Sezoni 2024-25 i KF Përmetit
| Sezoni 2024-25 i KF Përmetit | |||
| << 2023–24 2025–26 >> | |||
| Të dhëna bazë të sezonit | |||
| Pronari | Alma Hoxha | ||
| Trajneri | Bledar Hajredini | ||
| Stadiumi | Durim Qypi | ||
| Kategoria e Tretë | Grupi A, Vendi i 6-të | ||
| Kapaciteti më i madh në shtëpi | ≈200 | ||
| Average Home League attendance | ≈70 | ||
| Fitorja më e madhe | 4-2 kundër Labëria, 6 prill 2025 | ||
| Humbja më e madhe | 0-4 kundër Bylis B, 23 mars 2025 | ||
| Veshjet | |||
|
|||
Sezoni 2024-25 i KF Përmetit ishte sezoni i 94-t i ekzistencës së klubit, sezoni i 33-të nën emërtimin KF Përmeti dhe sezoni i tretë në Kategorinë e Tretë, në piramidën e futbollit shqiptar.
Transferimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hyrëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Lojtari | Nga |
|---|---|
Dalëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Lojtari | Drejt |
|---|---|
Skuadra [1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
|
Kompeticionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kategoria e Tretë, Grupi A
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmeti rivendoset në grupin B, duke luajtur me kundërshtarët historikë të Tepelenës, Gramozit, Skraparit e Albpetrolit. Labëria ishte një kundërshtar mbase më i ri, i takuar vetëm në atë sezon të rënies. Ekipi priti për herë të parë Osumin e Dimalit dhe Bylisin B të Ballshit. Përgjatë 14 ndeshjeve, skuadra regjistroi 4 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje. Dy fitore u arritën përballë Tepelenës, e treta në shtëpi me Skraparin, dhe e katërta javën e fundit të kampionatit me Labërinë. Tre barazime u arritën me Skraparin, Labërinë dhe Gramozin, e më pas humbje. Në shtëpi u mblodhën 10 pikë, e në transfertë 5 - me 15 pikë mbyllet ky sezon, në vendin e 6-të nga 8. Skuadra realizoi 20 gola dhe pësoi 27. Antonjo Naska e mbyll si golashënuesi më i mirë me 4 gola, i pasuar nga Mario Sulejmani, Orgest Todhe dhe Pierre Abessolo me nga 3, Neim Qamo dhe Klaudio Hoxha me nga 2, Leonardo Petro dhe Heriald Karalliu me nga 1, kurse autogoli i lojtarit të Tepelenës Vllaho përmbyll listën e golashënuesëve.
| KF Tepelena | 3–4 | KF Përmeti |
|---|---|---|
| Pashaj |
Vllaho |
| Bylis B | 5–3 | KF Përmeti |
|---|---|---|
| Gomes Da Silva |
Petro |
| Labëria | 1–1 | KF Përmeti |
|---|---|---|
| Lushaj |
Qamo |
U luajt në datën 16 shkurt takimi Përmeti-Tepelena në stadiumin "Durim Qypi" të Përmetit, ndeshja e parë e fazës së dytë së Kategorisë së Tretë 2024-25. Pas ndeshjes së fazës së parë, që përfundoi me rezultatin tenistik 4-3 për Përmetin, tepelenasit kishin si objektiv vetëm fitoren.
Në praninë e rreth 200 sportdashësve, u duk menjëherë në lojë se skuadra e Përmetit kishte një epërsi të dukshme. Përgjatë pjesës së parë nuk u panë shumë raste, por u luajt vetëm në gjysmëfushën e Tepelenës, e cila u mbrojt mirë deri në minutën e 43-të. Përmeti fiton një goditje dënimi në distancë të konsiderueshme, krosimi është i saktë në zonë, dhe goditja me kokë e Abessolos nuk pritet mirë nga portieri Kasneci. Topi përfundon në shtyllën e dytë, ku Orgest Todhe e shtyn në rrjetë. Kasneci e pret dhe Tepelena pretendon se topi nuk e kaloi rrjetën, por anësori dhe arbitri i sfidës janë të një mendimi : 1-0 për Përmetin.
Tepelena pas pësimit hidhet në sulm, por në fakt është Përmeti i cili i afrohet dyfishimit të rezultatit. Një kundërsulm i shpejtë krijon një situatë të rrezikshme 3-3, ku një krosim i ulët nuk largohet mirë nga mbrojtja, por Leonardo Petro gjen vetëm shtyllën e porterit Kasneci. Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
Pjesa e dytë nis me një lojë më të kujdesshme të të dyja skuadrave. Një largim i pamenduar i një goditjeje këndore nga mbrojtësit e Tepelenës lejon krosimin e Todhes. Goditja me kokë e Abessolos në minutën e 52 përfundon në rrjetë. Pesë minuta më vonë, përsëritet e njëjta histori. Nga goditja e këndit godet me kokë Abessolo, topi përfundon në shtyllë e më pas Abessolo devijon sërish për ta shtyrë në rrjetë. Përmeti merr një avantazh të trefishtë, prej nga ku skuadra e Tepelenës hidhet e tëra në sulm, për të kërkuar përmbysjen e sfidës.
Zëvendësimet japin rezultatet e para - në minutën e 59 goditja e sulmuesit Gjyla përfundon në shtyllën e brendshme të skuadrës së Përmetit, por rikuperon portieri Xhelollari. Loja vijon me raste nga të dyja skuadrat, ku Përmeti i afrohet golit të katërt me Abessolon, Naskën apo Sulejmanin, kurse Tepelena përfiton nga gabime të mbrojtjes përmetare për të rrezikuar. Në minutën e 90-të, akordohet një goditje dënimi afër zonës së rreptësisë për Tepelenën, dhe sulmuesi Viktor Gjyla nuk e ka të vështirë të realizojë golin e nderit.
Mbyllet sfida 3-1 për përmetarët, të cilët udhëtojnë në Dimal për t'u ndeshur me Osumin, në një sfidë që mund të vulosë fatin e Përmetit në kampionat. Tepelena mbetet në vend të parafundit me 3 pikë, larg objektivave të sezonit, por do të kërkojë 3 pikë të tjera në shtëpi përballë Labërisë.
| KF Osumi | 2–1 | KF Përmeti |
|---|---|---|
| Blanco Torres |
Sulejmani |
U luajt në datën 23 shkurt takimi Osumi - Përmeti në stadiumin "Osumi" të Dimalit, ndeshja e dytë e fazës së dytë së Kategorisë së Tretë 2024-25. Vendasit synonin një tjetër fitore pas asaj fitoreje 0-2 në Përmet gjatë fazës së parë, një mundësi për të harruar humbjen e kontestuar në transfertë me Gramozin në Ersekë. Nga ana tjetër, përmetarët kishin si qëllim vijimin e serisë së rezultateve pozitive.
Dhjetëra tifozë ishin grumbulluar në tribunën qendrore për një lojë të dominuar nga skuadra vendase. Osumi ishte i rrezikshëm gjatë të gjithë pjesës së parë, e shoqëruar me disa përplasje dhe dëmtime. Goli erdhi në minutën e 37-të. Një goditje këndi nga kolumbiani Blanco Torres nuk largohet mirë nga portieri Xhelollari, prekja e të cilit e devijon topin në rrjetë. Një Olimpico i jep avantazhin Osumit, teksa pak minuta më vonë Xhelollari i lë vendin portierit 16-vjeçar Dalipaj.
Në pjesën e dytë dominimi i vendasve vijon. Minuta e 56-të është momenti i golit të dytë pas një goditjeje të një tjetër kolumbiani, Sena Martinez. Pas këtij goli, skuadra e Osumit tërhiqet dhe kërkon të presë fundin e lojës, por skuadra përmetare nuk dorëzohet. Një kalim i bukur finalizohet me golin e Sulejmanit në minutën e dytë të shtesës. Përmeti merr zemër dhe lufton për një barazim, e shansi i artë vjen në minutën e katërt të shtesës kur akordohet një penallti në favor të miqve. Abessolo, shënuesi i dopietës në ndeshjen me Tepelenën, niset nga pika e bardhë por gabon, duke shpërdoruar një mundësi të artë për një pikë tepër të vlefshme.
Mbyllet sfida 2-1 për Osumin. Përmeti, tashmë larg pretendimeve për ngjitje, ka një duel të vështirë në shtëpi përballë kryesuesve të Bylis B-së, kurse Osumi udhëton në transfertë përballë Tepelenës në vendin e parafundit.
U luajt në datën 9 mars takimi Gramozi-Përmeti në stadiumin "Gramozi" të Ersekës, ndeshja e tretë e fazës së dytë së Kategorisë së Tretë 2024-25. Edhe pse në program ndeshje e katërt, kjo ndeshje u luajt përpara ndeshjes me Bylis B. Pra, Përmeti me një ndeshje më pak synonte rikthimin te fitorja, kurse Gramozi vijimin e ecurisë së 9 ndeshjeve rradhazi pa humbje. Në praninë e dhjetëra sportdashësve në tribunën qendrore, Gramozi ka dominuar lojën. Minutat e para ishin të balancuara, me një lojë të kujdesshme në mesfushë, por nuk vonoi goli i Mydinit në minutën e 30. Vetëm 4 minuta më vonë, do të ishte Ametlliu i cili dyfishoi rezultatin për vendasit. Përmeti luajti me përkushtim, por nuk ia del të ndryshojë diferencën në pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Përmeti zgjohet dhe kërkon të reagojë. Në minutën e 55, talenti Sulejmani gjen rrjetën për të ngushtuar rezultatin në 2-1. Megjithatë, vetëm 5 minuta më vonë është Ametlliu i cili plotëson një dopietë personale për të konsoliduar rezultatin në 3-1. Një seri zëvendësimesh e Gramozit, dhe një lojë e qetë për 30 minutat e fundit vijon, pa shumë rrezikim nga të dyja anët.
Duhet cilësuar se mbi arbitrimin u hodh një hije dyshimi për njëanshmëri.
Mbyllet sfida 3-1 për vendasit, të cilët tashmë renditen në vendin e dytë, duke pritur rezultatin e Bylis B përballë Përmetit. Lufta në krye të klasifikimit është e ashpër, teksa ersekasit udhëtojnë në Tepelenë përpara se të ndeshen me dy rivalët e drejtpërdrejtë. Për Përmetin, kreu është tashmë matematikisht i paarritshëm, dhe në katër ndeshjet e fundit pritet të respektohet gara, teksa mund të presin Bylisin B në ndeshjen e shtyrë, ose të udhëtojnë drejt Patosit për përballjen me kryesuesit e përkohëshëm të Albpetrolit.
| KF Albpetrol | 2–0 | KF Përmeti |
|---|---|---|
| Teqja |
U luajt në datën 15 mars takimi Albpetrol - Përmeti në stadiumin "Alush Noga" të Patosit, ndeshja e katërt e fazës së dytë së Kategorisë së Tretë 2024-25. Skuadra vendase, me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar kërkonte të mbante hapin e konkurrentëve në garën për titull. Nga ana tjetër, përmetarët duhet të riktheheshin te fitorja pas tashmë dy takimesh. Në një lojë të dominuar nga Albpetroli, Përmeti gjeti pak hapësira. Këto hapësira u pakësuan edhe më tutje pas ndëshkimit të mbrojtësit Xhoga me karton të kuq në minutën e 25-të. Gjashtë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, Mario Teqja gjen golin për vendasit, të cilët rikthehen në dhomat e zhveshjes me një kryesim minimal.
Në pjesën e dytë dominimi i vendasve thellohet. Pas një zëvendësimi, Redjan Hatia, një veteran i vërtetë i Albpetrolit, dyfishon shifrat në të 67-tën. Loja duket thuajse e përfunduar në minutat e fundit, kur me gjithë zëvendësimin e Përmetit, nuk duket të ketë ndryshim në fuqinë sulmuese të skuadrës.
Mbyllet sfida 2-0 për Albpetrolin. Përmeti, ende me një ndeshje më pak, e mbyll sezonin me dy takime në shtëpi : i pari ndaj Skraparit, i cili regjistroi fitoren e parë sezonale, kurse i dyti ndaj Labërisë së vendit të katërt, e cila duket e dorëzuar. Sa për Albpetrolin, ngelen në pozita të rëndësishme për ngjitje, teksa ndeshjen e rradhës presin në shtëpi Tepelenën, për ta mbyllur kampionatin me ndeshjen ndaj rivalit direkt të Gramozit.
| KF Përmeti | 0–4 | Bylis B |
|---|---|---|
| Walisson |
U luajt në datën 23 mars takimi Përmeti - Bylis B në stadiumin "Durim Qypi" të Përmetit, ndeshja e pestë e fazës së dytë së Kategorisë së Tretë 2024-25. E prapambetur prej më shumë se tri javësh, skuadra e Bylisit B kërkon të vijojë hapin drejt titullit, kurse Përmeti rikthimin në rezultate pozitive. Ndeshja nis me sulme të shumta të skuadrës mike, e cila tenton portën rrezikshëm. Rezultati zhbllokohet në mesin e pjesës së parë, kur gjuajtja e Walisson mund portierin vendas Xhelollari. Me këto shifra mbyllet edhe pjesa.
Në pjesën e dytë ka edhe më pak histori. Skuadra e Bylis B kryen zëvendësime dhe në minutën e 62 gjen golin Leart Papa për t'i çuar shifrat në 2-0. Më pas, janë respektivisht dy zëvendësimet Përndreca, lojtar i kalibrit të Superiores, dhe Baci të cilët shënojnë në minutat 70 dhe 76.
Mbyllet sfida në Përmet disa minuta përpara përfundimit zyrtar, me ballshiotët që marrin kreun e kategorisë. Në ndeshjen e rradhës Bylis B përballet me ndjekësit e Gramozit në një sfidë të shumëpritur, kurse Përmeti pret në shtëpi Skraparin duke synuar më në fund një fitore pas 4 humbjeve rradhazi.
U luajt në datën 29 mars takimi Përmeti - Skrapari në stadiumin "Durim Qypi" të Përmetit, ndeshja e gjashtë e fazës së dytë së Kategorisë së Tretë 2024-25. Përmeti priti në shtëpi Skraparin duke synuar më në fund një fitore pas 4 humbjeve rradhazi, kurse Skrapari vijimin e ecurisë pozitive pas fitores së parë në kampionat.
Ndeshja nis e dominuar nga vendasit, të cilët duken në epërsi përgjatë të gjithë pjesës, duke luajtur vetëm në gjysmë-fushën e Skraparit. Pas një serie goditjesh këndore dhe goditjesh dënimi, Antonio Naska depërton bukur në zonë, duke mundur portierin kundërshtar dhe duke realizuar golin e parë që në minutën e tetë. Në minutën e 17, vjen një tjetër rast i mirë për përmetarët, ku topi kalon fare ngjitur me shtyllën. Katër minuta më vonë, Qamo kroson bukur në zonë, por Hoxha nuk arrin të dyfishojë rezultatin.
Përgjatë pjesës së parë, vijojnë rastet e mira të skuadrës përmetare, teksa Skrapari në asnjë moment nuk futet në lojën e tij. Goditet traversa nga një goditje dënimi fare pranë zonës. Momentet e fundit janë me ritëm më të qetë, edhe pse tashmë Skrapari rrezikon me një goditje nga jashtë zone.
Në pjesën e dytë vijon ritmi pozitiv. Pas një krosimi, Klaudio Hoxha realizon bukur me kokë, teksa topi përplaset në shtyllë e më pas kalon vijën. Megjithatë, ky entuziazëm zbehet nga kartoni i kuq i Karalliut pas një përplasjeje me lojtarët miq. Nga minuta e 56 Përmeti e vijon ndeshjen me 10 lojtarë. Pas këtij momenti megjithatë loja balancohet, me Skraparin pak më kërkues por Përmetin solid në mbrojtje.
Mbyllet sfida 2-0, fitore e merituar e skuadrës përmetare. Në ndeshjen e fundit Përmeti pret në shtëpi Labërinë, kurse Skrapari pret në shtëpi Tepelenën për sfidën direkte të vendit të parafundit.
| KF Përmeti | 4–2 | Labëria |
|---|---|---|
| Qamo |
Dhrami |
U luajt në datën 6 prill takimi përmbyllës i Kategorisë së Tretë, Përmeti-Labëria në stadiumin "Durim Qypi" të Përmetit. Në një atmosferë mjaft pozitive, KF Përmeti arriti një fitore bindëse. Edhe pse skuadra vendase pësoi e para, dy gola të shpejtë, njëri prej një gabim të portierit të skuadrës mike, kurse tjetri pas një krosimi të bukur e kthyen rezultatin. Për të garantuar avantazhin, Naska në të 30-tën mbyll sfidën. Golat e Harunit dhe Hoxhës nuk e ndryshojnë rezultatin.
| Pos | Skuadra | NL | F | B | H | GP | GK | GN | P | Promovim |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Bylis B (P) | 14 | 12 | 0 | 2 | 42 | 20 | +22 | 36 | Ngjitje në 2025–26 Kategoria e Dytë |
| 2 | Albpetrol (Q) | 14 | 10 | 3 | 1 | 35 | 11 | +24 | 33 | Ndeshje play-off për 2025–26 Kategoria e Dytë |
| 3 | Gramozi | 14 | 9 | 3 | 2 | 34 | 15 | +19 | 30 | |
| 4 | Osumi | 14 | 6 | 0 | 8 | 21 | 25 | −4 | 18 | |
| 5 | Labëria | 14 | 5 | 2 | 7 | 32 | 25 | +7 | 17 | |
| 6 | Përmeti | 14 | 4 | 3 | 7 | 20 | 27 | −7 | 15 | |
| 7 | KF Skrapari | 14 | 2 | 1 | 11 | 12 | 45 | −33 | 7 | |
| 8 | FK Tepelena | 14 | 2 | 0 | 12 | 16 | 44 | −28 | 6 |
Kupa e Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KF Përmeti nuk mori pjesë në edicionin 2024-25 të Kupës së Shqipërisë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "FSHF - Skuadra" (në .shqip). FSHF. Marrë më 27 qershor 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)