Shko te përmbajtja

Sherif Bundo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sherif Bundo
Lindi (1956-10-15) tetor 1956, 15 (mosha 2009) viti jo i saktë dita jo e saktë
Bënjë, Dëshnicë, Përmet, Shqipëri
KombësiaShqiptar
ShkollimiUniversiteti i Tiranës, Universiteti i Poitiers
ProfesioniEkonomist, profesor, publicist, shkrimtar, politikan
Njohur përAkademik dhe publicist në fushën e financës dhe kontabilitetit
Vepra të shquara
Financë, Teoria dhe drejtimi i portofolit, Dollia shqiptare
TitulliProfesor, Doktor i Shkencave

Sherif Bundo (i lindur më 15 tetor 1956, në Bënjë, Dëshnicë, Përmet) është ekonomist, profesor, doktor i shkencave, publicist, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ai ka mbajtur funksione të larta akademike dhe shtetërore, përfshirë detyrën e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Luarasi” dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Sherif Bundo ka lindur në Bënjë të Dëshnicës më 15 tetor 1956. Arsimin tetëvjeçar e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Këlcyrë (1975). Në vitin 1980 u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Kontabilitet-Financë. Në vitin 1991 mori titullin Doktor i Shkencave në ekonomi dhe në vitin 1999 u bë Profesor në fushën e financës. Në vitin 1995 përfundoi studimet e thelluara DESS në Universitetin e Poitiers, Francë.

Karriera akademike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (1989–2024).
  • Profesor i ftuar në Universitetin e Poitiers, Francë (2001–2025).
  • Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Luarasi”, Tiranë (nga nëntori 2024).
  • Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave (2024).
  • Lektor i lëndëve: Financë, Kontabilitet Financiar, Drejtim Portofoli, Sigurime, Fiskalitete, Financa Ndërkombëtare.
  • Anëtar i bordeve shkencore të mbi 30 konferencave kombëtare e ndërkombëtare.

Karriera profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ekonomist dhe drejtor finance në Skrapar (1980–1989).
  • Drejtor i Përgjithshëm i INSIG (1988).
  • Kryetar i Komitetit për Zhvillimin e Turizmit (1998–2001).
  • Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (2001–2011).
  • Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (2011–2025).
  • Anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe autoriteteve të mbikëqyrjes së sigurimeve (2004–2009).

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Deputet i Përmetit në Kuvendin e Shqipërisë (1997).
  • Kryetar i Komisionit të Politikave Ekonomike të Partisë Socialiste të Shqipërisë (1996–2008).
  • Këshilltar i Ministrit të Financave (2001–2003).
  • Këshilltar i Ministrit të Transportit (2002–2004).
  • Këshilltar i Ministrit të Industrisë dhe Minierave (2003–2005).

Veprimtaria botuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sherif Bundo është autor dhe bashkautor i mbi 38 librave në fushat e financës, kontabilitetit, sigurimeve, fiskalitetit dhe letërsisë. Disa prej botimeve kryesore:

  • Financat e firmës në biznes (1992, bashkautor).
  • Enciklopedi e Ekonomisë, Financës dhe Drejtimit (1996–2004).
  • Financë (2005, ribotuar disa herë si tekst bazë në Universitetin e Tiranës).
  • Teoria dhe drejtimi i portofolit (2017).
  • Fiskalitetet (2012, 2014).
  • Teoria dhe praktika e sigurimeve (2014, bashkautor).
  • Dollia shqiptare (2024, monografi antropologjike).
  • Fara e Revoltës (roman, 2023).
  • Sepetet e gjyshes (novela, 2025).
  • Brenga e babait (roman, 2025).

Gjithashtu ka botuar mbi 114 artikuj shkencorë dhe mbi 200 artikuj publicistikë.

Tituj nderi dhe dekorata

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Titulli “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Shqipërisë (2022).
  • Diplomë Mirënjohjeje nga Universiteti i Shkodrës (2018).
  • Diplomë Nderi nga Qeveria e Shqipërisë (2016).
  • Çmimi “Vepra më e mirë studimore” për librin Dollia shqiptare (2025).

Sherif Bundo është martuar me Burbuqe Bundo (Çuedari). Ata kanë dy fëmijë: Ariona (diplomuar në inxhinieri financiare, Francë) dhe Eni (diplomuar në informatikë, Francë).

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]