Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kisha e Zojës

Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë[1] e njohur si Kisha e Zojës, është një kishë-shenjtërore kushtuar kultit të Zonjës të komunitetit katolik në Shkodër, Shqipëri. Kisha ndodhet në rrëzë të kodrës së kalasë së Shkodrës, e cila nisi të ndërtohej në kohën e okupacionit austro-hungarez më 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore.[2] Kisha ka qenë shumë e përnderuar nga katolikët shqiptarë.[3] U rrënua si objekt kulti gjatë Revolucionit Kulturor, për t'u rindërtuar më pas pas rënies së komunizmit.

Historia e pikturës të Zojës së Këshillit të Mirë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti 1467, kur një ushtri turke e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figurja e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë Kalasë së Rozafës, për të mos u dhunuar nga hordhitë anadollake. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndalua në Gjenacan, afër Romës. Gojëdhëna tregon edhe se Figurën e mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores, e ndërsa ecnin me sytë lart, pa u kujtuar as ata vetë, e kaluan në këmbë detin Adriatik. Si arritën në Romë, figurja u zhduk nga sytë e tyre. Por nuk vonoi e në të gjithë Italinë u hap zëri se një figure e mrekullueshme kishte zënë vend në muret e Shenjtërores së Gjenacanit, ku me ndërmjetësinë e saj po kryheshin mrekulli të panumërta. Ishte data 25 prill 1467. [4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek vendi ku është ndërtuar kisha, para 1917 ishin ca mure të vjetra, të cilat besimtarët katolikë i mbanin për rrënimet e një kishe kushtuar Zonjës së Këshillit të Mirë, ndërsa besimtarët myslimanë i mbanin për rrënojat e një teqeje bektashiane. Farlati e pohon se në atë mjedis në shekullin XVIII ishte një teqe dervishësh. Pasi muret u bënë pretekst grindjesh, administrata osmane u detyrua t'i bllokonte muret për një periudhë të pacaktuar. Me kohën u akordua një komision nga të dy palët për ta shqyrtuar çështjen, komision prej të cilit njihen vetëm anëtarë: Jusuf efendi Golemi dhe Shani i Dedëjakupëve. Pas vendimit të komisionit, besimtarët katolikë u lejuan të shkonin për të bërë lutjet e tyre personale si dhe pelegrinazhi. E njëjta e drejtë iu dha edhe myslimanëve që e besonin për teqe.[5]

Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qyteti ishte nën okupacionin austro-hungarez, kleri katolik me përkrahjen e administratës austriake, ia nisi ndërtimit të kishës më 1917. Protestat e disa individëve myslimanë që u bënë para Ministrisë së Luftës në Vjenë kundër këtij vendimi arbitrar për të ndërtuar kishën mbi rrënojat e mureve të kontestueshme, nuk u përfillën. Kisha nisi ndërtimin e saj kushtuar Zonjës së Këshillit të Mirë dhe përfundoi në vitin 1930.[2] Më 1922 u varros aty arqipeshkvi i Shkodrës Jak Serreqi, për meritën se kishte vënë gurin e parë të ndërtimit me datën 25 mars 1917.[6]

Më 1946, pas marrjes së pushtetit nga komunistët, mbi dy mijë vetë morën pjesë në shtegtimin për tek kisha. Jo shumë kohë më pas, u shndërrua në sallë vallëzimi, për t'u shembur krejtësisht më tej gjatë Revolucionit Kulturor.[3] Me rindërtimin e saj pas rënies së komunizmit, më 1993 Papa Gjon Pali II bekoi gurthemelin e shenjtërores së re.[7] Rindërtimi i shenjtërores pati bamirës arbëreshin e Zarës, ipeshkvin Simeone Duca.[8]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Zona 1, Shkodër qytet: Famullitë dhe qendrat baritore". kishakatolikeshkoder.com. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ a b Bushati 1998, p. 49.
  3. ^ a b Elsie, Robert (3–16 tetor 2003). "Shenjtët e krishterë në Shqipëri" (PDF). Bota Shqiptare. 93: 12–13. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës".
  5. ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. 1. Shkodër: Idromeno. ff. 47–48. OCLC 41096394. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Bushati 1998, p. 51.
  7. ^ "Santuario della Madonna del Buon Consiglio". mariadinazareth.it. qershor 2005. Marrë më 12 tetor 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Kamsi, Vili (1997). Shêjtnorja e Zojës së Shkodrës: shënime hisorike. Shkodër: Volaj. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)