Shkodra Elektronike
Shkodra Elektronike | |
|---|---|
Shkodra Elektronike në PrePartyESC 2025 | |
| Informata themelore | |
| Prejardhja | Shkodër, Shqipëri |
| Zhanret | Folktronica |
| Vitet aktive | 2019–aktualisht |
| Labeli | Alt Orient |
| Anëtar/ët |
|
| Uebfaqja | https://www.shkodraelektronike.com/ |
Shkodra Elektronike janë një dyshe muzikore shqiptare e elektropopit, e themeluar në vitin 2018 në Shkodër. Grupi përbëhet nga këngëtarët Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji.[1]
Ata fituan Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH dhe përfaqësuan Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2025 me këngën "Zjerm". Shkodra Elektronike arriti në finale dhe përfunduan në vendin e 8-të me 218 pikë.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dyshja rrjedh nga Shkodra në Shqipërinë veriore si imigrantë që u rritën në Itali. Ata fituan popullaritet në Shqipëri përmes lëshimit të këngëve të suksesshme si "Ku e Gjeta Vedin" dhe "Synin si Qershia" në 2020.[3][4] Ata filluan pastaj të performojnë nëpër festivale të ndryshme.
Në 2022, lëshuan EP-në e tyre të parë, Live @ Uzina, me këngën e shquar "Turtulleshë".
Në vitin 2024, kjo dyshe mori pjesë në Festivalin e Këngës 63 me këngën "Zjerm". Ata e fituan festivalin me 143 pikë duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025, i mbajtur në Bazel.[5]
Me datën 15 maj 2025 Shkodra Elektronike morri pjesë në gjysmëfinalen e Eurovision 2025 ku ishte një ndër 10 konkurrentët të cilët u kualifikuan për në finale nga puntata e parë.[6] Në finalen e Eurovision 2025, e mbajtur me 17 maj 2025, Shkodra Elektronike arriti vendin e 8-të, me 218 pikë, ndër të cilat 45 ishin nga votimi i jurive dhe 173 nga votimi i publikut.[2]
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2022 – Live @ Uzina
- 2025 - shndrit!
Këngë të përveçme (Single)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2020 – "Ku e Gjeta Vedin"
- 2020 – "Synin si Qershia"
- 2022 – "Turtulleshë"
- 2023 – "Vaj si kenka ba dynjaja"
- 2024 – "Zjerm"
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shkodra Elektronike" (në anglisht).
- 1 2 Kokonozi, Ina (2025-05-17). "Austria fiton Eurovision 2025, "Zjerm" renditet në vend të 8-të". RTSH. Marrë më 2025-05-17.
- ↑ "Shkodra Elektronike" (në italisht). Marrë më 2023-11-02.
- ↑ "Clubbing e vibrazioni balcaniche: in anteprima il video di "Synin si Qershia" degli Shkodra Elektronike". Billboard Italia (në italisht). 2020-10-20. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2024. Marrë më 2023-11-02.
- ↑ ""Shkodra Elektronike" fiton Fest 63. "Zjerm" përfaqëson Shqipërinë në Eurovision | RTSH Lajme". lajme.rtsh.al (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2024. Marrë më 2025-01-02.
- ↑ Kokonozi, Ina (2025-05-13). "Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Shkodra Elektronike shkëlqen në skenën europiane". RTSH. Marrë më 2025-05-17.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Çmimet dhe arritjet | ||
|---|---|---|
| Parardhësi Besa me "Titan" |
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2025 |
Pasardhësi TBD |
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë lituanisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë islandisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë gjermanisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë spanjisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë italisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Greek-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë suedisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë letonisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë portugalisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Montenegrin-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë polonisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë serbisht-cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë cituar haptazi shqip-cituar haptazi
- Grupe muzikore elektronike