Shko te përmbajtja

Shkolla në Maqellarë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla në Maqellarë është një shkollë publike që ndodhet në komunën Maqellarë. Ajo është njëra ndër shkollat më të njohura dhe më të vjetra në Maqellarë dhe rrethinë.

Shkolla në Maqellarë u hap për herë të parë në tetor të vitit 1917 (dëshmi e Tosum Xhemalit mësues veteran) u hap shkolla e parë në Maqellarë me mësues Ramadan Kodra, një klasë me 23 nxënës. Kjo date përkon dhe me medaljen që ka marrë shkolla Maqellarë me rastin e 70 -vjetorit në vitin 1987. == Përpjekjet për arsim e shkollë shqipe në Maqellarë kanë filluar nga gjysma e shekullit të XIX- të. Në vitin 1905 të gjithë fshatrat e Maqellarës si dhe fshatrat Hame, Spas e Shullan nën kryesimin e Haxhi Vehbi Dibrës u mboldhën u vendos të happen shkollat shqipe në katundet e grupuar. Në vitin 1908 përfaqësuesit e katundeve të Maqellarës iu drejtuan qeverisë  turke me anë të një letre për hapjen e shkollaës shqipe.

Ne vitin 1934 Shkolla e Maqellarës, shkolle e perzier (pra me klasa kolektive) përfshinë fshatrat  Pocest, Katund i Vogël e Pesjake me 46  nx dhe mësues Mustafa Gjata.

Nga 1938-1944 shumica e shkollave u nderprene per tu rihapur 1938 (nëntor) në Maqellarë me mësues Haki Pahumi me 33 nxënës

Vështiresitë e luftës që sapo  kish mbaruar, mungesa e kuadrove, e teksteve dhe mjeteve te tjera shkollore, vonuan hapjen e shkollës unike nga klasa e V-Vll .Kjo u bë e mundur  në shtator te vitit 1947 ku fillon për herë të parë klasa e pestë.

Mesimi filloi ne shtepine e Lame Hoxhes në fshatin Maqellarë në katin e dytë  me mësues Ded Gajtanit nga Shkodra i cili kishte mbaruar për prift.

Kjo klasë u hap me baza vullnetare me ato djem e vajza që kishin mbaruar klasën e katër dhe që kishin etje për dije. Për pasojë nxënësit e kesaj shkolle vinin nga të gjitha fshatrat e zones.

Po cilet qene dallendyshet e para qe u ulen ne bankat e para te kesaj klasë dhe shënuan fillimin e një pranvere arsimore që do përsëritej pa nderprerje edhe në ditët e sotme e në vazhdim

Sipas amzës së shkollës rezulton se nxënësit që janë regjistruar në klasën e pestë në vitin 1947 janë:

1-Aqif Xholi 2-Agim Agolli  3-Abedin Ethrmi 4-Bajram Mazari 5-Besnik Shatku 6-Gani Skuka  7-Ilmi Kallcishta 8-Liman Dermishi 9-Merxhan Bogdani 10-Minerva Izeti 11-Naim Skuka 12-Nizajet Agolli 13-Rasim Xholi 14-Sami Strazimiri 15-Skender Sala 16-Sefedin Uka 17-Shefki Bajraktari 18-Shefki Shehu 19-Shaban Strazimiri 20-Tosum Xhemali ,

21-Xhevat Lami 22-Xhetan Strazimiri 23-Zija Piku

Për kureshtjen tuaj

Këto nxënës që u regjistruan në klasën e  pestë  e mbaruan klasën e pestë të gjithë? Tre nxënës nuk e mbaruan atë. Përbri emrit të Agim Agollit dhe Nizajet Agolli jepet shënim “Internuar”duke na përngjare me ato dallendyshe që bien nga telat e tensionit  dhe nxënësi i tretë  Liman Dermishi largohet për arsye shendetesore. Të tjerët rezultuan kalues.

Në vitin shkollor 1948-1949 bëhen dy klasa V dhe VI po në shtëpinë e Lame Hoxhës. Në këtë vit regjistrohen gjenerata e dytë (kl.5) gjithmonë me baza vullnetare (1948-1949).

1.    Hazis Burnazi (mësues)

2.    Asllan Stafen (mësues)

3.    Besim Stafa (mësues)

4.    Faik Agushin (mjek)

5.    Fehim Kalejmani

6.    Rakip Gjonin

7.    Sefedin Qorlazja

8.    Xhevit Skuka….etj të pasuar në vitin 1949-1950 nga Baudin Strazimiri, Halil Dibra, Idriz Xhemali, Pellumb Nurcja, Verdi Kadria, Xhelil Gjoni e të tjerë duke krijuar një rrjedh që nuk do të shteronte kurrë , për kundrazi prirjet e saj do vinin duke u rritur nga viti ne vit.

Por, ne le te ndjekim klasën e gjashte.

Ne klasën e gjashte kesaj klasë i shtohet dhe Boge Postoli i cili kishte mbaruar klasën e peste si konviktor ne Diber te Madhe. Mësuesit qe dhane mesim ne vitin 48-49 qene Dede Gajtani (Gjuhë)  nga Shkodra, Xhelil Kulejmani nga Zimani (matematike) dhe Ramadan Muça nga Tirana (Histori-Gjeografi).

Ne vitin shkollore 1949-1950 shkolla kalon ne Kërçisht të Poshteëm në shtëpinë e Ali Maliqit. Në klasën e 7-të u shtuan dhe nxënësit  Fiqiri Xhafa, Sulejman Xhafa dhe Ramiz Leka.

Këto tre nxënës vinin nga Kovashica e Komunës së Shupenzës në Kërçishin e Poshtëm çdo ditë. Mësuesit që dhanë mësim në këtë klasë kanë qenë Bardhyl Shehu nga Durresi, Bukuroshe Pipa (Shehu) nga Shkodra dhe Haki Pahumi nga Vojnika.

Pas këtij viti shkollor shkolla zhvendoset në trojet e Fiqiri Dines Maqellarë.

Nxënësit qe mbaruan klasën e shtate  e konkretisht Naim Skuka, Gani Skuka, Shefki Shehu vazhduan shkollën pedagogjike në Peshkopi të cilën e mbaruan në vitin 1954 dhe u emeruan mësues. Ata që ishin  më të mëdhenj e në moshë si Aqif Xholi, Rasim Xholi, Skender Sala, Tosum Xhemali, Merxhan Bogdani, vazhduan kurse kualifikimi dhe filluan punën si mësues përkrah  mësuesve te ardhur  nga Elbasani si Faik Skera, Aleksander Llulla, Bardhyll Hakani, Luan Zenelhoxha, Edmond Tela etj. Më vonë këto mësues u dërguan në shkollën 2 vjeçare  në Elbasan dhe vazhduan  punën si mësues, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj të zonës së Maqellarës e jashtë saj.

Ndërsa Shefki Shehu, Ilmi Kallçishta, Xhevat Lami, Shaban Strazimiri,  Xhetan Strazimiri, Bogo Postoli  mbaruan shkollën e lartë duke përmirësuar nevojat për kuadro.

Gani Skuka, pas arratisjej në Jugosllavi në vitin  1962, mbaron në Shkup universitetin për fizikë duke marrë dhe titullin ”Docent në lëmin e fizikes”, ndersa Sami Strazimiri mbaroi të mesmen ekonomike.

Po kaq të suksesshëm gjen dhe dy gjeneratat e tjera nga te cilat 75% e tyre mbaruan arsimin e lartë. Ajo çka është e rëndësishme për keto gjenerata qëndron në atë ,se këto hodhen themelet e një tradite që për ta mbrojtur apo çuar me tej mësuesve te ardhmen e nxënsve do t`ju duhej shumë punë, shume përkushtim pse jo dhe sakrifica.

Për zonën e Maqellarës ka një vlerësim: si zonë me kulturë si  për nga niveli arsimor , për mënyrën e jetesës, tolerancës  që kultivon sjellje edukative. Kjo mënyrë e të sjellurit e ka zanafillën në punën që bëhet në shkolla , jo vetëm në këtë të Maqellarës ku jane kanë qenë të regjistruar mbi 900 nxënës, por dhe në si motrat e saj Majtarë, Dovolan, Kërçisht I Poshtëm e Pocest dhe në shkollën e mesme  bujqësore Maqellarë.

Kur pyesim ish nxënësit se si ishin paisjet e shkolla si siguroheshin tekstet?

Mësuesi Tosum Xhemali kujton : tekstet fizike kishim vetëm une e Shefki Shehu të cilët I kishim siguruar në Dibren e Madhe. Shumicën e lëndeve i merrnim me shënime. Madje ai kujton: se familjeve të cilat kishin dërguar fëmijët në shkollë u jepej nje trisk(tollon) për të tërhequr 1 litër vajguri që do I duhej përstudiuar fëmija. Nga sa thamë me sipër rezulton se kanë shfrytëzuar mirë atë litër vajguri( lloj karburanti që përdorej pëër ndriçim). Por skemi pse çuditem, aq ishte mundësia.

Në vitin  1949 me dekret nr.915 datë 5 shtator 1949 arsimi fillor u shpall i detyruar. Sipas ketij dekreti arsimi fillor është i detyrueshëm për të gjithë të aftit nga ana shëndëtësore e mendore nga 7 vjeç deri në mbarimin e shkollës fillore.

Arsimi 7-vjeçar i detyrueshëm u shpall në vitin 1952. Sipas ketij ligji arsimi ishte i detyrueshëm nëpër qytete dhe fshatra që caktoheshin me urdhër të Ministrit të Arsimit. Përjashtoheshin nga detyrimi ato femijë qe mbushën 16 vjeç deri më 31 dhjetor të atij viti.

Zbatimi I ketij ligji solli një  rritje të ndjeshme të numrit të nxënësve e per rrjedhoje u hapen shkolla 7-vjeçare të reja në zonën e Maqellarës, si në Dovolan e Majtarë,  në vitin 1958-1959 me mësues të pare Naim Skuka në klasën e parë me pas shkeputet edhe Kërçishti.

Gjithsesi shkolla e Maqellarës gjithmonë ka pasur një numër të konsiderueshëm nxënësish. Ne vitet 1987-1989 kishte  mbi 1000 nxënës dhe me 56  mësues, ku mbi 90% e tyre ishin me arsimin përkatës.

Edhe pas shkëputjes se fshatrave Katund i Vogël e Pocest  kur u hap shkolla 9-vjeçare e Pocestit, numri i nxënëseve mbeti mbi 600 nxënës duke mbetur shkolla më e madhe në rreth nga shkollat e fshatit. =

Në vitin 1963 me ligj arsimin 7- vjeçar bëhet 8- vjeçar dhe arsimi i mesëm  bëhet nga 11 vjeçar në 12 vjeçar. Klasa e tetë e parë i takon vitit shkollor 1966-1967. Sipas ketij ligji nuk kishte provim e klasat e katërta dhe arsimi 8- vjeçar bëhet i detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza prej moshës 7 vjeç deri në 16 vjeç.

Në korrik të vitit 1964 në të gjitha shkollat zbatohej sistemi i ri i vlerësimit nga 1 deri te 10 nga të cilat 1 dhe 4 nuk ishin kaluese. Ky system vlerësimi është edhe sot.

Për vitin shkollor 1982-1983 u hoq  vlersimi me notë i klasave të para e të dyta. Pas këtij viti e deri më sot klasat e para e të dyta nuk vlerësohen me notë por me fjalët mirë, shumë mire, mjaftueshëm dhe dobët.

Në vitet 2000 java e punës  është bërë 5 ditëshe.

Në vitin shkolloer 2005-2006 u bë sistemi 9-vjeçar nga 8 -vjeçar që ishte.

Me ligjin mbi sistemin e ri arsimor që u miratua me dekretin nr. 4624 date 24.12.1969 në sistemin arsimor të  shkollave futen dy elemente të rinj si pjesë te programit mësimor. Pune fizike dhe përgatitje ushtarake.

Sipas ketij ligji puna fizike ishte e detyrueshme. Nxënësit bënin vjeljen e duhanit misrit ertj. Nuk mund te harojmë mbledhjen e kërminjve një arknjë nxënës. Puna prodhuese ishte e lodhshme për nxënësit dhe mësuesit.

Disa arritje cilësore të shkollës ndër vite.

Shkolla Maqellarë ndër vite ka qenë vatra e veprimtarisë sportive për futbollin, volejbollin , atletikën  përgatiten me shumë përkushtim nxënësit që të garonin në këto sporte në bazë zonë dhe rrethi.

Mësues Neki Osmani. Drejtori shkollës ne vitet `70.

Kujton: Mësuesi Esat Skuka me ekipin e volejbollit për vajza gjithmonë zinte vendin e parë dhe i takonte të ndeshej me Shupenzën ku fitonte. Ishte klasa ekip me të njëjtin mësues në shkollën e mesme dolën ne vendin e parë në  rrethin e Dibrës dhe konkuruan për zonat veri-lindore.

Në vitin shkollor 1978 u krijua një klasë sportive me mësues specialist të perkushtuar si Ramazan Isaku, Dine Ethemi, Skifter Mexhitaj. Nga klasa sportive doli volejbollistja Shkelqime Spahiu si lojtare e ekipit të Korabit.

Shkolla Maqellarë me rastin e 70-vjetorit të saj në vitin 1987 është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frasheri klasa e III” me motivacion: gjatë viteve të veprimtarisë së saj ka dhënë ndihmën për përhapjen e diturisë dhe edukimit patriotik të nxënëseve dhe vazhdon të jetë shkak për pavarsinë në rreth.

PERPJEKJET PER TREGUES CILESORE VAZHDUAN:

Në vitin 1991 nxënësi Ramadan Shehu zë vendin e parë në olimpiadën e matematikës të klasave të teta në shkallë rrethi.

Në vitin shkollor 1993-1994 nxënësi Albert Shehu në olimpiadën e matematikës së klasave të teta e zë nxënësi Zabit Dema. Atë vit ky nxënës mori pjese në olimpiadën e matematikes qe organizon Revieto në Maqedoni duke zënë vendin e dyte me 81 pike. Në këtë olimpiad kanë marre pjesë nxënës nga Peshkopia e Durrësi.

Në vitin shkollor  2003-2004 nxënësi Brunil Xhili, zë vendin e tretë në shkallë rrethi dhe në vitin shkollor 2007-2008 përsëri vendin e trete  në shkalle rrethi me nxënësin Taulant Jashari.

Një tregues me vlera  është numri i nxënëseve te kesaj shkolle që kanë mbaruar arsimin e lartë. Nga evidentimi rezulton se nxënësit e kësaj shkolle  kanë përfunduar arsimin e lartë kapin shifren 211 (të dhënat deri në vitin shkollor 2007-2008).

Të ndarë sipas profileve janë:

Mësuesi  85 vet       Mjekësi  21 vet        Ushtarake  21 vet               Zooteknik 7 vet

Ekonomik  22 vet    Shkenca politike  3 vet       Agronomi 22 vet      Inxhinieri 19 vet

Drejtesi 8 vet           Teologji 3 vet.

Duhet theksuar se keto vitet e fundit ka rënie të ndjeshme të numrit të nxënëseve që vazhdojnë shkollën e lartë. Shumë të rinj shohin si zgjidhje emigracionin.

DOKUMENTA TE SHFRYTEZUERA PER HARTIMIN E KETIJ HISTORIKU

1-     Gazeta Mësuesi 4 nëntor 2009 shkrimi me titull “ Mësimin e duam me ato shkronja që nuk e do qeveria” shkruar nga dr.Murat Gecaj.

2-     Historia e arsimit shqip në Dibër. Autor Fatos Daci.

3-     Amza e shkollës, evidencat shkollore.

4-    Kujtime të ish - nxënsëve: Tosum Xhemali , Naim Skuka, Neki Osmani, Baudin Strazimiri