Shko te përmbajtja

Shpella e piratëve (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Shpella e piratëve (roman).JPG

Shpella e piratëve është romani i shkrimtarit shqiptar Petro Marko botuar për herë të parë më 1964 në Tiranë (aty flitet per disa femije dhe zbulimi i tyre)

Narrativa zhvillohet në krahinën e Bregut, në viset ku kish lindur autori dhe trajton eksplorimin që një grup fëmijësh i bën shpellës në brigjet e Jaliskarit të fshatit Dhërmi[1].

Përmbajtja e romanit është shpërndarë në pesë pjesë. Pjesa e parë ka dy tituj "Tregimi i Niko Dabos" dhe "Përleshja me peshkaqenin". Ndërsa pjesa e dytë mbanë titujt "Zbulimi i një fshehtësie shekullore", "Gjonbaba! Gjonbaba!" dhe "Lolua - Gjonbaba!". Në pjesen e tretë paraqiten titujt "Përgatitja", "Në sulm për futje në shpellë", "Në detin e shpellës" dhe "Viti 999!". Pjesa e katërt fillon me titullin "Emri i Rusman El Namsurit" vazhdon me "Gjonbiri" dhe përfundon me titullin "Gjonipi". Pjesa pestë dhe e fundit, ka pesë tituj. Fillon me titullin "Kthimi i humbjes", vazhdon me "Lundërthyes në skëterrë!", "Zbulime tjera", "Zëri i jetës" dhe përfundon me "Në krye Delfini i pionierëve!".

Ky libër flet për disa fëmijë të cilët marrin informacione rreth kësaj shpelle. Ata vendosin të shkojnë në shpellë dhe mënyra e vetme është me ndihmën e peshkatarit Niko Dabo. Ai i ndihmon fëmijët të bëjnë një varkë për të shkuar atje. Fëmijët shkojnë dhe atje zbulojnë shumë gjëra për historinë e shpellës dhe banorët që kanë jetuar atje. Fëmijët ndihen zbulues dhe arkeologë për një moment. Gëzimi i tyre të linte pa fjalë. Fëmijët largohen nga shpella me shpresën se do të vinin sërish. Kur ata dalin, varka e tyre nuk ishte më aty. Ata ndezin një zjarr të madh. Më pas të afërmit vijnë t’i shpëtojnë. Dhe në fund ata ndiheshin krenarë që ishin të parët që kishin hyrë në shpellë.

  1. Rudina, Alimerko (2014). ""Letërsia për fëmijë" (disertacion)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 26 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)