Jump to content

Shkolla fillore Trepça e Banjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në vitin shkollor 1989/90 shkolla amë në llixhe kishte këtë strukturë gjuhësore të nxënësve :prej gjithsej 1.090 të nxënësve,në gjuhën shqipe 881 nxënës apo 80,83 % ,kurse në gjuhën serbe 209 nxënës apo 19,17% .Kjo shkollë kishte edhe një paralele të ndarë në fshatin Dobrushë ,e cila kishte 51 nxënës në 4 klasa,të cilët mësonin në gjuhën serbe ,përkatësisht boshnjake.. Në vitin shkollor 1991/92 shkolla kishte 32 punëtorë shqiptarë ,prej tyre 30 ishin mësimdhënës .Drejtor ishte Hysen Sadik Morina dhe sekretar-anëtar ,Fadil Mahaj.

Godina shkollore ishte e ndarë në dy pjesë me hyrje të veçanta .Rreth 700 nxënës shqiptarë u kishte ngelur hapësira prej 470 metrave katrorë.Nxënësit dhe personeli mësimor ishin të detyruar të punonin në dy ndërrime,kurse rreth 250 nxënës serbë kishin 662 metra katrorë.Vlen të ceket se hyrja e mësimdhënësve të të dy gjuhëve mësimore ishte e përbashkët ,sikurse edhe salla e arsimtarëve.Pra,ndarja e ndërtesës ishte bërë vetëm për nxënës. Nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle vitin shkollor 1991/92 e filluan në shtëpi private,sikurse shumica e shkollave fillore të kësaj komuneje.Nxënësit e kësaj shkolle u sistemuan në tre fshatra (punkte):në Lubovë,Banjicë dhe në Kashicë.Shtëpitë e tyre i liruan këta kryefamiljarë:

Lubovë

  1. Harajdin Ademaj
  2. Mehmet Ademaj
  3. Nuh Ademaj
  4. Qazim Kajtazaj
  5. Sadik Haxhijaj
  6. Zymer Ademaj

Bajicë

  1. Brahim Loxhaj
  2. Brahim Morina
  3. Sadri Loxhaj
  4. Zenel Morina

Krashicë

  1. Arif Nurqaj
  2. Can Berisha
  3. Daut Nurqaj
  4. Nezir Gashi
  5. Sadik Nurqaj
  6. Shaban Pecaj
  7. Sokol Berisha
  8. Xhemail Bajraktari
  9. Zekë Turkaj.[1]
  1. ^ Shatri, Bajram (2010). Arsimi shqip në Kosovë. Prishtinë: Libri shkollor. fq. 205. ISBN 978-9951-07-727-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)