tij, familja i çoi eshtrat e tij në qytetin e lindjes.[5]

  1. Xholi, Zija (2002). "Kujtime për profesorin tim, Selman Riza". Filologë që nuk harrohen: nderim për pedagogët e Fakultetit Histori-Filologji, në Universitetin e Tiranës. Erik. fq. 167. ISBN 9789992783122.
  2. Yvejsi, Mexhid. "Prof. Selman Riza (1909-1988)". sa-kra.ch. Marrë më 30 prill 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. 1 2 Meksi, Aleksandër (2 maj 2021). "Historia e panjohur e prof. Selman Rizës". gazetatema.net.
  4. 1 2 3 Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (PDF) (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 286. ISBN 9781780764313.
  5. Riza, Emin (23 nëntor 2009). Intervistuar nga Fatmira Nikolli. "Mendonin se im atë ishte agjent jugosllav". Gazeta shqiptare (4761): 18–19.