Shkruesi i hardhisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shkruesi i hardhisë është i përhapur dhe në vreshtat e ngritura në toka të lehta, dëmtuesi mund të shkaktoje dëme të ndjeshme.

Dëmet[redakto | përpunoni burim]

Insekti i rritur dëmton në forme vatrash organet e ndryshme të hardhisë si: lastarë, gjethe, vile dhe kokrra. Mbi këto organe gjenden brejtje në forme vijash rreth 1 mm të gjere dhe rreth 10 mm të gjate, që i ngjajnë shkronjave prej nga dhe dëmtuesi merr dhe emrin.

Përshkrimi[redakto | përpunoni burim]

Insekti i rritur është me elitra në ngjyre kafe. Parashpina është me e ngushte se elitrat. Trupi është 6 mm i gjate. Larva ka ngjyre të bardhe, koke kafe të kitinizuar, forme të përkulur dhe është e pajisur me tre pale këmbë të fuqishme. në gjendje të rritur është 5 mm i gjate.

Mënyra e jetesës[redakto | përpunoni burim]

Shkruesi i hardhisë dimëron si larve në toke. Herët në pranvere larva kalon në nimfe nga e cila pas disa ditësh del insekti i rritur. Imagot pasi marrin ushqimin plotësues, pllenohen dhe femra vendos vezët mbi të çarat e trungut ose në të çarat e rrënjës sipërfaqësore. Nga vezët pas 14 ditësh dalin larvat dhe menjëherë futen në toke dhe fillojnë të dëmtojnë rrënjët e hardhisë