Shoqëria e Artistëve të Rinj Modernë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Shoqata Shoqëria e Artistëve të Rinj Modernë është një shoqatë kulturore. Kjo ka për objekt të veprimtarisë së saj organizimin dhe nxitjen e veprimtarisë krijuese në fushën e kulturës, artit dhe letrave. Duke vendosur një marrëdhënie të ngushtë me qytetarët, të bindur se kultura është një mjet i domosdoshëm që lartëson vlerat sociale të drejtësisë, të barazisë dhe integrimit qytetar ajo do të impenjohet në fushën e botimeve dhe shfaqes së veprave të shkrimtarëve dhe artistëve të rinj, publikimin e veprimtarisë krijuese në organet e shtypit, lehtësira për shkrimtarët dhe artistët, mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Ajo bashkon rreth vetes, me vullnet të lirë, të gjithë artistët, pa dallim bindjesh politike e fetare, që punojnë e luftojnë për të mbajtur gjallë dhe për të shtuar dëshirën dhe frymën e artit dhe dijes.

Qëllimi themelor i SH.A.R.M është të evidentojë, mbrojë e zhvillojë më tej arritjet që kanë të bëjnë me artin në çdo fushë të tij.

SH.A.R.M e shikon të drejtën e të shprehurit artistikisht lirshëm si pjesë e proceseve demokratike në përsosjen e shtetit ligjor, si siguri për drejtësi shoqërore nën një vizion të qartë për detyrat e saj. Ajo detyrat i shikon të lidhura ngushtë me interesat për jetën demokratike, artistike e kulturore të shoqërisë.