Shaban Uka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shaban Uka

Shaban Uka është një ndër volejbollistët më të mirë të Shqipërisë. Ai e ka nisur karrierën në 1973 me të rinjtë e Dinamos dhe në 1975 kalon me skuadrën e parë. Që në fillim ai u dallua për shkathtësinë, fizikun e mirë dhe forcën e rrallë. Me Dinamon fitoi 13 kampionate dhe 10 Kupa Republike. Nuk duhen lënë pa përmendur edhe 70 takimet ndërkombëtare, si në Kupën e Kampioneve kundër italianeve të Clipan Torino (Kampione Evrope), francezeve te AS. Cannes (nën/kampione Evrope), grekeve të Panathinaikos, Jugosllavëve të Vojvodinës[1], polakëve të Cestohovës dhe skuadrave të tjera kroate, hungareze, turke etj. dhe vlerësimet që ka marrë nga klubet Evropiane.

Në vitin 1993 largohet në Maqedoni ku kryen detyrën e trajner-lojtarit me ekipin shqiptar të Shkëndijës. Arrin te korrë sukses me këtë ekip, pasi nga kategoria e dyte arrijnë në play-off në Superligë dhe në gjysmë finalen e Kupës së Maqedonisë. Ekip tjetër në Maqedoni ku ka kontribuar si lojtar si dhe në cilësinë e trajnerit, është edhe KV LIRIA e Zherovjanit-Tetovë (1995), ekip që në atë sezon debutoi në Superligën e Maqedonisë.

1996 u shpall kampion me të rinjtë e Dinamos. Në 1996-1998 emërohet trajner i ekipit te meshkujve të Partizanit,

ku edhe iu rikthye volejbollit të luajtur për një sezon në vitin 1997. Në sezonin 1998-1999 ishte trajner i ekipit të Dinamos. Përgjatë viteve 1998-2004 ka qenë trajner i ekipit kombëtar të të rinjve, meshkuj U 19. Në 2005-2007 ka trajnuar ekipin e femrave të Dinamos duke fituar një Kupë Republike dhe një Kampionat. Në vitet 2005-2007 ka qenë edhe trajner i ekipit kombëtar të femrave U 19.

Ai ka marrë titujt sportivë "Mjeshtër Sporti" “Mjeshtër i Merituar i Sportit” “Nder i sportit Shqiptar” “Urdhrin Naim Frashëri”, "Medalja Naim Frashëri" dhe në vitin 2011 u dekorua nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me urdhrin "Mjeshtër i Madh"

Ai gjithashtu është diplomuar në “Universiteti Bujqësor i Tiranës” si Zooteknik, në Universitetin “Vojo Kushi” si Mësues i Edukimit Fizik dhe në “Akademinë e Rendit”.

  1. ^ https://www.youtube.com/watch?v=0f3uowkh5D8