Shemzi Kasem Tahiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shemzi Kasem Tahiri lindi në vitin 1914 në Turan të Tepelenës, Shqipëri. Studioi në liceun e Gjirokastrës dhe fitoi të drejtën për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Italisë. Pas mbarimit të saj ai emigron në Angli ku fluturoi për disa vjet dhe mori titullin Pilot i Klasit të I-rë. Në Luftën e Dytë Botërore kreu detyra në rajonin e Ballkanit si pilot i Forcave Ajrore Britanike. Për meritat e tij në këtë luftë është dekoruar me medalje e dekorata të ndryshme përfshirë edhe "Kryqin e Artë". Ai arriti të bëhej kolonel dhe komandant regjimenti. Më vonë kërkohet nga Mbreti i Arabisë Saudite për pilot të avionit të tij personal. Mbeti aty deri sa doli në pension.