Shkolla fillore e Sumulicës
Pamja

Shkolla fillore e Sumulicës është një institucion arsimor që ndodhet në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit.
Kjo shkollë është ndërtuar me përpjekjen e komunitetit lokal dhe mbështetje ndërkombëtare. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1994 me iniciativën e banorëve të fshatit, të cilët dhuruan tokë për këtë qëllim. Pas vitit 2001, me ndihmën e ambasadës amerikane, Trupit Koordinues, Komunës së Bujanocit dhe mjeteve vetanake të fshatarëve, u ndërtua një objekt shkollor ku zhvillohet mësimi për ciklin fillor.
Në vitin 2019, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ndau një donacion prej 40 mijë eurosh për renovimin e kësaj shkolle, përfshirë rikonstruksionin e kulmit dhe fasadimin e jashtëm.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ admin (2019-04-02). "Kanë filluar punimet në shkollën fillore të Samolicës, projekti po financohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës | Hanapress.net" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-11.