Shkolla nentevjeçare " Niman Ferizi " (Krume)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla nëntëvjeçare "Niman Ferizi" është një shkollë e sistemit nëntëvjeçar në Krume.

ërmbajtja [fshih] 1 Historia 2 Sot 3 Mjediset 4 Problematika 5 Burim i të dhënave

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla "Niman Ferizi" është themeluar në vitin 1964, dhe përpara reformave në arsimin parauniversitar ajo ka qenë një Shkollë tetëvjeçare. Në vitin 2004 filloi rikonstruksioni i ndërtesës së shkollës e cila kishte më shumë se 30 vjet që nuk i ishte vënë dorë dhe që ishte tejet e amortizuar. Rikonstruksioni përfundoi në vitin 2005, duke i dhënë shkollës mjedise të standarteve Evropiane.