Jump to content

Shoqëria Muhemedane Kombëtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqëria Muhemedane Kombëtare, e njohur edhe si Shoqëria Fetare Muhamedane Shqiptare, është një organizatë fetare e myslimanëve shqiptarë, e themeluar më 11 prill 1915, në qytetin Biddeford, Maine, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po në vitin 1915, në Maine u ndërtua xhamia e parë nga shqiptarët në SHBA, kurse në vitin 1919 në Connecticut u ndërtua xhamia e dytë.[1]

Kryetari i parë ishte Behxhet Nepravishta, ndërsa më 28 korrik 1915 kryetar u zgjodh Hasan Bitinca. Në kuvendin e 8 marsit 1916, kryetar u emërua Sefer Prishtina, më 1 janar 1917 Adem Vishocica, e ndërsa në vitin 1918 Refo Çapari, më 6 janar 1919 u zgjodh Mazllëm Panariti.[2]

  1. ^ "Roli i klerit musliman ne mbrojtje të çështjes kombëtare – ardhmeriaonline.com". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2020. Marrë më 14 dhjetor 2016.
  2. ^ "Myslimanët shqiptarë në SHBA (1914-2000)". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2014. Marrë më 14 dhjetor 2016.