Shkodran Mustafi
![]() Mustafi me Arsenalin në 2018 | |||
Personal information | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Shkodran Mustafi | ||
Data e lindjes | 17 prill 1992 (33 vjeç) | ||
Vëndi i lindjes | Bad Hersfeld, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in)[1] | ||
Pozicioni(et) | Mbrojtës | ||
Karriera rinore | |||
2000–2004 | 1. FV Bebra | ||
2004–2006 | SV Rotenburg | ||
2006–2009 | Hamburger SV | ||
2009 | Everton | ||
Karriera e lartë* | |||
Vitet | Team | Apps | (Gls) |
2009–2012 | Everton | 0 | (0) |
2012–2014 | Sampdoria | 51 | (1) |
2014–2016 | Valencia | 64 | (6) |
2016–2021 | Arsenal | 102 | (7) |
2021 | Schalke 04 | 13 | (1) |
2021–2023 | Levante | 14 | (2) |
Total | 244 | (17) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2007 | Gjermania U16 | 5 | (0) |
2007–2009 | Gjermania U17 | 24 | (5) |
2009–2010 | Gjermania U18 | 6 | (1) |
2010–2011 | Gjermania U19 | 9 | (2) |
2011–2013 | Gjermania U20 | 10 | (3) |
2013 | Gjermania U21 | 7 | (0) |
2014–2017 | Gjermania | 20 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve |
Shkodran Mustafi (lindur më 17 prill 1992) është një ish futbollist profesionist gjerman me origjinë shqiptare i cili luante si mbrojtës.
Mustafi e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Hamburgut dhe Evertonit. Pasi debutoi si profesionist me këtë të fundit, ai u transferua në Itali te Sampdoria në janad 2012. Në gusht 2014, ai firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare me Valencian para se të kalonte te Arsenali dpër 35 milion £ dy vite më vonë. Ai zhvilloi 151 ndeshje me klubin londinez. Pas kësaj, ai pati dy përvoja të shkurtra në Gjermani te Schalke 04 dhe sërisht në Spanjë, këtë herë me Levanten.
Mustafi luajti mbi 60 ndeshje me ekipet e moshave të Gjermanisë. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi më 13 maj 2014 në miqësoren kundër Polonisë. Dy javë më pas, ai u thirr të luante në Kupën e Botës 2014 e cila u fitua nga Gjermania. Ai gjithashtu ka luajtur në Euro 2016 dhe Kupën e Konfederatave 2017.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mustafi ka lindur në Bad Hersfeld, Gjermani, nga një familje shqiptare, më saktë nga Gostivari.[2] Ai e filloi karrierën me sistemin e të rinjëve të FV Bebra dhe më vonë të SV Rotenburg. Nga 2006 në 2009, Mustafi luajti për Hamburger SV përpara se të bashkohej me Everton.
Everton
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mustafi bëri debutimin e tij zyrtar me Evertonin në dhjetor 2009 në një ndeshje të Ligës së Evropës kundër BATE Borisov, duke zëvëndësuar Tony Hibbert në minutën e 76të.[3] Kjo ishte ndeshja e tij e parë dhe e fundit me skuadrën e parë përpara se në janar 2012 të transferohej te klub i Serie A, Sampdoria si lojtar i lirë.[4]
Sampdoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 janar 2012, Mustafi u transferua te Sampdoria si lojtar i litë dhe firmosi një marrëveshje për katër vite e gjysëm.[5][6] Ai debutoi me klubin më 26 maj 2012 në humbjen 3–1 kundër Vareses në Serie B.[7]
Më 11 nëntor 2012, Mustafi bëri debutimin e tij në Serie A në humbjen 2–0 kundër Palermos, duke u aktivizuar nga trajneri Ciro Ferrara si mbrojtës i djathtë. Ai e mbylli sezonin e tij të parë të plotë me Sampdorian me 17 ndeshje, 12 prej të cilave si titullar.
Në sezonin 2013–14, Mustafi ishte titullar i padiskutueshëm duke luajtur 33 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupën e Italisë, duke bërë që të thirrej në ekipi kombëtar. Ai shënoi golin e tij të parë me Sampdorian më 26 tetor 2013 në fitoren 1–0 kundër Atalantës.[8]
Valencia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 7 gusht 2014, Mustafi nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin spanjoll Valencia CF, për një shifër të pazbuluar,[9] e cila u raportua të ishte 8 milionë €.[10] Ai bëri debutimin më 25 shtator kundër Córdoba CF.[11] Një muaj më vonë, Mustafi shënoi golin e parë për skuadrën në ndeshjen e fituar 3-1 kundër Elches.[12] Më 2 nëntor, Mustafi shënoi në fitoren 3–1 kundër Villarealit, duke ngjitur Valencian në vendin e dytë në kampionat.[13]
Më 3 mars 2016, Mustafi u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes së kupës kundër Barcelonës për një faull brënda zonës ndaj Lionel Messit. Valencia u mposht me rezultatin 7–0 dhe Mustafi kërkoi falje publike për performancën e tij.[14][15]
Arsenal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 gusht 2016, Mustafi u transferua te klubi anglez Arsenal për 35 milion £.[16][17] Ai bëri debutimin e tij në fitoren 2-1 kundër Southampton në stadiumin Emirates më 10 shtator.[18] Pasi u aktivizua në takimin kundër Bournemouth, Mustafi vendosi një rekord të ri në klub me 18 ndeshje të luajtura rresht pa humbje, duke kaluar rekordin e Bacary Sagna.[19] Më 22 janar 2017, ai shënoi golin e parë me klubin në një fitore 2–1 kundër Burnley.[20] Mustafi humbi finalen e FA Cup kundër Çelsit më 27 maj për shkak se ishte i sëmurë.[21][22]
Schalke 04
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 shkurt 2021, Mustafi u transferua te Schalke 04 në Gjermani.[23] Sipas raportimeve, ai firmosi një marrëveshje deri në fund të sezonit për të zëvëndësuar Ozan Kabak, i cili ishte transferuar në Angli te Liverpooli.[24] Ai debutoi pesë ditë më pas në humbjen 3–0 në shtëpi kundër RB Leipzig në Bundesligë.[25] Mustafi u aktivizua vetëm 13 ndeshje gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Gelsenkirchen. Goli i tij i vetëm me klubin erdhi në humbjen 4–2 kundër Hoffenheimit më 8 maj.[26]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mustafi kishte të drejtë të luante për Gjermaninë (vendlindja e tij), Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë (prindërit e tii janë nga Gostivari). Në një intervistë në vitin 2009, Mustafi tha se ai kishte shumë dëshirë për të luajtur me Shqipërinë, por Federata Shqiptare e Futbollit nuk i kishte bërë ftesë. Ai gjithashtu tregoi se kishte refuzuar një ftesë për t'u bërë pjesë e Maqedonisë së Veriut.[27]
Në maj 2009, Mustafi ishte pjesë e ekipit nën-17 të Gjermanisë që mori pjesë në Kampionatin Evropian që u zhvilua në Gjermani. Ai u aktivizua në pesë ndeshje dhe kontriboi në fitimin e trofeut në finale kundër Holandës.[28] Goli i tij i vetëm në turnament erdhi në fitoren 3–1 kundër Turqisë në fazën e grupeve.[29]
Më 19 gusht 2009, Mustafi debutoi me ekipin nën-18 në një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite të fituar 3–0. Dy muaj më vonë, ai i'u ribashkua ekipit nën-17 dhe luajti në Kupën e Botës. Gjatë turnamentit, ai u aktivizua në katër ndeshje si dhe shënoi në ndeshjen hapëse kundër vendit organizator Nigerisë;[30] Gjermania u eleminua në raundin e 16-tave nga Zvicra.[31]
Më 31 gusht 2011, Mustafi ishte kapiten në ndeshjen debutuese me ekipin nën-19 në miqësoren e fituar 4–2 kundër Polonisë. Pasi u aktivizua në dhjetë ndeshje me ekipin nën-20, Mustafi u ftua për herë të parë në ekipin nën-21 në mars 2013 për një ndeshje miqësore kundër Izraelit në Tel Aviv.[32] Mustafi debutoi në këtë ndeshje duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 82të. Dy muaj më pas, trajneri Rainer Adrion në listën e lojtarëve që do të luanin në Kampionatin Evropian.[33]
Kombëtarja e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 shkurt 2014, Mustafi mori ftesën e parë në kombëtaren e parë nga miqësore kundër Kilit.[34] Ai nuk u aktivizua në këtë ndeshje.[35] Ai debutoi zyrtarisht më 13 maj duke luajtur 90 minuta si titullar në barazimin pa gola në miqësoren kundër Polonisë.[36]
Mustafi u emërua në listën paraprake me 30 lojtar për turnamentin e Kupës së Botës 2014.[37] Pasi fillimisht nuk u përfshi në listën përfundimtare,[38] trajneri Löw e thirri si zëvëndëuesin e Marco Reus, i cili kishte pësuar një dëmtim.[39][40]
Mustafi luajti ndeshjen e parë në turnament në fitoren 4–0 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, duke zëvëndësuar Mats Hummels në minutën e 73të.[41] Pas kësaj, ai u aktivizua sërisht si zëvëndësues në ndeshjen e dytë të grupit, një barazim 2–2 kundër Ganës.[42] Mustafi luajti si titullar në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Algjerisë, por u zëvëndësua në minutën e 68të për shkak të një dëmtimi. Gjermania fitoi 2–1 në kohën shtesë dhe u kualifikua në çerek-finale.[43] Dëmtimi bëri që Mustafi të humbiste pjesën e mbetur të turnamentit;[44] Gjermania u shpall kampion bote për herë të katërt në histori pasi mposhti Argjentinën 1–0 në kohën shtesë.[45] Mustafi u bë shqiptari i parë që fiton Kupën e Botës.[46]
Dy vite më pas, Mustafi mori pjesë në UEFA Euro 2016. Në ndeshjen hapëse të grupit kundër Ukrainës, ai shënoi me kokë pas një krosimi të Toni Kroos, duke regjistruar golin e parë me Gjermaninë.[47][48] Gjatë kësaj kohe, Mustafi mori pjesë gjithashtu në një bashkëpunim midis Federatës Gjermane të Futbollit dhe Grupit LEGO, të cilët në maj 2016 publikuan një seri minifigurash koleksionuese ekskluzive për Evropën, me Mustafin që shfaqej si i gjashti nga gjashtëmbëdhjetë minifigurat në koleksion.[49]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mustafi është shqiptar etnik nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut. Ai u lind dhe u rrit në Gjermani dhe zotëron pasaportën gjermane dhe shqiptare. Mustafi është besimtar musliman dhe praktikues.[50] Në korrik 2016, ai u martua me modelen shqiptare Vjosa Kaba në Gostivar.[51] Çifti ka një vajzë me emrin Noemi (lindur në korrik 2017) dhe një djal të quajtur Amar (lindur në janar 2019).[52][53]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Evropa | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Everton | 2009–10 | Premier League | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1[a] | 0 | 1 | 0 |
2010–11 | Premier League | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | ||
2011–12 | Premier League | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | ||
Gjithsej | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 1 | 0 | ||
Sampdoria | 2011–12 | Serie B | 1 | 0 | — | — | — | 1 | 0 | |||
2012–13 | Serie A | 17 | 0 | 0 | 0 | — | — | 17 | 0 | |||
2013–14 | Serie A | 33 | 1 | 2 | 0 | — | — | 35 | 1 | |||
Gjithsej | 51 | 1 | 2 | 0 | — | — | 53 | 1 | ||||
Valencia | 2014–15 | La Liga | 33 | 4 | 3 | 0 | — | — | 36 | 4 | ||
2015–16 | La Liga | 30 | 2 | 4 | 0 | — | 10[b] | 0 | 44 | 2 | ||
2016–17 | La Liga | 1 | 0 | — | — | — | 1 | 0 | ||||
Gjithsej | 64 | 6 | 7 | 0 | — | 10 | 0 | 81 | 6 | |||
Arsenal | 2016–17 | Premier League | 26 | 2 | 4 | 0 | 0 | 0 | 7[c] | 0 | 37 | 2 |
2017–18 | Premier League | 27 | 3 | 0 | 0 | 3 | 0 | 8[a] | 0 | 38 | 3 | |
2018–19 | Premier League | 31 | 2 | 1 | 0 | 2 | 0 | 6[a] | 1 | 40 | 3 | |
2019–20 | Premier League | 15 | 0 | 3 | 0 | 2 | 0 | 7[a] | 1 | 27 | 1 | |
2020–21 | Premier League | 3 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 5[a] | 0 | 9 | 0 | |
Gjithsej | 102 | 7 | 8 | 0 | 8 | 0 | 33 | 2 | 151 | 9 | ||
Schalke 04 | 2020–21 | Bundesliga | 13 | 1 | 0 | 0 | — | — | 13 | 1 | ||
Levante | 2021–22 | La Liga | 11 | 1 | 1 | 0 | — | — | 12 | 1 | ||
2022–23 | Segunda División | 3 | 1 | 0 | 0 | — | — | 3 | 1 | |||
Gjithsej | 14 | 2 | 1 | 0 | — | — | 15 | 2 | ||||
Gjithsej karriera | 244 | 17 | 18 | 0 | 8 | 0 | 44 | 2 | 314 | 19 |
- ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [56]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Gjermania | |||
2014 | 6 | 0 | |
2015 | 3 | 0 | |
2016 | 6 | 1 | |
2018 | 5 | 1 | |
Gjithsej | 20 | 2 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Mustafi.[56]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 12 qershor 2016 | Stade Pierre-Mauroy, Lille, Francë | 11 | ![]() |
1–0 | 2–0 | UEFA Euro 2016 |
2 | 10 qershor 2017 | Stadion Nürnberg, Nuremberg, Gjermani | 16 | ![]() |
5–0 | 7–0 | Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arsenal
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjermania nën-17
- Gjermania
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shkodran Mustafi: Overview" (në anglisht). Premier League. Marrë më 23 shkurt 2020.
- ^ "Shkodran Mustafi, "blerja" e kombetares". Panorama sport. 22 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2014. Marrë më 22 janar 2014.
- ^ "Moyes names starting XI" (në anglisht). Everton F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2014. Marrë më 7 qershor 2014.
- ^ Scott McLeod (4 janar 2012). "Mustafi Moves On" (në anglisht). Everton F.C. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 4 janar 2012.
- ^ "Acquistato dall'Everton il tedesco Shkodran Mustafi" (në italisht). U.C. Sampdoria. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2012. Marrë më 7 qershor 2014.
- ^ "Mustafi il prescelto" (në italisht). U.C. Sampdoria. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 7 qershor 2014.
- ^ "Varese 3–1 Sampdoria" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2012. Marrë më 7 qershor 2014.
- ^ "Sampdoria 1–0 Atalanta" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2013. Marrë më 7 qershor 2014.
- ^ "Comunicado Oficial" (në spanjisht). Valencia CF. 7 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 7 gusht 2014.
- ^ "Mustafi ya es oficialmente jugador del Valencia" [Mustafi bëhet zyrtarisht lojtar i Valenciës] (në spanjisht). Marca. 6 gusht 2014. Marrë më 7 gusht 2014.
- ^ "Alcácer, Gayà y Feghouli traen el liderato" (në spanjisht). Super Deporte. 25 shtator 2014.
- ^ "Valencia 3–1 Elche" (në anglisht). Goal.com. 25 tetor 2014.
- ^ "Valencia beats Villarreal 3–1 to move 2nd in Spain" (në anglisht). Associated Press.
- ^ "Barcelona 7–0 Valencia" (në anglisht). BBC Sport. 3 shkurt 2016. Marrë më 23 mars 2016.
- ^ David Manuca (4 shkurt 2016). "Mustafi apologizes for Barcelona drubbing" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 23 mars 2016.
- ^ "Shkodran Mustafi signs for Arsenal" (në anglisht). Arsenal F.C. Marrë më 31 gusht 2016.
- ^ "Arsenal sign Shkodran Mustafi for more than £35m and Lucas Perez for £17.1m" (në anglisht). BBC Sport. 30 gusht 2016. Marrë më 30 gusht 2016.
- ^ Ed Malyon (10 shtator 2016). "Arsenal hand full debuts to Lucas Perez and Shkodran Mustafi for visit of Southampton" (në anglisht). Daily Mirror. Marrë më 10 shtator 2016.
- ^ "Shkodran Mustafi is unbeaten in his first 18 games for Arsenal". tribuna.com (në anglisht). Tribuna Digital. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 21 janar 2017.
- ^ Jack Skelton (22 janar 2017). "Arsenal 2–1 Burnley" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 shkurt 2017.
- ^ "PMB: FA Cup final - tactics". chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 27 maj 2017. Marrë më 23 shtator 2017.
- ^ Daniel Taylor (27 maj 2017). "Aaron Ramsey fires Arsenal to FA Cup final win over 10-man Chelsea" (në anglisht). The Observer. Marrë më 22 shtator 2017.
- ^ "S04 sign Shkodran Mustafi – Ozan Kabak moves to Liverpool" (në anglisht). FC Schalke 04. 1 shkurt 2021. Marrë më 1 shkurt 2021.
- ^ "Ozan Kabak transfer: Liverpool agree deal for Schalke centre-back as Arsenal defender Shkodran Mustafi set to join Bundesliga club" (në anglisht). Sky Sports. 1 shkurt 2021. Marrë më 2 shkurt 2021.
- ^ George Smith (8 shkurt 2021). "Shkodran Mustafi criticised for Schalke debut following Arsenal transfer". Football London (në anglisht). Marrë më 10 shkurt 2021.
- ^ "Andrej Kramaric inspires Hoffenheim to comeback win over Schalke" (në anglisht). Bundesliga. 8 maj 2021. Marrë më 27 gusht 2022.
- ^ "Mustafi donte Shqipërinë, ja intervista për "Panorama Sport"" (në anglisht). Panorama Sport. Marrë më 15 korrik 2014.
- ^ "Germany secure maiden U17 crown" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2010. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Germany recover to make flying start" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Honours even in Abuja thriller" (në anglisht). FIFA. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Swiss send Germany packing" (në anglisht). FIFA. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Promozione a sorpresa: Mustafi va con la Germania under 21" (në italisht). U.C. Sampdoria. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Shkodran Mustafi convocato per gli Europei under 21" (në italisht). U.C. Sampdoria. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2013. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Shkodran Mustafi ftohet nga kombëtarja gjermane". Panorama Sport. Marrë më 9 qershor 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "Götze steht einmal richtig". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Eksperiment i kotë, Gjermania barazon". Panorama Sport. 13 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Gjermania zbulon listën paraprake të skuadrës për Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Mustafi jashtë Gjermanisë, nuk shkon në Brazil". Panorama Sport. Marrë më 9 qershor 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "Gjermania pa "frena", Rojs humb Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Dëmtohet Rojs, Gjermania fton Shkodran Mustafin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
- ^ "Germany 2–2 Ghana" (në anglisht). BBC Sport. 22 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
- ^ "Gjermania fiton ndeshjen dramatike, shkon në cerekfinale". Panorama Sport. Marrë më 1 korrik 2014.[lidhje e vdekur]
- ^ "Wie viel schöner wär' Ibiza" (në gjermanisht). Süddeutsche Zeitung. 1 korrik 2014. Marrë më 2 korrik 2014.
- ^ "Triumfon Gjermania, është kampione Bote". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014.
- ^ "Shkodran Mustafi, shqiptari i parë që fiton Kupën e Botës! (foto)". Gazeta Panorama. 14 korrik 2014. Marrë më 3 mars 2025.
- ^ Owen Gibson (12 qershor 2016). "Germany's Schweinsteiger and Mustafi sink Ukraine in Euro 2016 opener" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 qershor 2016.
- ^ Karolos Grohmann (14 qershor 2016). "Soccer-Germany scorer Mustafi offers ice cream to little Shkodran" (në anglisht). Reuters. Marrë më 10 shkurt 2021.
- ^ Lego Group (12 prill 2016). "This squad will be playing for the LEGO Minifigure Series "DFB – Die Mannschaft"". Lego.com (në anglisht). Lego. Marrë më 28 mars 2022.
- ^ Callum Davis (5 tetor 2016). "Shkodran Mustafi reveals the importance of his Muslim faith" (në anglisht). The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ "Mustafi gibt Ja-Wort". Hessenschau (në gjermanisht). 29 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2016. Marrë më 20 korrik 2017.
- ^ "Shkodran Mustafi wife - Vjosa Kaba". ohmyfootball.com (në anglisht). Marrë më 10 shkurt 2021.
- ^ "Hurra! WM-Held Mustafi ist Papa geworden". T-Online (në gjermanisht). Marrë më 20 korrik 2017.
- ^ "Shkodran Mustafi" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
- ^ "Shkodran Mustafi" (në anglisht). World Football. Marrë më 3 mars 2025.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Shkodran Mustafi" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në kombëtaren gjermane
- Futbollistë në Everton F.C.
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë në Arsenal F.C.
- Futbollistë në FC Schalke 04
- Futbollistë në Levante UD
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Konfederatave