Shko te përmbajtja

Shkreptima (gazetë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkreptima ishte gazetë atdhetare e publikuar në Kajro 1910-1911. Si gazetë e përjavshme, ajo u botua nga 12 shtatori 1910 deri më 26 mars 1911,[1] duke dalë gjithsej në 21 numra.[2] E nisi të nxjerrë Fazil Toptani, si kryeredaktor i gazetës u emërua gjuhëtari dhe mësuesi Aleksandër Xhuvani.[3] Shkreptima i kushtonte vëmendje të veçantë çështjeve të gjuhës, letërsisë, kulturës dhe dijes të shqiptarëve. Përveç shkrimeve të Xhuvanit, fletorja pasurohej me artikuj nga bashkëpunëtorë si Luigj Gurakuqi (me pseudonimin Jakin Shkodra), Filip Shiroka (Geg Postripa) dhe Jani Vruho.[4]

Ajo ishte një nga gazetat e shtypit shqiptar që u botuan në Egjipt në fillim të shekullit XX. Edhe pse Shkreptima doli për një kohë të shkurtër, ajo ndihmoi në zgjerimin dhe zhvillimin e ndjenjës kombëtare te shqiptarët që jetonin në Egjipt dhe, përmes përhapjes së fshehtë (përmes kontrabandës nga doganierët osmanë), edhe brenda Shqipërisë.[1][5]

Ndikimi në Lëvizjen Kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Shkreptima, në botimin nr. 11, u përfshi një memorandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malësinë e Shkodrës.[4] Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për:

  • lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar
  • lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave
  • botimin e gazetave të ndaluara dhe lirimin e të burgosurve politikë

Memorandumi i Kryengritësve përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë osmane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri.[6]

Gjithashtu, Shkreptima kritikoi ashpër politikën e Xhonturqve, ndërmjet tjerash.[2]

  1. 1 2 Robert Elsie: Histori e letërsisë shqiptare. (përkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu) Tiranë, 1997
  2. 1 2 Edwin Jacques: The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present. 1995. F. 298
  3. Julian Fakaj: Mbi kontributin e prof. Aleksandër Xhuvanit në fushën e gjuhësisë. Buletini shkencor REALD, vëllimi 4, numër 1, 2018
  4. 1 2 Hamit Boriçi: Tri kohët e publicistikës së Aleksandër Xhuvanit Gazeta Dita, 11 kallnor 2023
  5. Ana Toçi: Aleksandër Xhuvani (1880-1961) Arkiva Digjitale Shqiptare
  6. Edwin Jacques: The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present. 1995. F. 318-319