Shilpa shastra
Shilpa shastra (sanskritisht: शिल्प शास्त्र śilpa śāstra) fjalë për fjalë do të thotë Shkenca e Śilpas (arteve dhe zejeve).[1][2] Është një term i lashtë ombrellë për shumë tekste hindu që përshkruajnë artet, zejet dhe rregullat, parimet dhe standardet e dizenjimit të tyre. Në kontekstin e projektimit të tempujve, Shilpa shastrat ishin manuale për skulpturat dhe ikonografinë hindu, që përshkruanin mes gjërave të tjera, proporcionet e një figure skulpturore, kompozimin, parimet, domethënien, ashtu si dhe rregullat e arkitekturës.[3] Në këta tekste listohen tradicionalisht gjashtëdhjetë e katër teknika për arte ose zeje të tilla, herë herë të quajtura bāhya-kalā ("artet e jashtme ose praktike"), duke përfshirë karpentierinë, arkitekturën, argjendarinë, nallbanërinë, aktrimin, kërcimin, muzikën, mjekësinë, poezinë etj.., përkrahë gjashtëdhjetë e katër abhyantara-kalā ose "arteve sekrete" që përfshijnë kryesisht "artet erotike" si puthjet, përqafimet, etj. (Monier-Williams s.v. śilpa). Ndërsa Shilpa dhe Vaastu shastrat janë të lidhura, Shilpa Shastrat kanë të bëjnë me artet dhe zejet si modelimi i statujave, ikonave, relieveve në gurë, pikturave, karpentierisë, poçarisë, argjendarisë, ngjyrosjes, tekstileve etj.[4][5] Vastu shastrat kanë të bëjnë me arkitekturën – ndërtimi i shtëpive, fortesave, tempujve, pallateve, planifikimin e fshatrave dhe qyteteve etj.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Silpa (शिल्प, Shilpa) i referohet çdo arti ose zeje në tekstet e lashta indiane, ndërsa Sastra do të thotë shkencë, dije. Së bashku, Shilpa Shastra do të thotë shkenca e arit dhe zejtarisë. Tekstet e lashta sanskrite përdorin termin (शिल्पिन्, Shilpin, artist ose artizan)[6] dhe Śilpini (शिल्पिनी, Shilpini, artiste ose artizane)[7] for artists and crafts person, while Śilpani refers to works of arts of man.[1] Kuptimi i Shilpas, sipas Stella Karmrisch është kompleks. Ajo shkruan se ajo konsiston në "artin, aftësinë, zejen, punimin, gjenialitetin, ritin dhe ritualin, formëm dhe krijimin”.[1][8] Gama e zejeve të përfshira nga termi Shilpa shtrihet në çdo aspekt të kulturës, duke përfshirë skulptorin, poçarin, parfumierin, karrondreqësin, piktorin, endësin, arkitektin, kërcimtarin, muzikantin, ushtruesit e arteve erotike etj. Tekstet e lashta indiane pohojnë se numri i arteve është i pakufizuar, ata përmendin gjashtëdhjetë e katër kala’’ (कला, teknika)[9] dhe tridhjetë e dy ‘‘vidya’’ (विद्या, fusha të diturisë).[1][10] Shilpa diskutohet te Agamat, Puranat dhe Vastu shastra ku është i lidhur me mitologjinë Vishvakarma.
Shilpa shastra mbi pikturën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shilpa shastrat përfshijnë kapituj mbi pikturën, si miniaturën ashtu dhe atë të mirëfilltë.[11] Për shembull, Narad Shilpa shastra i kushton kapitujt 66 dhe 71 pikturës, ndërsa Saraswati Shilpa Shastra përshkruan tipet e ndryshme të chitras (pikturë e plotë), ardhachitra (skicimin), chitrabhasa (komunikimin nëpërmjet pikturës), varna samskara (përgatitjen e ngjyrave).[12] Shilpa Shastra të tjera mbi pikturën perfshijnë Vishnudharmottara Puranan dhe Citralaksanan, më e parë e disponueshme në sanskritisht ndërsa kanë vetëm kompje të mëvonshme të mbijetuara në gjuhën tibetiane (të dyja fillimisht të shkruara mbi trungje mështekne dhe janë përkthyer në anglisht dhe gjermanisht).[13] Këta traktate sanskrite diskutojnë aspektet e mëtejshme të një pikture: përmasat, proporcionet, perspektiva e shikuesit, mudra, emocionet dhe rasa (kuptimi). Një qasje e tillë e pikturave indiane, pohon Isabella Nardi, i bën Shilpa Shastrat jo vetëm burime tekstuale kanonike por edhe një mjet përçimi të diturisë dhe temave shpirtërore.[14][15]
Shilpa Shastra mbi karpentierinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adhyaya (kapitulli) e parë e Shilpa Shastra Manasaras diskuton parimet përmasore të karpentierisë.[17] Versioni i shekullit të IX të tekstit Mayamata të Tamil Nadusë dhe versioni i shekullit të XVI të Silparatnas së Odishas e përshkruajnë taksakan dhe vardhakin si silpinë druri; taksaka zotëron diturinë e tipeve të drurit dhe praktikon artin e prerjes së drurit, ndërsa vardhaki zotëron njohurinë e formave të drurit dhe praktikon artin e karpentierisë.[18] Një nga permendjet më të hershme të arteve të karpentierisë është në librin 9, kapitulli 112 të Rig Vedas.[19] Karpentieria ishte gjithashtu një Shilpa Shastra thelbësore gjatë ndërtimit të një Tempulli hindu.[20]
Shilpa Shastra mbi metalurgjinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vedat, në veçanti Atharva veda dhe Sthapatya veda, përshkruajnë shumë lloje artesh dhe zejesh në diskutimin e tyre mbi Shilpa Shastran dhe Yantra Sarvasvan. Rig veda, pohon Ravi,[14] përmendjet e pajisjeve të përdorura në derdhjen e shkrirjes, si dhamatri (kupola), gharma aranmaya (kontenieri) dhe bhastri (gjyruku). Këto diskutime janë në kontekstin e bërjes së statujave të idhujve dhe përshkruajnë rregullat për të arritur talmanat (proporcionet), mudrat (gjestet) dhe bhavat (shprehjet) më të mira.[14][15] Tekste sanskrite si Shilparatna[21] dhe Manasara[22] përshkruajnë në detaje procesin dhe parimet e artit të punimit të metaleve, veçanërisht të aliazheve si pancha dhatu (pesë metalet - zinku, kallaji, bakri, argjendi dhe ari) dhe ashta dhatu (aliazhet e tetë metaleve – që i shtojnë hekurin, plumbin dhe mërkurin panch dhatus).[14] Madhuchista Vidhana (humbja e dyllit), procesi i derdhjes së metalit të shkrirë është procesi më i diskutuar i Shilpa shastrave të lashta mbi metalet.[14][23] Kirk sugjeron se këto Shastra u përhapën nga India në kulturat e tjera të lashta të Azisë.[24] Ndërsa ka dëshmi empirike të metalurgjisë me pastërti të lartë dhe punimeve artistike me metale të tjera, disa Shilpa shastra të lashta kanë humbur. Për shembull, Kolona e Hekurt e Delhit nga shekulli i IV ose V i e.s., që qëndron 7 metra e lartë, peshon 6 tonë dhe përmban hekur 99.72% pa ndonjë shenjë ndryshku, është dëshmi e gjendjes së artit të metalurgjisë në Indinë e shekullit të V.[14][16]
Edukimi Shilpa Shastra në Indinë e lashtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prejardhja nuk ishte kufizuese
Të gjitha artet ishin të mundshme për të gjitha klasat, kastat dhe të dy gjinitë në Indinë e lashtë.[25] Tekstet e lashta të Parasharas, pohojnë se të gjitha zejet ishin të praktikuara nga çdokush pavarësisht zanatit të familjes.[1] ‘‘Jatakat’’ Budiste përmendin karpentierë brahminë, teksti i shekullit të IV ‘‘Baudhayana’’ përshkruan[26] ndërtues karrosh, karpentierë, tullabërës, poçarë dhe metalpunues nga njerëz të klasifikuar si Kshatriya, Vaishya dhe Shudra. ‘‘Suttavibhanga’’ përshkruan ndërtues dhe karrondreqës të lindur nga baba shudra dhe nënë brahmine, që nga tekstet e mëvonshme do të përshkruheshin si të paprekshëm.[1] Argjendarët e Maharashtras përfshinin fëmijë të lindur në familje barinjsh.
- Formimi artizanal
Shegertët bashkoheshin dhe trajnoheshin nën drejtimin e mjeshtrave. Më të mirët mereshin dhe njiheshin si anëtarë të punishteve të ndryshme artizanale ose artistike.[1] Trajnimi fillonte nga fëmijëria dhe përfshinte studime rreth dharmas, kulturës, leximit, shkrimit, matematikës, gjeometrisë, ngjyrave, veglave, ashtu si dhe sektretet e tregëtisë – këto quheshin Traditë.[1][27]
- Punishtet
Shilpinët formonin Śreni (punishte artizanale) në Indinë e lashtë. Çdo punishte formonte ligjet dhe kodet e saj të sjelljes, mbretërit e lashtë hindu dhe budistë të Indisë e respektonin traditën. Në disa raste, mbreti vendoste ligjet e punishteve;[28] në disa raste, financieri i mbretit kishte fjalën e fundit dhe shërbente si gjykatës i punishteve të ndryshme në një mbretëri.[29] Këto punishte, në mijëvjeçarin e I të e.s., përfshinin të gjitha ato që praktikonin artit pavarësisht kastës ose bindjes së artistëve.[30] Të ardhurat e çdo punishteje vinin nga këstet e paguara nga anëtarët e rinj që i bashkoheshin punishtes, nga gjobat mbi ata që shkelnin kodin e sjelljes të vendosur nga punishtja dhe nga qiraja e veglave të përdorura për atë art. Punishtet kryenin gjithashtu bamirësi dhe bënin punime falas për tempujt dhe veprat e tjera shoqërore.[30] Gjatë festave dhe celebrimeve, çdo punishte do të kontribuonte me veprimtarinë dhe pavjonet me flamuj dhe emblema të saj.
- Arti shpirtëror
Punës krijuese dhe artistëve u jepeshin atributet e një sakramenti në kulturën e lashtë indiane, pohon Stella Kramrisch.[27] Një artist shprehte shenjtërinë dhe spiritualitetin në artin e tij ose të saj. Ky besim vazhdon të shfaqen në Indinë moderne në formën e ritualeve, ku në një festë vjeshtore (Dashahra), artizanët në pjesë të ndryshme të Indisë adhuronin veglat e tyre me temjan, lule dhe oriz. Brhat Samhita në vargjet 57.10-11 përshkruan praktikën e karpentierëve të luteshin dhe të krërkonin falje për prerjen e një peme përpara prerjes së saj. Sëpata e përdorur për të prerë pemën do të fërkohej me mjalt dhe gjalp për të minimumizuar dhimbjet e pemës që konsiderohej si një qënie e gjallë. Artizanati shihej si aplikim i esencës së Purushas (parimet e përbotshme) në pjesët e natyrës ashtu si shndërrimi i saj në një punim artistik.[31][32]
Traktate Shilpa shastra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa dorëshkrime të njohura të lidhura me Shilpa Shastrat përfshijnë:[33][34]
- Mayasastra (shtypja e imazheve, dekorimi i mureve)
- Bimbamana (piktura)
- Sukratniti (pratima – bërja e murtit ose vigrahas, dizenjimi i ikonave)
- Suprabhedagama
- Visnu dharmottara purana (letërsia, muzika, teatri, kërcimi, piktura, skulptura, ikonografia, arkitektura)
- Agamat (kanë kapituj mbi shilpa shastrat e tjera)
- Agni purana (ikongrafia)
- Brahmanda purana (kryesisht arkitektura dhe disa seksione mbi artet)
- Vastu vidya
- Pratima laksana vidhanam
- Gargeyam
- Manasara (shumë kapituj mbi derdhjen dhe modelimin e skalitjeve, lustrimin dhe bërjen e arteve dhe zejeve)
- Atriyam
- Pratima mana laksanam (përfshin kapituj mbi riparimin e statujave të thyera dhe punime artistike)
- Dasa tala nyagrodha pari mandala
- Sambudhabhasita pratima laksana vivarana nama
- Mayamatam (ndërtimi - arkitektura, mjetet etj.)
- Brhat Samhita
- Shilpa ratnam (libri Purvabhaga ka 46 kapituj mbi artet dhe ndërtimin e shtëpive/qyteteve, Uttarabhaga ka 35 kapituj mbi skulpturën, ikonat dhe temat e lidhura të shkallës më të vogël)
- Yukti kalpataru (arte të ndryshme, duke përfshirë argjendarinë)
- Shilpa kala darsanam
- Samarangana Sutradhara
- Visva karma prakasam
- Matsya purana
- Garuda purana
- Kasyapa silpasastra
- Bhavisya purana (kryesisht arkitektura dhe disa seksione mbia artet)
- Alankara sastra
- Artha sastra (zejet e përgjithshme si dritaret dhe dyert, ashtu si dhe shërbimet publike)
- Chitra kalpa (zbukurimet)
- Chitra karmasastra
- Maya silpasastra (në gjuhën tamile)
- Visvakarma silpa (artet mbi kolonat, punimin e drurit)
- Agastya (artet dhe zejet e bazuara te druri)
- Mandana Silpa Sastra (diya, zejet e lidhura me llampat)
- Ratna sastra (zejet e perlave, varëseve, argjendarisë)
- Ratna pariksa (argjendaria)
- Ratna samgraha (argjendaria)
- Laghu ratna pariksa (argjendaria, gurgdhendja)
- Manimahatmya (gurëgdhendja)
- Agastimata (zejet e gurëgdhendjes)
- Anangaranga (artet erotike)
- Kamasutra (veprimtaritë artistike)
- Rati rahasya (artet erotike)
- Kandarpa cudamani (artet erotike)
- Natya sastra (teatri, kërcimi, muzika, fragmente mbi pikturën dhe skulpturën)
- Nrttaratnavali (zejet për veshjen dhe performancat publike)
- Sangita ratna kara (zejet mbi veshjet, kërcimin dhe performancat publike)
- Nalapaka (zejet e ushqimit, enët e kuzhinës dhe kulinarinë)
- Paka darpana (zejet e ushqimit, enëve të kuzhinës dhe kulinarisë)
- Paka vijnana (zejet e ushqimit, enëve të kuzhinës dhe kulinarisë)
- Pakarnava (zejet e ushqimit, enëve të kuzhinës dhe kulinarisë)
- Kuttanimatam (artet tekstile)
- Kadambari by Banabhatta (kapituj mbi artin dhe zejet tekstile)
- Samaymatrka (artet tekstile)
- Yantra Kosha (instrumentet muzikore,[35]
- Sangita ratna kara (zejet muzikore)
- Śilpa-ratna-kośa (arkitektura, skulptura)
- Cilappatikaaram (një klasik i shekullit të II në gjuhën tamile mbi muzikën dhe kërcimin, seksione mbi instrumentet muzikore)
- Manasollasa (artet dhe zejet e lidhura me instrumentet muzikore, gatimin, tekstilet, dekorimin)
- Vastuvidya (skulpturat, ikonat, piktura dhe artet dhe zejet minore)
- Upavana vinoda (traktat sanskrit mbi pemëtarinë dhe kopështarinë, dizenjimin e kopështeve të shtëpive, aspekte zejeve të lidhura me planimetrinë e shtëpive)
- Vastusutra Upanishad (teksti më i vjetër i njohur sanskrit Shilpa shastra, 6 kapituj, meret me bërjen e imazheve, përshkruan si imazhet artistike janë mjete komunikimi të emocioneve dhe lirisë shpirtërore).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vastu shastra
- Manjusri Vasthu Vidya Shastra
- Arti Indian
- Tempulli hindu
- Arkitektura e tempujve hindu
- Letërsia Indiane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f g h i Stella Kramrisch: Traditions of the Indian Craftsman; 1958, The Journal of American Folklore, Vol. 71, Nr. 281, Traditional India: Structure and Change (korrik - shtator 1958), fq.. 224-30
- ^ A. Sinha: Design of Settlements in the Vaastu Shastras; 1998, Journal of Cultural Geography, 17(2), fq. 27-41
- ^ Për Śilpa Śāstras si baza për standardet ikonografike të shihet: Thomas J. Hopkins: The Hindu Religious Tradition; 1971, Belmont, Kaliforni: Dickenson Publishing Company, fq. 113.
- ^ R. N. Misra: Silpis in Ancient India: Beyond their Ascribed Locus in Ancient Society; 2011, Social Scientist, Vol. 39, Nr. 7/8, fq. 43-54
- ^ M. Chandra: Costumes, Textiles, Cosmetics an Coiffures in Ancient and Medieval India; 1973, Delhi, oclc 251930242
- ^ Śilpin Arkivuar 20 shtator 2016 tek Wayback Machine Sanskrit English Dictionary, University of Koeln, Germany
- ^ Śilpini Arkivuar 20 shtator 2016 tek Wayback Machine Sanskrit English Dictionary, University of Koeln, Germany
- ^ Stella Kramrisch: Traditions of the Indian Craftsman; 1958, The Journal of American Folklore, Vol. 71, Nr. 281, (korrik - shtator 1958), fq. 224-30
- ^ Vatsyayana, Kamasutra I.3, Jayamangala
- ^ Vatsyayana, Kamasutra, libri I, kapitulli 3
- ^ Isabella Nardi: The Theory of Citrasutras in Indian Painting; 2006, Routledge, ISBN 978-0-415-39195-5, fq. 180-7
- ^ S. Dabhade: The Technique of Wall Painting in Ancient India[lidhje e vdekur]; fq. 7-12
- ^ Isabella Nardi: The Theory of Citrasutras in Indian Painting; 2006, Routledge, ISBN 978-0-415-39195-5
- ^ a b c d e f B. Ravi: Investment casting development - Ancient and Modern Approaches; 2003, National Conference on Investment Casting Central Mechanical Engineering Research Institute; Durgapur, IIT Bombej
- ^ a b Isabella Nardi: Re-evaluating the Role of Text in Indian Art - Towards a Shastric Analysis of the Image of Shri Nathji in Nathdvara Miniature Painting; 2009, South Asia Research, korrik, vol. 29, nr. 2, fq. 99-126
- ^ a b R. Balasubramaniam: The decorative bell capital of the Delhi iron pillar; 1998, JOM, 50(3): 40-47, doi 10.1007/s11837-998-0378-3
- ^ Ram Raz & Henry Harkness: Essay on the Architecture of the Hindus; 1834, fq. 3-6
- ^ Naoki Ideno: The Artisans' Duty and Ability in Silpa-Sastras; 2007, Journal of Indian and Buddhist Studies, 55(2), fq. 784-8
- ^ R. Vyas: Nature of Indian Culture, 1992, South Asia Books, ISBN 978-81-7022-388-7, fq. 20-1
- ^ C. Purdon Clarke: Some notes upon the Domestic Architecture of India; The Journal of the Society of Arts, 1883, Vol. 31, nr. 1594, fq. 731-56
- ^ Hans Losch: Sources of Sri Kumara's Silparatna; Anal. Bhandarkar Orient. Res., Vol. 31, fq/ 152-64
- ^ Ndërsa Manasara, ndonjëherë shkruhet Manava sara, ka diskutime të gjera mbi arkitekturën, udhëzime për planifikimin e fshatrave dhe qyteteve të lashta, ka seksione mbi artin e punimit të metaleve po ashtu; të shihet: Koenigsberger: New towns in India; 1952, Town Planning Review, 23(2): 95-99; Acharya: Manasara on Architecture and Sculpture; 1933, Mansara Series 1-4, Oxford University Press, ribotimi i vitit 1995, ISBN 978-81-86142-72-1
- ^ Pupul Jayakar: Metal Casting from Kerala; 1984, India International Centre Quarterly, Vol. 11, nr. 4, DESIGN: TRADITION AND CHANGE (dhjetor 1984), fq. 63-8
- ^ W. Kirk: The role of India in the diffusion of early cultures; 1975, Geographical Journal, Vol. 141, nr. 1, 19-34
- ^ Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Vol 1, ISBN 978-81-208-0222-3
- ^ Baudhayana, XXV.13.22
- ^ a b Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Vol 1, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0222-3
- ^ Manusmriti VIII.41
- ^ Nigrodha Jataka VI. 427
- ^ a b Stella Kramrisch: Traditions of the Indian Craftsman; 1958, The Journal of American Folklore, Vol. 71, nr. 281, Traditional India: Structure and Change, fq. 228
- ^ Stella Kramrisch: The Hindu Temple; Vol 1 & 2, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0222-3
- ^ Heather Elgood: Hinduism and the religious arts; 2000, ISBN 978-0-304-70739-3, fq. 121-5
- ^ P.K. Acharya: An Encyclopedia of Hindu Architecture; 1946, Oxford University Press
- ^ Bibliography of Vastu Shastra Literature, 1834-2009 Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine CCA
- ^ Overview në gjuhën bengali)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- P. K. Acharya (1995) [1933]. Manasara on Architecture and Sculpture. Oxford University Press. ISBN 978-818-614-272-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - P. K. Acharya (1946). An Encyclopedia of Hindu Architecture. Oxford University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - P. K. Acharya (1927). Indian Architecture according to the Manasara Shilpa Shastra. Vëll. 6 volume. Londër.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - V. S. Agarwala (1964). The Heritage of Indian Art. Bombej.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - P.N. Bose. Principles of Indian Silpa Sastra with text of Mayamata. Oxford University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - M. Chandra (1973). Costumes, Textiles, Cosmetics an Coiffures in Ancient and Medieval India. Delhi. oclc 251930242.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - M. B. Dabhade (1895). The Technique of Wall Painting in Ancient India.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Alain Daniélou (1993). "The Thirty-two sciences" mbi Shilpa Shastran". Virtue, Success, Pleasure, and Liberation: The Four Aims of Life. ISBN 0-89281-218-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Heather Elgood (2000). Hinduism and the religious arts. Bloomsbury Academic. ISBN 978-0304707393.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - T. Finot (1896). Les lapidaires indiens.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Martin Haug (1922). Aitareya Brahmanam of the Rigveda, The Sacred Books of the Hindus. Allahabad: University of Toronto Archives, Sixth Book.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hopkins, Thomas J. (1971). The Hindu Religious Tradition. Belmont, Kaliforni: Dickenson Publishing Company.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Stella Kramrisch. The Hindu Temple, Vol 1 & 2. Motilal Banarsidass. ISBN 978-81-208-0222-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Isabella Nardi (2006). The Theory of Citrasutras in Indian Painting. Routledge. ISBN 978-0415391955.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - G. K. Pillai (1948). The way of the silpis: Or, Hindu approach to art and science. Allahabad: Indian Press. oclc 4483067.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - S. K. Ramachandara Rao. "Vastu-Silpa Kosha". Encyclopedia of Hindu Temple architecture and Vastu. Lala Murari Lal Chharia Oriental series. Delhi: Devine Books. ISBN 978-93-81218-51-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ram Raz; Henry Harkness (1834). Essay on the Architecture of the Hindus. Oriental Translation Fund.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - D. N. Shukla (1967). Shilpa Shastra. Lucknow: Vastuvanmaya Prakashan.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Amita Sinha (1998). "Design of Settlements in the Vaastu Shastras". Journal of Cultural Geography. 17.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - R. Vyas (1992). Nature of Indian Culture. South Asia Books. ISBN 978-817-022-388-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Shilpa shastra. |