Shkëndija Tiranë
Pamja
| Shkëndija Tiranë | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Emri i plotë | Shkëndija Tiranë | ||
| Themelimi | 1970 | ||
| Stadiumi | Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamëz | ||
| Kryetari | Ermal Tahiri | ||
| Trajneri | Ervin Bulku | ||
| 2020 | Kategoria e Tretë, 8të (u tërhoq) | ||
| Uebfaqja | loroborici | ||
| Veshjet | |||
| |||
Shkëndija Tiranë është një klub futbolli shqiptar me qendër në Tiranë dhe është ekipi i futbollit i shkollës së mjeshtërisë sportive Loro Boriçi. Akademia është e famshme si një nga akademitë më të suksesshmet në vend dhe ka prodhuar 35 futbollistë ndërkombëtarë shqiptarë. Ditët e lavdisë së klubit ishin në vitet 1970, ku ata ishin lojtarë të rregullt në Kategorinë Superiore dhe u paraqitën në Kupën e Ballkanit në sezonin 1971–72. Në vitin 1986, klubi u riemërua Studenti ILFK Tirana, por më vonë u rikthye në Shkëndija Tiranë.