Shpëtim Shmili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shpetim Shemili.png
Meteor i skenes shqiptare

Shpëtim Shëmili (Lindi më datë 15 maj 1941 dhe vdiq më datë 17 shtator 1994) ka qenë një aktor shqiptar i mirënjohur.

Shpëtim Qazim Shëmili ka lindur në qytetin e Tiranës në datë 15 maj te vitit 1941. Ka mbaruar shkollën e mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan nga viti 1953 deri më 1957. Më pas ka filluar punë si arsimtar për afro tre vjet, si mësues në Shtërmen e Cërrik të Elbasanit.

Në vitin 1960 konkuroi dhe fitoi te drejtën për të vazhduar studimet e larta për aktor në fakultetin “Aleksandër Moisiu”, Tiranë. Në vitin 1964 mbaroi studimet me rezultate mjaft të mira dhe po këtë vit emërohet aktor pranë teatrit profesionist “Skampa” të Elbasanit.

Rolet e tij të para ne fushë teatrale vijnë në vitin 1964, 1965 në dramën e Xhemal Brojës “Linda”, ku interpretoi rolin e inxhinier Pirros dhe në komedinë e autorit Viktor Eftimiu “Njeriu që pa vdekjen me sy”, ku interpretoi në mënyrë te shkëlqyer rolin e Vagabondit, në të cilën vetë i madhi Viktor Eftimiu e vleresoi Shpëtimin si një figurë me vlera te mëdha artistike.

Shpëtim Shmili iu përkushtua tërësisht teatrit e skenës dhe deri në çastet e fundit të jetës ai realizoi me dhjetra figura artistike e personazhe, të cilët kanë mbetur në mendjen e spektatorëve shqiptarë. Përgjatë karrierës së tij artistike ai ka qënë një nga figurat kryesore të teatrit “Skampa” Elbasan, si aktor, dramaturg, regjisor dhe drejtues.

Ka interpretuar me sukses mbi 60 role në teatrin “Skampa” Elbasan në komedi e dramë, të cilat u takojnë pjesëve më të mira të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj botërore.

Ndër këto role përfshihen në dramat e komeditë si më poshtë :

1. Drama “Linda” shfaqur në vitin 1965, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e inxhinier Pirros.
2. Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” shfaqur në vitin 1965, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Vagabondit.
3. Drama“Kutia prej argjendi” shfaqur në vitin 1965, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Rouperit.
4. Drama“Trumpetierja” shfaqur në vitin 1965, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Mika Stavinski.
5. Drama lirike“Udha e largët” shfaqur në vitin 1966, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Ilia Sollnishkin.
6. Drama “I pesti u zu i gjallë” shfaqur në vitin 1966, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Komandanti i Postës.
7. Komedia“Udha e Zavalinajve” shfaqur në vitin 1967, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Shpend Miza.
8. Drama “Hijet ikin nga malet” shfaqur në vitin 1967, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Azisit.
9. Komedia“Firmat e vogla” shfaqur në vitin 1968, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Mihal Zaka.
10. Drama “Katër nga armata” shfaqur në vitin 1968, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Veliut.
11. Drama “Skënderbeu” shfaqur në vitin 1968, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Përfaqësuesi i Malësisë.
12. Drama “Qelia Nr. 7” shfaqur në vitin 1969, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e të burgosurit.
13. Drama “Gardhi” shfaqur në vitin 1969, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Qazim Shkrepa.
14. Komedia “Shqetësimert e Sokratit” shfaqur në vitin 1969, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e profesorit.
15. Drama “Drita” shfaqur në vitin 1970, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Inxhinier Petritit.
16. Drama “Sinjalet e natës” shfaqur në vitin 1970, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Martinit.
17. Drama “Gadrat e kombinatit” shfaqur në vitin 1970, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Martinit.
18. Drama “Fundi i një intrige” shfaqur në vitin 1971, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e inxhinierit.
19. Drama “Familja e peshkatarit” shfaqur në vitin 1971, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Selim Brunga.
20. Drama “Orteku” shfaqur në vitin 1972, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Kryeplakut.
21. Drama “Vëllezërit” shfaqur në vitin 1974, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e telefonistit.
22. Komedia “Prefekti” shfaqur në vitin 1974, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Memecit.
23. Drama “Gërma në gur” shfaqur në vitin 1975, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e piktorit.
24. Drama “Hakmarrja e madhe” shfaqur në vitin 1976, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Majorit gjerman.
25. Drama “Lulet e Shegës” shfaqur në vitin 1976, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Beqir Aga.
26. Komedia“Ah, kjo traktoristja” ose “Nusja me pantallona” shfaqur në vitin 1978, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Minushit.
27. Drama “Doktori Pacient” shfaqur në vitin 1978, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Kryemjekut.
28. Drama “Mirushi dhe shokët e tij” shfaqur në vitin 1978, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e post-komandant Shefqetit.
29. Drama “Vera e vitit 1978” shfaqur në vitin 1979, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Zanit.
30. Drama “Shpagimi” shfaqur në vitin 1979, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Suat Verdha.
31. Drama “Tokë e ndezur[1]” shfaqur në vitin 1981, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e TogeritSerb.
32. Drama “Flakët” shfaqur në vitin 1982, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Dedektivit Zhenis Montelier.
33. Drama “Përtej dashurisë” shfaqur në vitin 1982, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Ndreut.
34. Drama “Dy krisma në Paris” shfaqur në vitin 1983, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Esat Pashë Toptani.
35. Komedia“Telashet e një ndeshje” shfaqur në vitin 1984, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Bushit.
36. Drama “Kyçi i artë” shfaqur në vitin 1984, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Abedin Naçe.
37. Drama “Shtegu i zënë” shfaqur në vitin 1986, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Ramazanit.
38. Drama “Zemër e shqetësuar” shfaqur në vitin 1987, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Gaqos.
39. Drama “Engjëjt e skëterrës” shfaqur në vitin 1987, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Gjyshit të viktimës Meloill.
40. Drama “Ditët e një qyteti” shfaqur në vitin 1988.
41. Komedia “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë” shfaqur në vitin 1989, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Përkthyesit.
42. Drama “Nëpërka” shfaqur në vitin 1989, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Horacit.
43. Drama “I pangopuri” shfaqur në vitin 1989, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Kristos.
44. Drama “Gjashtë persona në pyetje” shfaqur në vitin 1990, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Simon Sharru.
45. Drama “Hajdutët” shfaqur në vitin 1992, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Hajdutit.

Gjithashtu ka interpretuar në teatrin “Skampa” edhe në role dytësore në fushën teatrale si tek Drama “Projekti” shfaqur në vitin 1968, Drama “Shembja e idhujve” shfaqur në vitin 1970, Drama “Viti ‘61” shfaqur në vitin 1972, Drama “Cuca e Maleve” shfaqur në vitin 1973, Drama “Oshëtima në male” shfaqur në vitin 1977, Drama “Telefoni paralel” shfaqur në vitin 1977, etj ....

Në fushën e kinematografisë shqiptare ai ka qënë aktor mjaft i spikatur, duke interpretuar për atë kohë role përgjithësisht të natyrës së personazhit negativ në filmin artistik shqiptar. Me rolin e tij të parë në kinemanë shqiptare është spikatur personazhi i veçantë Robert Çamçakizi, interpretuar me pasion nga Shpëtim Shmili në vitin 1968 tek filmi “Horizonte te hapura”, përkrah aktorëve te tjerë të mëdhenj si Sandër Prosi, Robert Ndrenika etj...

Në kinematografinë shqiptare ka interpretuar në rreth 12 filma si më poshtë :

1. Filmi “Horizontet e hapura” realizuar në vitin 1968, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Robert Çamçakizit;
2. Filmi “Gjeneral Gramafoni” realizuar në vitin 1978, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Zotit Valeta;
3. Filmi “Një natë nëntori” realizuar në vitin 1979, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Kriminelit Suat;
4. Filmi “Radiostacioni” realizuar në vitin 1979, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Gaqo Harallambit;
5. Filmi “Këshilltarët” realizuar në vitin 1979, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e Oficerit Gjerman;
6. Filmi “Dëshmorët e monumenteve” realizuar në vitin 1980, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e arkeologut Shniker;
7. Filmi “Pas vdekjes” realizuar në vitin 1980, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e gazetarit Vurko;
8. Filmi “Ëndërr për një karrike” realizuar në vitin 1984, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e merceolog Samiut;
9. Filmi “Fushë e blertë, fushë e kuqe” realizuar në vitin 1984, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e tranier Filipit;
10. Filmi “Melodi e pandërprerë” realizuar në vitin 1985, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e kryellogaritarit te kooperativës;
11. Filmi “Një jetë më shumë” realizuar në vitin 1986, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e tregëtar Qaniut;
12. Filmi “Tre vetë kapërcejnë malin” realizuar në vitin 1988, ku Shpëtim Shëmili ka luajtur rolin e kontrabandistit Xhezapi.

Si dramaturg ka shkruar pjesë te ndryshme teatrale të cilat janë pritur me ngrohtësi nga publiku artdashës elbasanas. Ndër këto u spikatën dramat “Fundi i një intrige”, “Zemër e shqetësuar”, “Telashet e një ndeshje”, komedia “Ah kjo traktoristja”, skeçe për fëmijë “Mirushi dhe shokët e tij”, “Rrëmbimi i armëve”, “I ngeci dardha në fyt”, “Dhelpra ra në lak”, “Gimi refugjat dhe elefanti Pik”, etj...

Dashuria dhe respekti qytetar ka qënë impulsi më i frytshëm në jetën e tij krijuese, duke mbetur përherë në të gjitha kohërat njeriu model në jetën e një qyteti. Kohërat që ai jetoi si dhe vdekja e tij e ngujuan Shpëtimin në karrierën e tij të lartë artistike.

Në vitin 1993 deri në momentet e ndërrimit te jetës ai drejtoi teatrin “Skampa” me aftësinë e tij frytdhënëse si drejtor arriti të vërë ne skenën e teatrit elbasanas mjaft shfaqje teatrale.

Shpëtim Shmili vdiq në datë 17.09.1994 nga një hemoragji e menjëhershme cerebrale.

Shpëtim Shmili ishte një artist që la pas vetes emrin e një njeriu të mirë dhe figurën e artistit të nderuar e të talentuar. Sot kur po mbushen mjaft vite nga ikja e tij, askush nuk harron sepse ai ka vendin e tij të nderit e që kujtohet e nderohet brez pas brezi.


Çmime & Tituj që i janë dhënë Shpëtim Shëmilit :

Ka pasur një jetë të gjatë artistike e mbushur me çmime, urdhëra, medalje të ndryshme.

Pas 17 vjet pune në skenën e teatrit “Skampa” në vitin 1982 nderohet me medaljen “Naim Frashëri”, në vitin 1990 me urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe me disa çmime në aktivitetet e konkurimit kombëtar të teatrove.

Eshtë nderuar edhe me medaljen e 45 vjetorit të Çlirimit dhe në vitin 1992 me titullin “Artist i Merituar”, me motivacionin “Për krijimin me nivel të lartë artistik të roleve e figurave në teatër e kinematografi”.

Në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së tij, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Elbasan i dha titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit”, më 14 shtator 1999.

  1. ^ "Shqipopedia - Tokë e Ndezur". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)