Kërceni tek përmbajtja

Shpella e Radacit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpella e Radacit
Burimi i Drinit të Bardhë
Monument natyror me karakter hidrologjik, gjeomorfologjik, speleologjik dhe botanik
ShtetiKosova Kosova
KomunaKomuna e Pejës
VendndodhjaRadac
Qyteti i afërtPeja
Sipërfaqja60 ha
Krijimi1983

Shpella e Radacit është një monument natyror që ëdhtë vënë nën mbrojtje në vitin 1983, si monumente natyrore me sipërfaqe prej 89.94 ha. Shpella e Radacit bashkë me Burimin e Drinit të Bardhë gjenden afër fshatit Radac, rreth 11 km larg qytetit të Pejës, pranë rrugës Pejë-Rozhajë. Këto dy bukuri të trashëgimisë natyrore gjenden në pjesën verilindore te vargmaleve te Bjeshkëve te Nemuna. [1]

Shpella e Radavcit është një shpellë tipike e burimeve, formimi i së cilës është i lidhur me erozionin dhe punën kimike të ujërave nëntokësor të Drinit të Bardhë.[1] Përbërja gjeologjike e shpellës është kryesisht gëlqerore, duke krijuar një mjedis të pasur me stalaktite, stalagmite dhe formacione të ndryshme karstike, të cilat i japin një pamje të veçantë. Shpella përmban disa galeri dhe korridore të ngushta, ndërsa në thellësi të saj janë identifikuar salla të mëdha me formacione guri të mrekullueshme. Përveç vlerave natyrore, ajo paraqet edhe interes shkencor për gjeologët dhe speleologët, të cilët vazhdojnë të studiojnë proceset e formimit dhe zhvillimit të saj.[2]

Sipas monitorimeve të vazhdueshme, është konstatuar se Monumenti i Natyrës “Shpella e Radacit dhe Burimi i Drinit të Bardhë” është prekur nga ndërhyrjet e shumta të faktorit antropogjen. Ndërhyrjet kryesore janë bërë në zonën e burimit të Drinit të Bardhë, veçanërisht përreth ujëvarës, ku janë ndërtuar shtigje për vizitorët, shkallë, kioska dhe struktura të tjera që kanë ndikuar në peizazhin natyror. Po ashtu, është vërejtur ndikimi i madh nga shfrytëzimi i ujit për nevojat e hidrocentralit dhe furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm, çka ka sjellë ulje drastike të sasisë së ujit në ujëvarë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekosistemin e zonës.[3]

Pavarësisht këtyre sfidave, Shpella e Radavcit mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe natyrore të Kosovës. Për të ruajtur dhe mbrojtur këtë pasuri natyrore, nevojiten masa më të rrepta mbrojtjeje dhe menaxhim më i kujdesshëm i ndërhyrjeve njerëzore, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të shijojnë bukurinë dhe rëndësinë e saj ekologjike.[4]

  1. ^ a b "Raport për gjendjen e natyrës 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: Ministia e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
  2. ^ "Shpella e Radavcit (Bukuroshja e Fjetur) - VizitoShqip". vizitoshqip.com. Marrë më 2025-02-19.
  3. ^ "Shpella e Radacit apo "Bukuroshja e fjetur", paraqet bukuri të rrallë natyrore". Bota Sot. Marrë më 2025-02-19.
  4. ^ "Shpella Radacit "Bukuroshja e Fjetur" Peja Kosova Atdheu". www.atdheu.com. Marrë më 2025-02-19.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Shpella e Radacit.