Shiitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
12 Imamët e Njerëzimit (Islamit)

Shia شيعة‎‎ shīʻah /ˈʃiːʕa/Vjen nga fjala ndjekës; si dhe është fraza e shkurtuar e frazës historike shīʻatu ʻAlī (شيعة علي /ˈʃiːʕatu ˈʕaliː/) që do të thotë Ndjekës i Imam Aliut. Imam Aliu ishte Prijesi i Besimtareve[1], dhëndrri i Profetit Muhammed dhe trashëgimtari politik e shpirtëror i Ummetit Musliman. Profeti thotë:"E drejta e Alise mbi ummetin eshte si e drejta e Babait mbi femijen e tij". Shia eshte sekti i dyte me i madh i Islamit me rreth 20-30% te ndjekesve mysliman anembane botes me rreth 50% te ndjekesve ne boten arabe.

Terminologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Termi për herë të parë u përdor gjatë kohës së Muhamedit.[2] Sot, kjo fjalë u referohet myslimanëve të cilët besojnë se lidershipi i komunitetit mysliman pas Muhamedit i takonte me të drejtë Alisë dhe pasardhësve të tij. Nawbakhti thekson se termi Shia i referohet nje grupi besimtarësh myslimanë të cilët në kohën e profetit dhe pas tij e shikonin Alinë si Imam dhe Kalif.[3] Al-Shahrastani shprehet se termi Shia i referohet atyre qe besojnë se Aliu ishte përzgjedhur si Pasardhësi, Imami dhe kalifi nga profeti[4] dhe gjithashtu se Autoriteti i Alisë kurrë nuk del nga dera e pasardhesve te tij[5]. Sipas Shijave ky besim eshte shprehur ne Kuran si dhe trashëgimine historike të Islamit. Shehlerët dhe dijetarët Shiitë theksojnë nocionin e autoritetit të lidhur me familjen e profeteve ashtu siç ajeti kuranor 3:33,34 tregon: "Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).- (33)(Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë. (34)[6]" 

Fillesat e skizmës islame[redakto | redakto tekstin burimor]

Konflikti rreth skizmës së madhe ndërmjet Sunnive dhe Shiiteve i ka fillesat e saj në ngjarjen e Ghadir Khom. Kjo ngjarje do të bëhej pas vdekjes së profetit kyç në zbërthimin e së vërtetës së cili ishte Khalifa (Imam)i drejtë që do e trashegonte ummetin mysliman pas themelimit të tij nga vula e profeteve Hz. Muhammad. Ne perfundim te haxhit te fundit Xhebraili njofton Muhamedin te lajmerojën ummetin për lajmin e ardhur nga qiejt. U zbulua ajeti Kuranor:

يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۖ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ ۚ وَاللَّـهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ ۗ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ

O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.(5:67).[7]

Profeti me të marrë lajmin urdhëron haxhinjtë te cilët kishin filluar te largoheshin te rikthehen, pasi duhej te bente nje lajmerim te rendesishëm. Vendi quhej Ghadir Khom, nje oaz i vogel mes Mekës e Medinës. Ai urdheron qe te ndertohet nje fare pirgu i larte, si nje lloj podiumi ku edhe do mbante fjalimin e tij para rreth 120.000 haxhilerëve. Ne kete takim raportohet nga Sahih Muslim, Tabarri, Tirmidhi etj duke thene: " Une po ju le pas dy gjera me vlere (thaqalayn) ne mesin tuaj: Librin e Allahut dhe gjakun tim (`itrah), Ehlibejtin Tim (Ahl al-Bayt), pasi me te vertete, te dy nuk do te ndahen deri sa te vijne prap tek une ne oazin (e al-­Kawthar ne diten e gjykimit)." Ne ate moment thirri Hz. Aline ti afrohej, ai morri doren e e ngriti lart dhe tha:" 'I cilëdo kujt une jam imam(lider), atehëher Ali eshte imami(lideri) i tij. Ai eshte Ali Ibn Abi Talib, vellai im, pasuesi i vullnetit tim (Wasiyyi), pasimi i te cilit si gardiani juaj dhe lider është lajmeruar nga Allahu, i madheruar.[8][9] Ky hadith raportohet ne 6 Sahihet e Ehlu Sunnas si dhe Librat e shkolles Xhaferi (Imamije/Shiite) si Al-Khafi, Bihar un Envar, etj.

Shijat e bazojnë mesazhin e tyre në Kuran dhe Sunën e hadithet e Profetit si dhe hadithet e Imamëve(A.S)[7][10]. Shijat besojne se Imam Ali ishte emëruar nga Allahu si pasardhës i Muhamedit si Imami i Parë[11]. Shijat e zgjeroje doktrinen "Imami" edhe ne familjen e pejgameri, Ehli Bejti ("njerëzit e Shtëpisë"), te njohur si Imamë, te cilet kane pushtet dhe autoritet special mbi ummetin.

Persekutimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e raporteve Sunni-Shia shpeshherë është përfshirë nga dhuna, duke pasur fillesat që në kohën me te hershem te ndarjes se ketyre sekteve. Ne periudha te ndryshme pergjate historise Shiat kane pesuar persekutim te madh dhe çnjerezor.[12][13][14][15]

Gjate qeverisjes se dinastise Umavije, shume udheheqesa Sunni i konsideronin shiat si kercenim –te pushtet politik dhe shpirteror te Ummetit.[16] Udheheqesit Sunni kerkuan te margjinalizonin elementin Shiit ne boten arabe,dhe me vone dinastia Abaside tradhëtoj aleatet e tyre Shiite dhe i burgosen, persekutuan, dhe i vrane. Persekucioni i Shijave pergjate historise sipas burimeve edhe Sunnite shpesh eshte karakterizuar nga veprime brutale dhe genocid. Duke perbere 20–30% te te gjithe popullsise Myslimane ne bote, Shijat vazhdojne te jene nje komunitet i margjinalizuar deri ne kete dite ne shume vende arabe te dominuara nga Sunnit, pa te drejta per te praktikuar te drejat e tyre fetare.

Ne vitin 1514 sulltani OsmanSelim I, urdheroi masakrimin e 40,000 Shiiteve te Anadollit.[17] Sipas Jalal Al-e-Ahmad, "Sulltan Selimi e çoi situaten ne aq ekstrem sa ai lajmeroi se vrasja e nje Shiiti ka vleren e vrasjes së 70 te Krishtereve."[17]

Në 1801 Ushtrite Wahabiste te Al Saudit sulmuan dhe plaçkiten Qerbelanë, tyrben Myslimane Shiite ne Irakun Lindor i cili eshte vendi i prehjes se Nipave te Profetit, Hysenit(A.S) dhe Abaz Aliut(A.S)

Nen regjimin e Sadam Huseinit(L.A), nga 1973 deri me 2003, ne Irak, Myslimanet Shiite u persekutuan ne menyre te tmerrshme.[18]

Doktrina[redakto | redakto tekstin burimor]

Doktrina shiite bazohet ne 5 principe.[19] Kto principe njihen si Usul ad-Din dhe ato vijojne si me poshte:

  1. Monoteizmi, Allahu eshte një dhe unik.
  2. Drejtësia koncepti i moralit bazuar në etikën, paanësinë, dhe barazinë, si dhe ndëshkim në rast te shkeljes se etikes se lart permendur.
  3. Pejgamerllëku, instutucioni ne te cilin Allahu dergon emisaret e tij, ose profetët, per te udhezuar njerëzimin.
  4. Imamat, nje institucion hyjnor i cili pason institucionin e Pejgaerllëku. Emisaret e tij (imamët) jane të emëruar ne menyrë hyjnore( nga Allahu) .
  5. Gjykimi i fundit Dita e Gjykimit ne të cilën Allahu do te tubojë njerëzinë.

Më specifikisht, keto parime jane te njohura si Usul al-Madhhab (principtet e Sektit Shiit) sipas Xhaferive dhe Imamive te cilet dallojne nga Daruriyat al-Din (Bazat e fesë) të cilat janë parimet e te qenit mysliman. Bazat e fesë nuk përfshijnë Imamatin pasi nuk eshte kusht per myslimanin per tu njohur si i tille. Gjithsesi kjo kategori, sipas dijetareve Shiite si Ayatollah Abu al-Qasim al-Khoei (radiallahu anhu) perfshin besimin ne zot, Profet, në ditën e gjykimit si dhe nevoja te tjera (si besimi ne ëngjuj).Ne kete pikepamje Shiat bejne nje dallim ndermjet besimit ne parimet baze te Islamit ne njeren ane dhe doktrines Shiite nga ana tjeter si Imamati.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ The New Encyclopædia Britannica, Jacob E. Safra, Chairman of the Board, 15th Edition, Encyclopædia Britannica, Inc., 1998, ISBN 0-85229-663-0, Vol 10, p. 738
  2. ^ Tabataba'i 1977, p. 34
  3. ^ Sobhani 2001, p. 97
  4. ^ Sobhani 2001, p. 98
  5. ^ Vaezi 2004, p. 54
  6. ^ Cornell 2007, p. 218
  7. ^ a b Esposito, John. "What Everyone Needs to Know about Islam." Oxford University Press, 2002 | ISBN 978-0-19-515713-0. p. 40
  8. ^ "Event of Ghadir Khumm". Al-islam.org. Retrieved 2011-05-04.
  9. ^ The Last Sermon of Muhammad by Shia Accounts
  10. ^ "From the article on Shii Islam in Oxford Islamic Studies Online". Oxfordislamicstudies.com. Retrieved 2011-05-04.
  11. ^ "Lesson 13: Imam's Traits"Al-Islam.org
  12. ^ (Ya'qubi; vol. III, pp. 91–96, and Tarikh Abul Fida', vol. I, p. 212.)
  13. ^ The Psychologies in Religion, E. Thomas Dowd and Stevan Lars Nielsen, chapter 14. Books.google.com. 2006-02-22. ISBN 978-0-8261-2856-0. Retrieved 2011-05-04.
  14. ^ Maddox, Bronwen (2006-12-30). "Hanging will bring only more bloodshed"The Times. London. Retrieved 2010-05-23.
  15. ^ The Shia, Ted Thornton, NMH, Northfield Mount Hermon Archived 13 August 2009 at the Wayback Machine.
  16. ^ "The Origins of the Sunni/Shia split in Islam". Islamfortoday.com. Retrieved2011-05-04.
  17. ^ a b George C. Kohn (2007.) Dictionary of Wars. Infobase Publishing. p.385. ISBN 0-8160-6577-2
  18. ^ Gritten, David (25 February 2006). "Long path to Iraq's sectarian split"BBC News. Retrieved 19 April2015.
  19. ^ "Shiʿite Doctrine"iranicaonline.org.