Shkumë me djathë të bardhë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përbërësit.

Për 4 persona :

  • 250 g djathë të bardhë,
  • 200 g sheqer,
  • 2 vezë,
  • 1 gotë rum,
  • fruta të ndryshme për zbukurim.

Përgatitja.

Fruloni sheqerin me të verdhat e vezëve, shtoni djathin dhe rumin, frulojini përsëri. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një masë e qëndrueshme në pirun dhe bashkojani me kujdes kremit. Ndajeni nëpër tasa dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 1 orë. Para se ta servirni zbukurojeni me fruta : luleshtrydhe ose qershi.