Shefqet Kastrati
Shefqet Kastrati | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 1961 |
Kombësia | ![]() |
Profesioni | Sipërmarrës |
Njohur për | Themelues i Kastrati Group |
Shefqet Kastrati (lindur në vitin 1961) është një sipërmarrës shqiptar dhe themelues[1] i Kastrati Group, një kompani private që operon në disa sektorë ekonomikë në Shqipëri, përfshirë tregtinë e karburanteve, ndërtimin, sigurimet, hotelerinë, aviacionin dhe automobilizmin [2].
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1991, pas ndryshimeve politike në Shqipëri, Kastrati themeloi kompaninë Kastrati Group, fillimisht me një pikë karburanti në Tiranë. Më vonë, kompania zgjeroi aktivitetin në të gjithë territorin, duke ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së karburanteve me më shumë se 150 pika dhe një kapacitet magazinimi në Porto Romano, Durrës.
Në vitin 2020, Kastrati Group bleu [3] për 71 milionë euro aksionet e China Everbright Limited në koncesionin e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, në vitin 2024 janë regjistruar mbi 7.3 milionë pasagjerë.
Në sektorin e sigurimeve, kompania operon përmes kompanisë Albsig. Në ndërtim, një nga projektet më të njohura është Downtown One në Tiranë, ndërtesë me 37 kate, projektuar nga studio holandeze [1]MVRDV.
Në sektorin e automobilizmit, Auto Star Albania është përfaqësues zyrtar[4] i markës Mercedes-Benz në Shqipëri që prej vitit 2015. Grupi është aktiv edhe në industrinë e hotelerisë dhe në vitin 2023 realizoi[5] një investim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes blerjes së një hoteli në Miami.
Aktivitetet sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shefqet Kastrati ka kontribuar[6] në raste të fatkeqësive natyrore në Shqipëri, përmes ndihmave financiare dhe logjistike për komunitetet e prekura.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor 2017, u shpall “Biznesmeni i Vitit” [7] nga gazeta Koha Jonë, ndërsa në të njëjtin vit u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga qeveria shqiptare.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ kastrati. "Rreth nesh". Kastrati. Marrë më 2025-04-06.
- ^ kastrati. "Kompanitë Tona". Kastrati. Marrë më 2025-04-06.
- ^ "Zyrtarizohet kalimi i Aeroportit të Rinasit te "Kastrati group", për 71 milionë euro". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-04-06.
- ^ Hoxha, Blerina (2017-12-08). "Kastrati increases the shares of Auto Star Albania (the distributor of BENZ), takes full ownership of the company". Revista Monitor (në anglisht). Marrë më 2025-04-06.
- ^ "'Kastrati Group' blen për 55 milionë dollarë hotelin nga familjet mbretërore të Katarit". Opinion.al. 2023-10-08. Marrë më 2025-04-06.
- ^ Edda (2019-11-28). "Tërmeti, Shefqet Kastrati dhuron 1.5 mln euro". Tv Klan. Marrë më 2025-04-06.
- ^ "Shefqet Kastrati Biznesmeni i Vitit. Njihuni me njeriun e investimeve marramendëse!". Ora News. Marrë më 2025-04-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)