Jump to content

Shoqëria civile

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shoqëria Civile)

Shoqëria civile apo shoqëria qytetare është tërësia e organizatave dhe institucioneve shoqërore qytetare vullnetare që formojnë themelin e funksionimit të shoqërisë si anë e kundërt mbështetëse e një shteti (pavarësisht nga sistemi politik i tij) dhe institucioneve tregtare.

Si shoqëri civile nënkuptohet një pjesë brenda për brenda një shoqërie që ka lindur në mesin e një sfere shtetërore, ekonomike dhe private, si edhe midis shtetit, tregut dhe familjes. Kjo pjesë njihet si hapësirë publike, e cila sot formohet nëpërmjet nismash, bashkësish, lidhjesh, shoqatash dhe nga një numër i shumtë shoqërish të pavarura nga shteti me trajta dhe nivele organizatash të ndryshme. Lëvizja shoqërore është pjesë e këtyre organizatave.

Shoqëria civile dhe demokracia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria Civile nënkupton një koncept shumë të gjerë, i cili në thelb shpreh pjesëmarrjen aktive të individit për të zgjeruar dhe konsoliduar liritë dhe të drejtat e njerëzve, kontributin e tij për një shoqëri të hapur dhe të drejtë, që frymëzon solidaritet, humanizëm, tolerancë dhe mirëkuptim, të cilat janë aq të domosdoshme për vendin tonë në këtë fazë tranzicioni të vështirë dhe të zgjatur.

Shoqëria civile dhe globalizimi: shoqëria civile globale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria civile në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria civile është shumë aktive kohët e fundit në Shqipëri. Shoqëria civile shqiptare synon shkatërrimin e korrupsionit dhe përmirësimin e nivelit të jetesës të popullsisë së Shqipërisë.

Studimi më i plotë në çështjet e shoqërisë civile në Shqipëri është ai i autorit Afrim Krasniqi (Civil Society in Albhania, 2004.