Kërceni tek përmbajtja

Shōnen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Manga shōnen (少年漫画?, lit. "komikë për djem", romanizuar edhe si shonen, shounen ose syônen) është një kategori editoriale e librave japonezë komikë që synon një demografi të djemve adoleshentë dhe burrave të rinj. Ajo është, bashkë me manga shōjo (që synon vajzat adoleshente dhe gratë e reja), seinen (për meshkuj të rritur), dhe josei (për femra të rritura), një nga kategoritë kyçe për manga, dhe rrjedhimisht për anime japoneze. Manga shōnen botohet sipas traditës në revistat përkatëse që synojnë ekskluzivisht këtë grup demografik.

Prej katër grupeve demografike të manga, shōnen është më i popullarizuari në tregun japonez. Ndërsa manga shōnen synon pikërisht një grup të djemve të rinj, lexueshmëria e saj në realitet shtrihet përgjatë të gjitha grupmoshave dhe gjinive. Kategoria rrjedh nga revistat japoneze për fëmijë në fillim të shekullit XX dhe gjeti famë të veçantë përgjatë viteve 1920. Fokusi editorial i manga shōnen është kryesisht në zhanret aksion, aventurë dhe luftimin e përbindëshave apo forcave të tjera të cilësuara si të liga. Edhe pse rrëfimet e aksionit përfshijnë shumicën e kategorisë, ka shumëllojshmëri të thellë të zhanreve dhe nënzhanreve brenda kësaj kategorie, sidomos në krahasim me kulturat e tjera të komikeve jashtë Japonisë, duke përfshirë komedinë, krimin, romancën, sportin, dhe ngjarjet e jetës së përditshme.

Terminologjia dhe etimologjia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala japoneze shōnen (少年?, /ɕoːnen/ përkth. fpf. "pak vite"), që nënkupton "djalosh",[1] i referohej historikisht të miturve në përgjithësi dhe përdorej nga industria botuese e Japonisë deri në fund të shekullit XIX për t'i cilësuar botimet e synuara drejt fëmijëve dhe të rinjve. Nga fillimi i shekullit XX, industria filloi të ndante revistat periodike (sidomos ato për manga) sipas moshës dhe gjinisë. Kjo praktikë mori gaz nga vitet 1960, me ç'rast ndryshoi përdorimi i fjalës deri në përdorimin e tij aktual, përkatësisht manga për djemtë e rinj. Ky sistem i zbërthimit përdoret tani haptazi nga botuesit e manga[2][3] dhe shtrihet deri në veprat e përshtatura nga manga, siç janë anime.[4]

Manga shōnen përshkruan manga me synim kah djemtë adoleshentë, me një grupmoshat 10 deri 19 vjeç[5] dhe 12 deri 21 vjeç.[6] Ajo është kategoria më e popullarizuar e katër kategorive kyçe demografike të manga (shōnen, shōjo, seinen, dhe josei).[7][8]

Lexueshmëria e manga shōnen në realitet, siç është puna e të gjitha kategorive të mediumit,[8][9] shtrihet përgjatë të gjitha grupmoshave dhe gjinive përtej djemve të rinj.[10] Për shembull, një sondazh i lexuesve femra të manga në vitin 2006 gjeti që revista më e popullarizuar manga mes kësaj demografie ishte Weekly Shōnen Jump, përpara revistave që synonin femrat përkatësisht.[3] Orientimi ndaj grupit demografik për shōnen është evident në përmbajtjen jo-manga të revistave manga, që përfshin reklamat dhe artikuj të përkatur ndaj djemve të rinj, siç janë video lojërat. Përmbajtja jo-manga përputhet zakonisht me një seri të madhe manga në një revistë të caktuar, për shembull, reklamat për një adaptim në video lojë të një serisë apo artikujt rreth një adaptimi në film të animuar të një serie manga.[8][8]

  1. ^ "「少年(しょうねん)」の意味や使い方 わかりやすく解説 Weblio辞書" [Meaning and usage of "shōnen" - easy explanation - Weblio Dictionary]. www.weblio.jp (në japonisht). デジタル大辞泉. Marrë më 2023-11-14.
  2. ^ Johnson-Woods 2010, f. 8.
  3. ^ a b Theisen 2013.
  4. ^ Fujimoto 2013, f. 172.
  5. ^ McCarthy 2014, f. 26.
  6. ^ Brenner 2007, f. 31.
  7. ^ Ledoux & Ranney 1995, f. 212.
  8. ^ a b c d Thompson 2007, ff. 338–340.
  9. ^ Brunner 2010, f. 62.
  10. ^ Drummond-Mathews 2010, ff. 62–64.